Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

TOKA E ÇARË

“Pasha qiellin plot me shi, edhe tokën që çahet e plasaritet (për të mbi)” (Kur'an, 86:11-12) Fjala Arabe “sadA” në ajetin e mësipërm ka domethënien “plasaritje, çarje”. Betimi I Allahut në ndarjen e Tokës tregon një fenomen të rëndësishëm, ashtu si edhe mrekullitë tjera shkencore në Kur’an. Shkencëtarët zbritën në thellësitë e deteve dhe oqeaneve për herë të parë më 1945-1946, me qëllim të studimit të burimeve minerale. Një nga faktet më të rëndësishme që doli në shesh nga ky hulumtim ishte struktura e çarë e Tokës. Shtresa shkëmbore në sipërfaqen e jashtme të Tokës ishte e ndarë nga një numër i madh i plasaritjeve (shkarjeve), të gjata me dhjetëra mijëra kilometra, të shtrira nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Shkencëtarët gjithashtu kuptuan se nën deti kishte magmë të shkrirë, në thellësi prej 100-150 km. Fotot e mësipërme tregojnë strukturën e copëtuar të Tokës. Shtresës së magmës nën korën e Tokës i mundësohet dalja në sipërfaqe përmes kësaj strukture të copëtuar. Kjo në mënyrë të konsiderueshme e ulë temperaturën e Tokës. Për shkak të këtyre ndarjeve dhe çarjeve rrjedh llava nga vullkanet në shtratin e detit. Për shkak të kësaj strukture të çarë lirohet një sasi e konsiderueshme e nxehtësisë dhe një pjesë e madhe e shkëmbit të shkrirë formon malet nën oqeane. Po të mos e posedonte Toka këtë strukturë, e cila lejon lirimin e një sasie të madhe të nxehtësisë nga korja e saj, jetesa në Tokë do të ishte e pamundur. 37 Nëse sipërfaqja e Tokës nuk do të lejonte lirimin e niveleve të larta të nxehtësisë, jetesa në Tokë do të ishte e pamundur. Nuk ka asnjë dyshim se informata të tilla, për zbulimin e të cilave ishte e nevojshme teknologji e avancuar, të dhëna 1,400 vjet më parë janë edhe një argument se Kur’ani është Fjala e Allahut.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free