Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

gropa e vdekjes

Një fis i madh njerëzish jetonin mbi majën e një mali, ku dhe kishin ngritur shtëpitë e tyre. Për shkak të një vullkani të hershëm, diku në një cep ishte hapur një gropë e thellë dhe e rrezikshme. Nga të katër anët e gropës vareshin rrënjë dhe filiza pemësh e degësh të ndryshme. Banorët e fisit e quanin atë gropa e vdekjes, pasi kushdo që kishte rënë brenda saj nuk kishte arritur të dalë që andej dhe kishte vdekur brenda. 
Një ditë, teksa secili shihte punën e tij, nga gropa e vdekjes dëgjohen zëra mbytës që kërkonin ndihmë. Megjithëse e dinin çfarë ndodh në raste të tilla, njerëzit vrapuan drejt gropës për të parë kush e kishte atë fat të zi për të vdekur atje brenda. Të gjithë ata që kishin rënë kishte vdekur aty brenda, pavarësisht përpjekjeve për ti ndihmuar. Nuk kishte asnjë shpresë për të dalë. Anët e gropës ishin me shkëmbinj të thepisur dhe bimët ishin të dobëta për të mbajtur një njeri që të kacavirrej. 
Kur mbërritën tek gropa, ata panë dy persona të panjohur të cilët kërkonin ndihmë. Ata kapeshin pas barishteve, filizave dhe bimëve përreth gropës me qëllim që të dalin nga ai ferr. Sakaq, njerëzit nga sipër u thoshin:”Na vjen keq por nuk keni asnjë shans për të shpëtuar! Kushdo që ka rënë aty brenda ka vdekur!” Gratë mallkonin fatin e tyre të zi, fëmijët ulërinin nga lart, burrat thoshin se ska shpresë ... ndërkohë dy burrat poshtë i dëgjonin të shushatur dhe të tmerruar. Njëri prej tyre, pasi kishte përshkuar disa metra, kur dëgjoi vajin e grave, britmat e fëmijëve dhe demoralizimin e burrave, i rrëshqiti dora dhe u përplas i vdekur në fundin e gropës. Sakaq, burri tjetër vazhdoi aventurën e ngjitjes, pavarësisht se njerëzit lart ishin demoralizues. Madje, ata i kërkonin që nëse kishte ndonjë porosi dhe amanet, le t’ua thoshte atyre se do të bënin çmos që t’ia përcjellin familjarëve. Nga ana e tij ai nuk fliste fare, por herë duke u kapur pas barishteve, herë pas shkëmbinjve, ai arriti të dalë nga gropa. Ishte njeriu i parë që arriti të dalë nga gropa e vdekjes.
Menjëherë i sollën pak ujë që të marrë veten, e përqafuan, i flisnin, e uronin... por ai nuk u kthente fare përgjigje. Fillimisht menduan se nuk fliste dot për shkak të lodhjes dhe traumës, por me kalimin e kohës kuptuan se ai ishte shurdhmemec. 
Po, ai arriti të dalë nga gropa sepse nuk i kishte dëgjuar fjalët e tyre demoralizuese. Nëse do i kishte dëgjuar, do të kishte pësuar dhe ai të njëjtin fat si të shokut të vet. 
Shpesh herë, duke dëgjuar fjalë pasive dhe negative, neve na kaplon pasiviteti dhe presim veç kur të biem një herë e përgjithmonë në “gropë” duke mos u përpjekur herë tjetër për sukses. 
Shumë prindër janë shkaktarët kryesore për dështimin e fëmijëve të tyre për shkak të fjalëve pasive, ofenduese dhe demoralizuese që u thonë. “Ti je budalla, dështak, i marrë, dembel, s’bën dy pare, i përkëdhelur ....” të gjitha këto fjalë e mpijnë fëmijën, ia shkatërrojnë vullnetin dhe e demoralizojnë. Folu fjalë pozitive fëmijëve të tu, pavarësisht se mund të gabojnë! Motivoji ata dhe nxiti duke u vënë në pah vlerat dhe pikat e forta! Vetëm kështu mund të shndërrohemi për njëri-tjetrin rreze shprese për një jetë më të mirë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free