Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Para se te besh mekat

Erdhi një njeri te Ibrahim ibn Ed-hemi [All-llahu e mëshiroftë] dhe i tha: "O Ebu Is-hak, e kam tepruar në mëkate… Më trego diçka që të largohem nga këto mëkate dhe ta ndriçoj jetën! I tha Ibrahim Ibën Ed-hemi: Nëse i pranon pesë kushte, të cilat do t'i veprosh para se të biesh në mëkate atëherë mos u mërzit nga dëmi i mëkatit. I tha njeriu: M'i trego ato o Ebu Is-hak! Ibrahimi tha: Sa i përket të parës, kur dëshiron t'i bësh mëkat All-llahut të Lartësuar mos u ushqe nga rrisku i Tij! Tha njeriu: E nga te ushqehem unë, kurse çdo gjë që është në tokë është nga furnizimi i Tij?! Ibrahimi iu përgjigj: Vallë, a rehatohesh që të ushqehesh nga rrisku i tij dhe t'i t'ia kthesh me mëkat?! Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e dytë! I tha Ibrahimi: Kur dëshiron t'i bësh mëkat All-llahut mos bano në tokën e Tij! Iu përgjigj njeriu: Kjo qenka më e rënd se sa e para, e ku të banoj unë pra?! I tha Ibrahimi: O ti njeri, a je i rehatshëm të banosh në tokën e Tij dhe aty t'i bësh mëkate Atij?! Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e tretë! I tha Ibrahimi: Kur dëshiron që t'i bësh mëkate Atij, dhe të ushqehesh nga furnizimi i Tij dhe të banosh në tokën e Tij, atëhërë shko në një vënd që nuk të shikon as All-llahu dhe bëre mëkatin. Tha njeriu: O Ibrahim çka është kjo?! Si mund ta bëjë këtë kurse Ai sheh atë që është në fshehtësi?! Ia ktheu Ibrahimi: O ti njeri, si ke mundësi që të ushqehesh nga furnizimi i Tij, të banosh në tokën e Tij dhe ti i bën mëkate Atij kur e din që Ai të sheh ty kur bën mëkate në fshehtësi dhe haptazi?! Tha njeriu: Jo. Më trego për kushtin e katërt! I tha Ibrahimi: Kur të vjen meleku i vdekjes që të ta merr shpirtin tënd, thuaj atij: "Më vonë pak, derisa të pendohem sinqerisht dhe të bëj vepra të mira"! Tha njeriu: Po ai nuk do ta pranojë këtë gjë nga unë! I tha Ibrahimi: Si ke mundësi që të vazhdosh në mëkate pasi e di që për ty do të ketë fund dhe nuk ke mundësi që ta shtysh vdekjen deri që të pendohesh, dhe se meleku nuk e pranon nga ti kërkesën për vonim?! Tha njeriu: Më trego për kushtin e pestë! I tha Ibrahimi: Kur të vijn Zebanijtë (Melaiket e xhehennemit) Ditën e Kijametit që të marrin për në zjarr, ti mos prano që të shkosh me ta! Tha njeriu: Ata nuk do të më lejojnë, dhe nuk do të pranojn këtë nga unë! Në fund iu drejtua Ibrahimit dhe i tha: O Ibrahim, më mjafton... më mjafton kaq, kërkoj falje nga All-llahu dhe pendohem tek Ai. U pendua ky njeri dhe u largua nga të gjitha mëkatët dhe iu nënshtrua All-llahut me adhurim derisa u nda nga kjo botë.