Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Filxhani bosh

Një i ri mendoi të shkojë në Kinë për ta pyetur mbi urtësinë. Patjetër që atje do të gjende ndonjë plak të urtë, i cili do i tregonte si ti kontrollojë emocionet dhe nervat. Kur u tregoi njerëzve për këtë, i thanë:
“Mirë, e dimë që është një burrë i tillë në Kinë, por ai jeton në kreshta malesh. Në e takofsh me të vërtetë, do të thotë se je me fat.”
Djali nuk humbi kohë, por u nis menjëherë drejt kreshtave më të larta. Atje, i thanë se njeriu i urtë dhe i mençur do e presë në takim. Vajit dhe trokiti portën që i treguan dhe i thanë se duhet të presë tre orë. Iu dukën sa tre vite. Pas tre orësh, një grua e moshuar i hapi portën dhe i tha:”Prit se burri i urtë do të vijë menjëherë!”
Kaloi një orë dhe burri i urtë nuk dukej gjëkundi. I riu u mërzit dhe ishte gati të shpërthejë nga inati. Më në fund, burri i mençur dhe i urtë erdhi. I riu pa që ai ishte i veshur shumë thjesht. Burri i urtë u ul pranë të riut dhe e pyeti:
“A dëshiron të pish çaj?”
I riu, me vete mendoi:”Ky qenka i çmendur më duket. Më la tre orë jashtë, një orë këtu brenda duke pritur dhe më thotë nëse dua të pij çaj!”
Djali filloi të flasë dhe ti qajë hallin, por gjithë inat. Sakaq, plaku i urtë e ndërpreu dhe i tha:”Dëshiron të pish çaj?”
Djali nuk foli, por e pa në sy. Plaku i urtë, mori çajnikun e çajit, i zgjati filxhanin mbi tavolinën e të riut dhe filloi ta mbushë më çaj, derisa u mbush dhe filloi të derdhej mbi tavolinë.”
Këtu, i riu nuk e përmbajti dot veten dhe gjithë inat i tha:”Çfarë janë gjithë këto që po bën me mua?! Mos je gjë i çmendur?!”
Plaku i urtë i hodhi një shikim në sy dhe i tha:”Takimi mes nesh mbaroi! Do të vish kur ta kesh zbrazur filxhanin.” Mandej i ktheu shpinën dhe u largua.
I riu u zhyt në mendime të thella. Me vete mendonte:”Humbje kohe. Bëri çdeshi me mua dhe tani po e lë të largohet. Jo. Duhet të ndryshoj mënyrën e komunikimit. Akoma pa i humbur nga sytë, i riu i thirri:”Më falni zotëri! Kam ardhur nga fundi i botës për tu takuar me ju. Të lutem, më mëso diçka të dobishme!”
I moshuari u kthye nga i riu dhe i tha:”Që të jesh njeri i mirë dhe pozitiv në këtë botë, duhet ta kesh vëmendjen tek filxhani yt!”
I riu e pyeti i çuditur:”Çfarë do të thotë kjo?!”
Plaku i urtë i tha:”Kur të lamë të presësh tre orë tek porta, si u ndjeve?”
I riu u përgjigj:”Në fillim kisha emocione pozitive. Mandej fillova të nervozohem dhe të zemërohem sa më shumë që kalonte koha, saqë arriti një moment që isha gati të pëlcas. Megjithatë, isha i vendosur se duhej të takohesha me ju.”
Plaku i urtë e pyeti:”Po si u ndjeve kur të lamë të presësh një orë brenda shtëpisë?”
I riu u përgjigj:”Isha shumë i zemëruar dhe i inatosur.”
Plaku i urtë e pyeti:”Por kur derdha çajin në filxhan, a ishte e mundur ta mbush më shumë sesa mund të nxinte filxhani?”
I riu u përgjigj:”Jo, sigurisht.”
Plaku i urtë tha:”Më thuaj, çfarë vure re dhe çfarë ndodhi kur unë vazhdova të shtie çaj në filxhan edhe pse ishte mbushur?”
I riu u përgjigj:”Çaji u derdh mbi tavolinë dhe u përhap gjithandej.”
