Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Masonet,feja,morali,femra


Lidhur me religjonet dhe masonët, Harun Jahja, ndër të tjera, shkruan: Masoneria lind, si një organizatë tërheqëse sekrete dhe interesante, kundërshtimi që i bëhej besimeve të përgjithshme të shoqërisë siguronte njëlloj kënaqësie psiqike tek antarët e vet.

Karakteristikë themelore e riteve masonike, është shenjtërimi i simboleve dhe koncepteve pagane në vend të atyre tradicionale të feve monoteiste. Në këtë mënyrë, ata që bëheshin masonë, dhe ia kthenin shpinën krishterimit, bëhehin paganë...

Masonerisë nuk i mjaftonte vetëm praktikimi i cermonialeve të çuditshme, por ajo pasonte edhe strategjinë e planifikuar që të largojë Europën nga fetë hyjnore, dhe t’a joshë në paganizëm... Përkudër studiuesëve të shumtë, që masonerinë e trajtojnë si ateiste, Harun thekson se masoneria nuk është ateiste, por koncepti i Zotit që ata kanë adoptuar ndryshon nga ajo fetare. Zoti i Masonerisë është një princip i lavdëruar.

Është në kulm të evolucionit...” Ndërsa Xhasper Ridli shkruan: “Përkundër krijimit të sindikatave të fshehta, në kundërshtim me ligj, sa i përket religjionit muratorët plotësisht i nënshtroheshin dhe zbatonin ligjin. Ata nuk kundërshtonin doktrinat dhe autoritetin e Kishës rimokatolike dhe plotësisht e pranonin pa kurrfarë kundërshtie. Të dy gjonat, edhe Gjoni Pagëzues edhe Shën Gjoni, ishin të shenjtë dhe mbrojtës të tyre.

Ndërsa festat e Gjonit Pagëzues, 24 qershori dhe ajo e Shën Gjonit, 27 dhjetori, ishin dy festa që muratorët i festonin. Muratorët nderonin edhe Barbarën e shenjtë, e cila i mbronte nga rrufeja si edhe katër (4) martirët. (Këta ishin katër muratorë që në kohën e Perandorit të Romës, nuk kishin pranuar të mohonin krishterimin, dhe sipar urdhërit të perandorit ishin varrosur për së gjalli në një arkë prej plumbi dhe ishin hedhur në një lumë.

Pas 42 ditëve i kishte shpëtuar një i krishter dhe i kishte fshehur në shtëpinë e vet...)” Sipas Zhicit, masonët për vete, por edhe miqtë e tyre, thonë sa ata janë njerëz që besojnë Zotin, pavarësisht cilit, Zotit të Moisiut, Hyjit të Krishtit apo Allahut të Muhametit; Teorikisht çdo besimtar në Zotin, i krishter, hebre, mysliman, hindus, ose budist mund të bëhet mason... por, për disa ata janë pa parti dhe antikristianë... për disa vetëm antimyslimanë!

Në një shkrim në internet, thuhet se Zoti sipas masonëve është Arkitekti i Madh i gjithësisë, Krijuesi (Luciferi) dhe nuk i takon asnjë feje. Mendimi se masonët janë ateistë, (por jo ateistë të marrë), dhe kundërshtarë, veçmas kundër tri religjoneve më të njohura monoteiste: Hebraizmit, Krishterimit dhe Islamizmit, dominon gati te të gjithë kritikët që janë marrë me zhvillimin dhe traditatat e masonersë... Masonët pohojnë se i pranojnë të gjitha fetë...

Por mësimet e tyre përmbajnë shumë gjëra që të krishterët nuk i pranojnë... Rëndom pohohet se masonët besojnë në një Qenie (Forcë) gjë që fare lehtë mund të njësohet me Zotin…Principi i tyre: “Me rëndësi është të besosh; se si e quajnë krijuesin Zot, Allah apo Natyrë, nuk është e rëndësishme...

Edhe pse akuzohen si antikristianë më të mëdhenj, ata theksojnë se Zoti i të krishterëve nuk është i tmerrshëm, hakmarrës, si te religjionet tjera. Ai është i butë, shumë i mëshirshëm, ndaj njerëzve, fëmijëve të vet. (Ai fali edhe vrasësit e të vetmit birë që pat!).

Sipas Popvskit: “Masoni është i obliguar t’u nënshtrohet ligjeve morale, të ketë njohuri për artin dhe kulturën, dhe kurrë të mos jetë një ateist injorant e i marrë. Masoni duhet të kuptojë se Zoti “shikon” ndryshe nga njeriu, njeriu sheh vetëm formën e jashtme, ndërsa Zoti depërton në thellësi të zemrës së njeriut.

I cilësdo fe çoftë masoni nuk guxon të largohet nge Rendi, ai duhet të besojë në Arkitektin e lavdishëm të qiellit dhe të tokës dhe të nderojë ligjet e shenjta të moralit”

Karakteristikë themelore e masonerisë, thuhet është virtyti, morali i lartë. Masonët gjithsesi mund të vërtetojnë se janë organizata të rralla ku fjalët “virtyt dhe moral” merren shumë seriozishtë, edhe pse nganjëherë vie në kundërshtim me garim për të holla. Në kuadër të detyrave morale, ishin këto ndalesa: shkelja e kurorës, qëndrimi jashtë shtëpisë pas orës së tetë, shkuarja nëpër pijetore dhe shtëpi publike, ndalimi i kurvërisë, bixhozi etj. “muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit, thuhet në Statutin e Andersonit. Ridli, thotë se masonët kanë themeluar lozha “ku njerëzit pavarësisht nga religjioni dhe përkatësia, paraqesin kinse moralin hyjnor...

Qëndrimi i masonëve ndaj femrave është një anakronizëm i skajshëm.

Edhe pse sjelljet e tyre ndaj bashkëshorteve të tyre dhe të punësuarave është mjaft dashamirëse, ata, jo vetëm që përjashtojnë femrat nga rradhët e tryre, por refuzojnë të kenë punë me çfarëdo shoqërie qoftë ku ka femra. Ky fakt shpesh është komentuar negativisht. Në lozha mund të pranoheshin vetëm meshkuj.

Meqenëse nuk pranonin femra në lozhat e tyre, masonët shumëherë u akuzuan si urrejtës të femrave, pra si antifeministë. Njerëzit çudteshin se si femrat ishin të përjashtuara nga lozhat kur të gjitha takimet konsideroheshin si ngjarje shoqërore. Masonët arsyetoheshin se nuk pranojnë femra, meqë historikisht ato kurrë nuk kishin punar si muratore, dhe se do të tërhiqnin vëmendjen e meshkujve, por edhe për të mënjanuar thashethemet mbi sjelljet jomarale në lozhë...

Mirëpo Lëvizja Feministe në Francë, në vitet e 1880-ta kërkonte që edhe femrat të pranoheshin në lozha... Orienti i Madh kishte reaguar, por nuk kundërshtoi themelimit lozhave të përziera. Andaj Lozha e Madhe angleze, shkruan Zhic, kishte vendosur se nuk do të ketë punë me masonët të cilët janë tolerantë ndaj ateistëve, por edhe ndaj atyre që bashkëpunojnë me lozhat e femrave dhe lozhat e përziera. Ky ishte edhe një shkak i moszhvillimit të lozhave.

Përkundër reagimeve të Lozhës së Madhe, në Francë, nga fillimi i sh. 18, edhe femrat pranoheshin për masonë. Kjo traditë vazhdoi edhe gjatë sundimit të Napoleonit. Mjeshtër i Madh ishte edhe vetë Zhozefina!