Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Deri kur ?!

Xhoni është një djalë i lezetshëm, i cili herë pas here viziton gjyshërit e tij në fermën e tyre të madhe. Gjyshi i jep harkun dhe shigjetat me qëllim që ta ushtrojë artin e hedhjes së shigjetave, duke shënjestruar disa hunj dhe dërrasa të ngulura për këtë qëllim. Xhoni orvatej me gjithë shpirt që ta qëllojë objektivin, por pa fajde. Pas disa përpjekjesh të dështuara, ai vendosi të heqë dorë. Teksa po kthehej në shtëpi për të ngrënë darkë, para i doli një nga patat e gjyshes. Pa u menduar gjatë, ai e shndërroi patën e gjorë në shënjestrën e tij. Menjëherë nxirri një shigjetë, e cila u shkëput nga harku për të qëlluar patën mu në kokë. Goditja ishte fatale për patën e mjerë, e cila u shtri sa gjerë gjatë në mes të rrugës. Xhoni u befasua nga ajo që i panë sytë. Menjëherë, e mori patën e ngordhur e fshehu me një gëmushë.

Por kjo ndodhi nuk i kishte shpëtuar syrit të motrës së tij Sally, e cila e kishte ndjekur të gjithë skenën në heshtje.

Pasi hëngrën drekën, një ditë më pas, gjyshja i tha Sally-t:”Hajde të lajmë enët bashkë!” Por Sally ia ktheu:”Gjyshe! Xhoni më tha se ai dëshiron të të ndihmojë sot në punët e kuzhinës!” Mandej, ajo iu afrua Xhonit dhe në vesh i pëshpëriti:”Kujto çe gjeti patën e gjyshes!”

Prandaj, Xhoni përveshi krahët dhe i hyri punës duke larë pjatat e gjyshes.

Po atë ditë, gjyshi u kërkoi fëmijëve të bëheshin gati pasi do të shkonin për të gjuajtur peshq. Sally, pasi i dhuroi gjyshes një buzëqeshje, i tha:”Gjyshe! Xhoni më tha se ai do të qëndrojë këtu që të ndihmojë në punët e shtëpisë në vendin tim.” Pastaj iu afrua të vëllait të cilit i pëshpëriti sërish në vesh:”Mos harro çe gjeti patën e gjorë prej teje!”

Kështu, Sally vajti për të gjuajtur peshk me gjyshin, kurse Xhoni i shkretë s’kishte rrugë tjetër veçse të ndihmojë gjyshen në punët e shtëpisë.

Për disa ditë me radhë, Xhoni do të bëjë punët e tij dhe të motrës së tij Sally. Duke qenë se i kishte ardhur në majë të hundës, ai shkoi tek gjyshja e tij dhe pranoi se i kishte ekzekutuar patën.

Gjyshja u ul në gjunjë dhe pasi e përqafoi fort, i tha:”I vogli im! I shtrenjti im! Unë di gjithçka! Unë të pashë nga dritarja kur e vrave patën dhe meqë të dua shumë, të fala që në atë çast. Por me vete pyesja:”Deri kur do e lejojë Xhoni Sallyn ta skllavërojë?! Kur do të vijë Xhoni ta pranojë fajin që ka bërë?”

Morali:

Cilado qoftë e kaluara jote dhe çfarëdo të kesh bërë, më mirë prano të ballafaqohesh me të, sesa të rrëshqasësh pafundësisht në humnerën e të keqes. Sado të hidhura dhe të kalbura të jenë frutat e hedhur nga shejtani...gënjeshtra, frikë, dyshime, urrejtje, zemëratë, fanatizëm etj... duhet ta pranosh se Zoti të vëzhgon. Ai të ka ndjekur në çdo sekondë të jetës tënde. Ai thjesht dëshiron ta kuptosh se Ai të do dhe se të ka falur. Por, pyetja që shtrohet është: Deri kur do e lejosh shejtanin të të skllavërojë?!