Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Sprova e jetes se varrit.

Te nderuar vellezer.Zoti yne thote ne Kuranin famalarte:E kur dikujt prej tyre I vjen vdekja,ai do te thote.O Zot,me kthe edhe njehere mbrapa.Te bej punet e mira,ne dynjane qe e lashe pas shpine.Por Allahu do te thote,jo,kurrsesi,eshte thjesht nje fjale goje qe ai po e thote.E perpara tyre eshte jeta e varrit deri ne diten kur do te ringjallen.Vellezer,Muhamedi alejhi selam shpjegoi udhetimin qe ben shpirti dhe trupi I njeriut ne prag te vdekjes,dhe tha:E kur njeriut te mire besimtar I vjen vdekja ,e kur ia varrosin trupin ne varr ,shpirti shkon dhe bashkohet me trupin ,e njeriu I degjon zhurmat e hapave te njerezve kur largohen.Pastaj I vijne dy engjej,e pyesin per 3 gjera:Kusha ka qene Zoti yt,cila ka qene feja jote,dhe cfare di ti per Muahmedin alejhi selam.Ai do ta thote me lehtesine me te madhe ,por nuk flet gjuha,por puna e tij.Zoti im ka qene Allahu,feja ime ka qene Islami,dhe profeti im ka qene Muhamedi a.s.,robi I Zotit dhe I derguari I tij I fundit,e ndoqa deri ne diten kur vdiqa.E ne keto momente therret nje ze ne qiell :Te verteten ka thene robi im,ai ka thene te verteten.Pastaj thote Zoti.Shkruajeni robin tim nga robte e mi besimtar,shkruajeni emrin e tij nga banoret e xhenetit ,zgjerojani atij varrin,bejani atij varrin nje kopsht nga kopshtet e xhenetit,dhe hapini nje dritare nga xheneti.E atij I zgjerohet varri sa mes lindjes dhe perendimit,pastaj I hapet nje dritare nga zjarri.Kur e sheh zjarrin e xhehenemit,trembet,zjarri qe perplaset me veten e tij,pastaj I hapet nje dritare nga xheneti dhe I thuhet:Ky shte vendi yt,pot e mos kishe qene besimtar,do e kishe vendin atje ku e pe,ne xhehenem.Edhe ai per mengjes e per mbremje,shijon bukurite e xhenetit,degjon zerat e xhenetit,por akoma skane hyre ne te,dhe lutet me gjithe shpirt .o Allah beje sa me shpejt kijametin,te bashkohem me familjen time dhe me femijet e mi.Por thote pejgamberi a.s kur i vjen momenti per te vdekur jobesimtarit dhe njeriut te keq,edhe atij I kthehet shpirti dhe I bashkohet me trupin.Kur njerezit largohen dhe e lene ne varr,ai thote:O I mjeri une ku po me lini,a po me lini vetem.Dhe I vijne dy engjejt,e pyesin:Kusha ka qene Zoti yt,cila ka qene feja jote dhe cfare di ti per Muhamedin alejhi selam.
Dhe ai do te thote:Ah,nuk e di.Dhe nje ze therret nga qielli:Ti nuk e dite sa ishe gjalle,ti ske per ta mesuar tani qe ke vdekur.Dhe atehere Zoti thote:Shkruajeni robin tim nga banoret e xhenemit,ngushtojani atij varrin,hapni nje dritare nga xhehenemi.Thote pejgamberi a.s,atij I ngushohet varri aq shume,saqe kockat bashkohen me njera tjetren,ai bertet aq shume,por askush nuk e degjon,pervec xhindeve dhe njerezve.Pejgamberi a.s thote:Vllahi,po te mos kisha frike se sdo ti varrosnit kufomat,do I lutesha Zotit,ta degjonit zerin e denimit ne varr.Eshte ze I frikshem,por me siguri po ta degjonit kete ze,sdo I fusnit ne dhe kufomat tuaja.Atehere I hapet nje dritare nga xheneti,dhe I thuhet:A e sheh filan vend,do kishe qene ne filan vend po te ishe besimtar.E me vone I hapet nje dritare nga zjarri I xhehenemit,dhe kur e sheh ate tmerr ,kur e degjon ate se cfare behet atje,thote:O Allah,mos e bej Kijametin.O Zot,mos e bej Kijametin.
