Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Masoneria 7 (Dy shtyllat)

Dy shtyllat (Jachin&Boaz)




Ndër simbolet e rëndësishme në lozhat masone janë edhe dy shtyllat e njohura si Jachin dhe Boaz.  Edhe këto dy shtylla, sipas legjendës masone, gjendeshin në hyrje të Pallatit të Solomonit, i cili pallat përfaqësohet përmes lozhës masone. Andaj edhe gjenden në të gjitha lozhat masone. Së bashku këto dy shtylla përfaqësojnë konceptin global të qëndrueshmërisë. Por, këto janë hasur edhe në tempujt e faraonëve në Egjipt.

Këto simbole lidhen me dy mitologji, ku njëra është biblike, e tjetra, masonike.133 Këto dy shtylla përmenden së pari herë në Bibël, në rrëfimin mbi Tempullin e Solomonit, ku thuhet: “Pastaj vendosi shtyllat në portikun e tempullit; vendosi shtyllën në të djathtë dhe e quajti Jakin, pastaj vendosi shtyllën në të majtë dhe e quajti Boaz.134

            Jachin do të thotë “nderim”, kurse Boaz “forcë”. Disa thonë se shtylla Jachin paraqet Solomonin, kurse Boaz paraqet Davidin, apo paraqitja e klerit dhe mbretit.135

Kuptimi i këtyre dy shtyllave është se këto simbolizojnë aspektin e mashkullores dhe femërores, anën pozitive dhe negative, etj.136

Po ashtu, thuhet se Boaz ishte emri i katragjyshit të Davidit, e në hebraisht do të thotë “tek forca”, kurse Jachin rrjedh prej gjuhës Fenikase, që do të thotë “ai do të jetë”, që së bashku nënkuptojnë “Tek forca do t`ia hedh themelet”.137 kurse në traditën masone, Jachin dhe Boaz, në vitin 1762, për së pari herë, në një tekst mason, shfaqet citimi dhe të përmendurit e këtyre dy shtyllave.138

Por, këto dy shtylla në simbolikën masone, kanë një domethënie të thellë, por ne do të cekim vetëm kryesoret. Si shumë simbole që pamë deri tash, paraqesin dy të kundërta, ashtu edhe këto shtylla, në lozha paraqiten çdo herë njëra në maje me diellin, kurse tjetra, në maje me hënën, pasi çdo gjë që ekziston, është çift dhe mund të njihet vetëm me të kundërtën, kur bashkohen japin një rezultat të tretë, kështu ekzistojnë drita dhe terri, e mira dhe e keqja, aktiven dhe pasiven, po dhe jo, të jashtmen dhe të brendshmen, burrin dhe gruan.139

Po ashtu, këto dy shtylla sipas Fellows, janë dy shtylla të imagjinuara, .. shtylla Boaz simbolizon Oziris-in, apo Diellin, kurse Jachin simbolizon Isidën, simbol i tokës dhe prodhimit të saj, si dhe Hënën.140

Përmendëm se këto dy shtylla çdoherë paraqiten në shoqërim të diellit dhe hënës, të cilët janë po ashtu të rëndësishëm për masonerinë. Dielli ka qenë çdoherë në qendër të besimeve të rrejshme. Besimet e lashta të Misterit e nderonin diellin si perëndi. Kjo haset edhe tek Romakët dhe Grekët.141 Në masoneri, Dielli dhe Hëna kanë rolin e ciklusit solar dhe lunar.142 Sipas Albert Pike: Dielli ishte mashkull, kurse Hëna femër.143

Pra, shohim se edhe këto dy shtylla si simbole masone, mbështeten sikur kanë bazë fetare në Dhiatën e Vjetër, si dhe datojnë në kohën e mbretit Solomon, por në esencë, këto dy shtylla përfaqësojnë derën nëpër të cilin do të hyn mbreti i pritur mason, të cilët e adhurojnë diellin dhe hënën, ku sot nëpër botë, shohim në shumë shtete, ku ngrihen ndërtesa të larta çift, të cilat kanë simbolikën e dy shtyllave që i diskutuam. Më të njohurat janë dy Kullat Binjake të cilat u shkatërruan në vitin 2001 në New York (Sh.B.A.), por hasim nga dy kulla edhe në shtete tjera, siç janë: Londër, Dubai, Japoni, Kinë, Indonezi, Malajzi, Istanbull, si dhe shumë vende tjera.