Plaku i urtë i tha:”Është pikërisht kjo ajo që ndodhi me ty dhe ndjenjat e tua. Ti erdhe me “filxhan” të zbrazët dhe ne ta mbushëm derisa filloi të derdhet. Sigurisht që kjo shkakton patologji dhe sëmundje. Prandaj, nëse dëshiron të jetosh i lumtur në jetë, duhet ta mbash në kontroll “filxhanin” tënd dhe të mos lejosh askënd ta mbushë pa lejen tënde!”
Me këto fjalë, plaku i moshuar dhe i urtë e mbylli takimin. Para se të ngrihet dhe të largohet i riu, plaku i urtë i tha:”Për këtë këshillë, më detyrohesh një mijë napolona floriri” dhe “filxhani” i të riut u mbush sërish!!!
Po “filxhani” yt, si i ka hallet?
Imagjino sikur sapo je zgjuar nga gjumi i gëzuar dhe plot hare. Hyn në banjë dhe sheh që nuk ka ujë. Menjëherë fillon filxhani të mbushet, apo jo. Po sikur ti kesh duart, fytyrën dhe trupin me sapun dhe të ndërpritet uji? Po sikur të vijë uji, e ti hap rubinetin dhe fillon të lahesh... por uji është shumë i nxehtë? Padyshim do të fillosh të ulërasësh, të çirresh, hakërrehesh dhe mallkosh, saqë të dëgjojnë dhe fqijët! I mjeri “filxhan” thuaj!
Pasi ke bërë dush më në fund, vishesh, del jashtë dhe i drejtohesh makinës për të vajtur në punë, por... sheh që goma e makinës është e shpuar? Çfarë ndodh me “filxhanin” tënd?
Më në fund, e ndërrove gomën e shpuar me gomën rezervë dhe u nise me shpejtësi drejt punës. Në një moment, kur mendon se gjërat sapo filluan të shkojnë mbarë, dëgjon sirenën e makinës së policisë rrugore e cila të ndjek pas për shpejtësi të lartë. Për disa çaste, e sheh veten mes policëve, të cilët të vënë një gjobë të mirë dhe të heqin patentën për disa muaj. Si e ka hallin “filxhani” yt në këto çaste?
Më në fund mbërrite në punë dhe kolegët të thonë se të kërkon drejtori, ndoshta për shkak të vonesës. Hyn në zyrën e drejtorit, ai të uron mirëseardhjen dhe të thotë: Kërkesa juaj për ngritje në detyrë është pranuar. Urime!
A s’më thua, çfarë ngjet me “filxhanin” tënd?
Disa minuta më vonë, të telefonon policia dhe të thotë se të është djegur shtëpia.
Në këtë rast, mjerë “filxhani” yt!
Ndjenjat dhe emocionet e tua, i ngjajnë aparatit të EKG (kardiovaskular), herë ngrihen e herë ulen për shkak të rrethanave, ngjarjeve dhe njerëzve me të cilët ke të bësh. Ndjenjat dhe emocionet janë lënda djegëse e njeriut. Atyre u lipset një organizëm për të banuar, pra trupi. Vetë trupit i lipset një dinamo që e vë në lëvizje, që është mendja. Kjo dinamo ka nevojë për lëndë djegëse, të cilat janë ndjenjat. Pas ndjenjave vijnë menjëherë sjelljet. Kur ne arrijmë ti kontrollojmë ndjenjat dhe emocionet, sjellja do të jetë e drejtë dhe pozitive. Perceptimi i drejtë i diçkaje, është fillimi i ndryshimit, e nëse nuk e percepton drejt nuk do të ndryshosh. Kjo është një ndër çështjet thelbësore në procesin e ndryshimit.
Prandaj, ty të duhet ta mbash nën kontroll gjithmonë “filxhanin” tënd, duke e mbushur me emocione dhe ndjenja pozitive, të cilat do të ndihmojnë të ruash linjën e mesme dhe normale. Nëse arrin ta bësh këtë, do të gëzosh shëndet më të mirë, mendime më të kthjellta dhe sjellje pozitive.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free