Vellezer:Nata e pare e varrit,eshte nata per te cilen kane qare dijetaret,eshte nata qe kane kujtuar gjithmone besimtaret,eshte nata per te cilen jane perveshur njerezit e devotshem.Une dhe ti,nje nate mund ta ndryshojme shtepine tone,po ta ndryshojme shtratin tone,nuk bejme rehat e sna ze gjumi gjithe naten.
Por prapeseprape,neser shkojme ne shtepine tone.Imagjinoje naten e pare te varrit,atje ku nuk ka shtrat,atje ku nuk ka shtepi,ku nuk ka njerez,ku nuk ka drite,ku ska asnje njeri qe ta heq merzine,si ka per te qene gjendja jone.
Eshte e cuditshme puna e njeriut,realisht ankohet per gjera te vogla,e nuk mendon per gjerat qe jane me te vertete serioze.Varri vellezer,eshte stacioni I pare I botes tjeter,kush shpeton ne ate stacion,ka shpetuar edhe ne stacionet e tjera,kush humbet net e,ka humbur ne stacionet e tjera.Uthmani ibn hafmani,Zoti qofte I kenaqur me te,kur shihte nje xhenaze,qante shume,me shume se kur degjonte per xhenetin dhe xhehenemin, dhe e pyeten:O prijesi I besimtareve,kur sheh xhenazen,ti qan shume,por kur flasim per xhenet dhe xhehenem,ti nuk qan kaq shume,si ka mundesi.Tha,sepse kam degjuar pejgamberin alejhi selam,xhenazja shkon ne stacionin e pare te botes tjeter ,po shpetoi ne ate stacion,shpeton dhe ne stacionet e tjera .E po humbi net e,e ka shume te veshtire ne stacionet e tjera.E muhamedi a.s tha,nuk kam pare pamje me te frikshme sesa pamja e varrit.
Vella besimtar:Vizitoji varrezat,por me mendje ne koke,me zemer ne trup,vizitoji dhe shihe se ku eshte vendbanimi yt I perhershem.Shko te varri I pasanikut dhe pyete,ai ska mundesi te pergjigjet:Ku eshte pasuria e tij.Shko te varri I pushtetarit,atij qe I rrinin njerezit ne gadishmeri.Por cfare beri pushteti me ty,a te ka hyre sado pak ne pune ne keto momente te veshtira.Shko te varri I pjeses me te madhe te njerezve,qe ishin njerez te hijshem e te bukur,qe shihnin veten per cdo dite ne pasqyre,qe shpenzonin gjithcka per te mbajtur ne forme trupin dhe bukurine e tyre,shko thuaji,ku eshte bukuria jote.Vllahi asgje prej tyre si ka mbetur,pasanikut,ku I ka mbetur pasuria,sikur te kishte marre pasurine me vete,nuk do te kishte kaluar shume kohe dhe do tia hapnin varrin.
Pushtetarit si ka hyre ne pune aspak pushteti,e ndersa atij te bukurit,pas 6 muajsh I eshte kalbur I gjithe mishi,e ka ngelur thjesht nje skelet kockash te frikshme.Edhe vet ai po ta shikonte ,do te trembej.
Vellezer,sa cudi qe qenka kjo pune.Te punosh gjithe jeten per pasurine,e ne momentin me te veshtire,ajo te tradheton.Te punosh e te luftosh gjithe jeten per pushtet,e ne momentin me te rendesishem,ai nuk te del zot.Te punosh gjithe jeten per trupin tend,per bukurine tende,e mbas 6 muajsh ai te te lere ne balte,ai te kthehet ne nje skelet kockash ?C’eshte puna e njeriut.Me te vertete qe qenkemi ne endrra.Ajo qe mbetet ne varr eshte vetem shpirti dhe emir I robit.Nese e ke mbajtur paster ate shpirt,e ke lartesuar ate emer,ke me vete gjithcka.Nese ke njollosur shpirtin dhe ke ulur emrin,nuk ke me vete asgje.
Tregohet se nje sultan kishte bere nje pallat,pallat sullatni,pallat mbreteror.
