Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Brenda çdo balte, gjendet një thesar

Një fis i lashtë kinez, dy mijë vite më parë, vendosi të ndërtojë një skulpturë disa tonëshe prej floriri të pastër. Skulptura e madhe, do të ndërtohej me qëllim që të bëhej objekt bisedash në histori dhe të mbahej mend si objekti arkeologjik madhështor i këtij fisi.

Me ta përfunduar statujën madhështore, u vjen lajmi se fisi Bermod, do të sulmonte, fis që njihej për egërsi dhe gjakderdhje. Çdo fshat që ishte sulmuar prej tyre, ishte rrafshuar me tokën. Murgjërit kinezë u frikësuan për të ardhmen e statujës së artë, prandaj vendosën ta veshin me baltë dhe ashtu ndodhi. Pasi përfunduan, fisi barbar sulmoi dhe vrau e rrafshoi gjithçka. Ndërkohë, statujën prej “balte” e lanë pa prekur, pasi nuk kishte asnjë vlerë.

Kalojnë mijëra vite dhe autoritetet kineze e gjejnë statujën dhe vendosin ta transportojnë në muze. Sigurisht që ishte një mision tepër i vështirë për shkak të përmasave të saj. Vështirësinë e shtonte dhe koha e keqe dhe me shi. Teksa vinçat e ngritën për ta ngarkuar në kamionin e madh, ndodhi një krisje. Me ta vënë re një murg që i shoqëronte, u kërkoi ta zbresin përtokë dhe ta shtyjnë transportin për një ditë më vonë. Murgu mori një elektrik dore dhe iu afrua statujës tek pjesa e krisur. Pasi drejtoi dritën brenda krisjes, vuri re pasqyrimin e saj në brendësi. Menjëherë, mori një mjet të mprehtë dhe filloi ta zgjerojë pjesën e krisur. Dhjetë orë më vonë, të gjithë mbetën gojëhapur nga ajo që u panë sytë. Para tyre u zbulua një statujë prej floriri të pastër. Ajo u transportua me kujdes për në kryeqytet. Në një vend të përshtatshëm, ekspertët shkruan:”Brenda çdo balte, gjendet një thesar”.

Ti je balta miku im dhe brenda teje fshihet një thesar i madh.

A s’ka ardhur koha ta kuptosh kush je në të vërtetë?

A s’ka ardhur koha të ndërgjegjësohesh për aftësitë dhe zotësitë e tua të pafund?

A s’ka ardhur koha të kuptosh çfarë përgjigje tu japësh atyre që orvaten ti shuajnë ëndrrat e tua akoma pa u ndezur?

A s’ka ardhur koha ti japësh fund ankesave, vetëfshikullimit dhe krahasimeve me të tjerët?

A s’ka ardhur koha ta shohësh frikën në sy dhe ti thuash:”Nuk më ndal dot në rrugën e realizimit të objektivave të mi!”

A s’ka ardhur koha ti falësh të gjthë dhe ti shpërthesh energjitë e tua pozitive?

A s’ka ardhur koha të ndërtosh të ardhmen tënde?

A s’ka ardhur koha që ta zbulosh thesarin që fshihet poshtë baltës tënde?