Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Udhëzimi i dy djelmoshave nga Medina

Dy djelmosha nga Medina, qyteti i Pejgamberit, alejhis-selam, shkuan në Turqi për pushime dhe për të bërë vepra të ndyra… Porsa arritën në Stamboll, blenë alkool dhe shkuan me taksi në një fshat periferik dhe u vendosën në një hotel, ashtu që të mos i shohë askush.

Gjatë marrjes së të dhënave të tyre në recepcion, recepsionisti i pyeti se prej nga ishin?

Një
ri nga ta u përgjigj: “Nga qyteti i Muhamedit, alejhis-selam”.

Recepsionisti u gëzua shumë dhe në vend të një dhome ua dha një apartament, në shenjë respekti për Muhamedin, alejhis-selam, dhe për dashurinë që kishte ndaj banorëve të Medinës… Djelmoshat u ngjitën lart dhe qëndruan gjatë gjithë natës duke pirë alkool; njëri u deh, ndërsa tjetri kishte pirë por nuk ishte dehur plotësisht.

Ata u habitën shumë kur dëgjuam trokitjen e derës në ora 4:30 të mëngjesit. U ngrit njëri prej tyre dhe e hapi derën. Ishte recepsionisti i cili u tha: Imami i fshatit refuzon të na e falë namazin e sabahut, pasi e kuptoi që ju jeni nga Medina dhe qëndroni këtu (në fshat)! Ne po ju presim poshtë në xhami!

Djaloshi i cili hapi derën u çudit shumë dhe e zgjoi edhe shokun e tij duke i thënë: A di diçka përmendsh nga Kurani? Mirëpo, ai ia ktheu se nuk mund të bëhet imam… Derisa po bisedonin, trokiti dera për të dytën herë; recepsionisti po i thoshte: Ne po ju presim poshtë, shpejtoni para se të lindë dielli.

Rrëfyesi i këtij tregimi thotë: U pastruam shpejt dhe zbritëm poshtë në xhami, kur ja… xhamia ishte e mbushur përplot me njerëz, sikur të ishte namaz i xhumasë. Të pranishmit në xhami na përshëndetnin me respekt, ndërsa njëri nga ne doli imam. Posa filloi ta lexojë ajetin: “El-hamdulilahi rabbilalemin” i gjithë xhemati filluan të qajnë duke kujtuar xhaminë e Muhamedit, alejhis-selam. Edhe unë qaja së bashku me ta. Shoku im në të dy rekatet këndoi suren: Kulhuvallahu ehad… sepse nuk dinte më shumë se kjo kaptinë.

Ky rast – tha ai – u bë shkak për udhëzimin tonë në rrugë të drejtë!