Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

19 dallime midis engjejve dhe xhineve !

1-Engjejt u krijuan nga drita,kurse xhinet u krijuan nga zjarri pa tym.Meqe ky eshte nje dallim unik,ka edhe shume arsye qe ata dallojne edhe ne veprime. 2-Emrat e engjejve dallojne nga emrat e xhineve ne pergjithesi dhe ne vecanti.Emrat e engjejve jane menduar per te derguarit,ata jane te derguar te Allahut. 3-Engjejt u krijuan per tiu bindur Allahut.Ata s'kane vullnet te lire qe ta kundershtojne Allahun.Ndryshe nga xhinet ,te cileve Allahu u ka dhene vullnet te lire per t'iu bindur apo per ta kundershtuar ate,si njeriu.Kushdo qe do te besoje Allahun,mund ta beje kete;kushdo qe do ta mohoje Ate,mund ta beje edhe kete. 4-Engjejt s'kane deshira,prandaj ata nuk hane,nuk pine dhe nuk martohen.Xhinet hane,pine dhe martohen. 5-Engjejt nuk e kundershtojne Allahun as per nje moment te vetem.Shumica nga xhinet jane mosbesimtare.Ne fakt,numri i jobesimtareve nga xhinet tejkalon numrin e mosbesimtareve nga njerezit.Ka njerez qe thone se Harut dhe Marut ishin engjej.Kjo seshte e vertet.Te dy ata ishin xhine dhe transmetimet ku permendet se ata ishin xhine,jane nga izraelitet.Asnje prej atyre transmetimeve seshte i vertet. 6-Engjejt jane shume me te fuqishem sesa xhinet.S'mund te perfytyrohet fuqia e nje engjelli krahasuar me krejt xhinet.Merrni,per shembull,Engjellin e vdekjes.Ai eshte nje dhe ka mundesi te marre shpirtra ne nje cast dhe kudo. 7-Engjejt jane me superiore ssa xhinet ne forme,ne veprime dhe ne gjendjet e tyre. 8-Numri i engjejve eshte i pamase.Ai tejkalon numrin e xhineve,njerezve dhe kafsheve. 9-Allahu i ka krijuar engjejt per ti sherbyer birit te Ademit(njeriut).Shumica r xhineve,me ne krye babane e tyre,Iblisin,e devijojne njeriun nga rruga e drejte. 10-Engjejt u sherbejne xhineve dhe i rregullojne ceshtjet e tyre. 11-Engjejt i shohin krejt xhinet gjate gjithe kohes.Xjnet s'kane mudnesi ti shohin engjejt,pervec nese ata marrin formen qe e mundeson dukshmerine e tyre.Sikur xhinet te kishin mundesi ti shihnin engjejt,kjo do ta hiqte nje aspekt te besimit ne dicka te padukshme. 12-Allahu i krijoi engjejt para xhineve.Deshmi per kete eshte se engjejt mbartin Fronin(Arshin).Froni u krijua para qiejve dhe tokes dhe gjithcka mes tyre. 13-Engjejt bejne pjese ne gjerat e padukshme qe xhinet duhet te besojne. 14-Engjejt,me lejen e Allahut,kane pushtet mbi xhinet.Prandaj,engjejt mund ti shohin xhinet,ti mposhtin ata dhe t'ua marrin shpirtrat. 15-Engjejt ne pergjithesi pershkruhen me lavderim dhe me cilesi te vlefshme.Shumica e xhineve pershkruhen si peshperites te se keqes,komplotues,mashtrues e zullumqare. 16-Engjejt,s'jane pershkruar te jene as meshkuj,as femra.Arabet pagane i kane pershkruar engjejt si femra.Xhinet jane meshkuj dhe femra. 17-Engjejt u ndihmojne pejgambereve,te derguarve dhe pasuesve te tyre ne veprat e mira.Prej ketu vjen frymezimi per te bere mire.Ibn Tejmije tha:''Frymezimi per te kerkuar te verteten dhe per te bere mire vjen nag engjejt.Ideja per te ndjekur nje besim te prishur dhe per te bere crregullime frymezohet nga shejtanet''. 18-Engjejt jetojne neper qiej,kurse xhinet jetojne ne vende te ndyra. 19-Engjejt fluturojne ne formen qe jane krijuar.Xhinet mund te fluturojne vetem nese marrin tjeter forme nga ajo ne te cilen jane krijuar.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free