IV. 7  Hoji (hualli) i bletëve

Ndër simbolet e masonerisë, e cila paraqitet edhe në Figurën 1, është edhe bleta dhe hualli i bletës, e cila ka një simbolikë të veçantë.

Bleta ishte edhe si simbol në kulturën Egjiptiane, pasi tek ata, bleta simbolizonte shpirtin.144 Ishte po ashtu simbol i Egjiptit dhe simbolizonte pushtetin mbretëror dhe familjet mbretërore të faraonëve.145

Përpos se në Egjipt, bletët janë edhe simbol i lashtë i perëndeshës së dashurisë Semiramida, po ashtu si simbol e kanë përdorur familja mbretërore e Merovingëve të Francës. Bletët të sjellin ndërmend edhe bletën mbretëreshë, një simbol i Isidës.146  Edhe themeluesi i Trojës, i cili quhej Dardan, i cili mbahej si djalë i zotit Jupiter, simbolet e të cilit ishin gjarpri, shqiponja dhe bletët.147

Bletët jo vetëm që janë krijesa biblike që i bashkëshoqërohen më shpesh figurës së Solomonit, por zgjoji i bletëve ishte edhe njëri prej simboleve të masonerisë, për të dhënë idenë e aktivitetit të palodhur të lozhave. Bletët përmendeshin bashkë me urtësinë dhe dijen, pasi hualli i tyre gjashtëkëndorë, është një përsosuri natyrore, ku gjashtëkëndëshi është pjesa e brendshme e Heksagramit. Bletët ishin edhe njëri prej simboleve të dinastisë mbretërore të Stjuartëve dhe gdhendeshin shpesh mbi enët e Jakobinëve prej kristali, si shenjë njohje.

Në masonerinë e sotme, zgjoi i bletëve u përdor si emblemë e veprimtarisë dhe e ndihmës së ndërsjellë solidare.148

 

 
IV. 8  Pika dhe rrethi

Një ndër simbolet më të rëndësishme në simbologjinë dhe traditën masone, sipas Garnder-it, është rrethi dhe pika.149  ?  Është zgjedhur si simbol, pasi prej te pika është i barabartë në të gjitha anët dhe nuk ka kufi.

Ky simbol quhet Circumpunct dhe është simbol alkimik i arit, dhe i diellit, pasi ari dhe dielli kanë të njëjtën ngjyrë;  si dhe ka qenë simbol i perëndisë së Egjiptit, Amon-Ra dhe Oziris; është simboli Uroboros-gjarpri që kafshon bishtin e vet. Ky simbol na jep të kuptojmë se mendja dhe shpirti janë një.150

Ky simbol haset edhe në shumë kultura tjera antike, me kuptime të ndryshme, si tek Amerikanët vendas, në Kanada, Meksiko. Ku tek këta të fundit ky simbol paraqet syrin e zotit, kurse tek kinezët, simbolizonte ditën apo diellin. Monumenti i Washingtonit, nëse shikohet nga lartë, do të vërejmë se është një rreth-pikë. Kurse në masoneri, paraqet kontrollimin e ndjenjave. Po ashtu, një rreth-pikë mund të vizatohet me kompas, që është simbol mason. Por në të shumtën e rasteve, ky simbol ishte i ndërlidhur me zotat e tyre.151

Por tek okultistët, satanistët, luciferianët dhe shoqëritë e fshehta, ka kuptime tjera, të cilët janë më vulgare, ku simbolizon mbretërinë e Satanës dhe adhurimin e diellit.152

Magjistarët e vizatojnë në tokë për të thërritur demonët. Por për ta, ky simbol është paraqitje e organit gjenital mashkullor, e cila është njohur më parë si adhurim i këtij organi. Në Indi, ky simbol përfaqësonte Shiva-në. Pra, ky është simbol i zotave pagan. Paraqet universin, po ashtu pika në mes paraqet diellin, kurse rrethi sistemin diellor, por të gjitha këto komente astrologjie, janë larg nga esenca, për çka e konsideronin atë okultistët, si një simbol i shumimit dhe marrëdhënieve intime, ku pika përfaqëson mashkullin, kurse rrethi femrën.153

Pra, e shohim se edhe ky simbol mason është marrë nga traditat pagane, të cilët kanë adhuruar zotin diell, ku edhe në masoneri është i njëjti kuptim, por mbulohet me anë të fjalëve dhe kuptimeve të ndryshme.