Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Motori i prishur i anijes

Përgjegjësi teknik i anijes së prishur, solli të gjithë mekanikët për të riparuar defektin në motorin e anijes, por të gjithë dështuan, pa mundur ta rregullojnë. Pasi të gjithë përpjekjet nuk patën sukses, sollën një burrë të moshuar i cili gjithë jetën ishte marrë me riparimin e anijeve. Me vete, ai mbante një çantë plot me veglat përkatëse.
Me të mbërritur në vend, ai ia filloi punës duke e kontrolluar motorin në detaje. Dy nga punëtorët e anijes, i ndiqnin lëvizjet e tij me vëmendje, duke uruar që defekti të riparohej sa më parë. Pasi i bëri kontrollin, burri i moshuar hapi çantën e veglave, nxori një çekiç të vogël dhe krejt i qetë, filloi të godasë lehtë në një pikë të caktuar të motorit. Në çast, motori lëshoi një uturimë të mbytur dhe sa hap e mbyll sytë, u ndez duke punuar normalisht. I moshuari ktheu çekiçin në çantën e tij të veglave. Shyqyr Zotit, motori ishte rregulluar. Një javë më pas, pronarëve të anijes, u vjen fatura e shpenzimeve për rregullimin e motorit. Shuma e shënuar në faturë ishte befasuese, dhjetë mijë dollarë. “Çfarë?!” bërtiti pronari i anijes. “Po ai nuk bëri asgjë?!” dhe menjëherë i shkroi burrit të moshuar, duke i kërkuar shpenzimet në detaje. I moshuari nuk përtoi që t’ua dërgojë faturën sërish, por këtë herë të detajuar ku shkruante:
Goditjet me çekiç kushtojnë 2 dollarë
Informacioni për të goditur ku duhet kushton 9998 dollarë.
Morali:
Mundi është i rëndësishëm, por të dish ku duhet derdhur mundi dhe djersa në jetë, është më e rëndësishme.