Pallat madheshtor.I thirri njerezt ta shikojne bukurine e ketij pallati,e ne mes tyre thirri nje dijetar.Njerezit e pane,u mrekulluan,benin tavaf perreth pallatit.E ne fund I tha dijetarit,cfare mendimi ke,a te pelqen pallati im.Dijetari I tha,qenka shume I bukur,por mi degjo dhe keto vargje se ndoshta na hyje ne pune mua edhe ty.Jeto sa te duash ne pallate e ndertime,urdhero per cfare te duash nga mengjesi e deri ne mbremje,por kur shpirti ka per te dale nga kraharori me vuajte e mundime,atehere ke per te kuptur se ke jetuar ne mashtrime.Atehere sulltani qau, I ra te fiket,dhe tuhet se urdheroi te prishet I gjithe pallati.Nje nga muslimanet e pare I thoshte vetes:Oh e mjera vete,kush do te falet per ty pasi te vdesesh,kush agjeron per ty pasi te kesh shkuar ne varr,kush ka per te  te leshuar nje rahmet,pasi njerezit te te kene harruar
O Njerez qani ju per vetet tuaja,mos prisni te qajne te tjeret.Ai te cilin e prêt vdekja,ai qe per shtepi ka varrin,ai qe per shtrat ka dheun,ai qe per shok ka krrimbin e varreve,ai qe per takim ,ka diten me te frikshme,takimin me Allahun,si I behet halli ketij njeriu.E lusim Zotin mos te na gjykoje me punet tona,as me drejtesine e tij,por gjithmone me meshiren e tij.  
Vellezer:Eshte ne natyren njerezote qe te pyesim per gjera qe skane lidhje me ne,mund te jene gjera te bukura,kane kureshtje,por nuk kane lidhje aspak me realitetin.Por njeriu harron te pyese per ate qe eshte e tija,per ate qe smund tia lere dikujt tjeter.Tregohet se ne nje klase kur ishte profesori me nxenesit.Nxenesit filluan te pyesin per trekendeshin e Bermudas,(nje vend ne oqean afer amerikes,ku ndodhin fenomene te cuditshme,ku mbyten anije,rrezohen avione,ku nuk gjendet as kockat e njerezve dhe as rrenojat e ketyre )Me te vertet ,nje vend enigmatic.Dhe e pyesin,se si shpjegohet nga ana fetare,dhe ai po u shpjegonte mesa kishte njohuri,por nxenesit vazhdonin te pyesnin,pastaj mesuesi u tha:Une do tu flas sot per nje katerkendesh,qe eshte me I rrezikshem se tekendeshi per te cilin flisni ju.Nese une dhe ju e shume njerez te tjere ska per ten a rene rruga per nga trekendeshi I Bermudas,,,ne kete katerkendesh pa per te rene rruga ,se eshte e pamundur perndryshe.Nese une dhe ju kalojme mbi trekendeshin e Bermudas ,mund te shpetojme,por ne katerkendesh shume pak njerez shpetojne.Ata happen syte dhe te hapitur pyeten,ku eshte ky katerkendesh,nuk kemi degjuar per kete.Tha,eshte VARRI.Ai eshte katerkendeshi per te cilin une flas,per te cilin pak njerez pyesin,nuk ka njeri qe ska per te kaluar ne varr,e shume pak do jene ata qe kane per te shpetuar.Vellezer,dihet se kur lind robi,ai qan,trembet e te gjithe perreth tij qeshin e gezojne.Atehere puno qe diten qe ti do te vdesesh,e ata te qajne perreth teje,e ndersa ti I gezuar dhe I lumtur per ate qe ke bere gjate jetes.E te mos ndodhi e kunderta,ata qajne,ti qan,dhe trembesh.Pejgamberi a.s ,tha,varri eshte nje kopsht nga kopshtet e xhenetit,ose eshte grop nga gropat e zjarrit.

E lus Allahun ta bej varrin tim dhe tuajin,kopsht nga kopshtet e xhenetit.
E lus Zotin e gjithesise ti meshiroje te vdekurit tane,te gjallet tane,ne bashke me ta.E lus Zotin e gjithesise,Allahun,ti zgjeroje varret tona,sa mes lindjes dhe perendimit,te hapi nje dritare nga xheneti,e te jemi nga ata e do themi.O Allah,beje sa me shpejt kijametin.E lus Allahun te na gjykoje me meshiren e tij,jo me punet tona,e as me drejtesine e tij.