Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Fyerja ( sharja ) ne Islam

All-llahu xh.sh thote: E ata qe fyejne besimtaret dhe besimtaret, per cka ata nuk jane fajtore, ata e kane ngarkuar veten me shpifje dhe me nje mekat shume te madh." (El Ahzab 58) O ju qe besuat, nuk ben te tallet nje popull me nje popull tjeter, me qe te perqeshurit mund te jene me te mire se sa ata qe perqeshin." (El Huxhurate 11) Mjere per secilin qe ofendon dhe perqesh njerezit " (El Humeze 1) Nga Ibni Mes'udi ra transmetohet se Pejgamberi saws ka thene: " Nuk do te hyjne ne Xhennet kush ka ne zemren e tij sa nje atom mendjemadhesi". Nje njeri tha: " Vertet njeriu deshiron qe rrobat dhe mbatheset e tij te jene te bukura" Pejgamberi saws I tha " All-llahu eshte i Bukur dhe e do te bukuren. Mendjemadhesia eshte refusimi i pranimit te se vertetes dhe nencmimi i njerezve te tjere ( Muslimi). Pejgamberi saws ka thene: Per muslimanin eshte haram t'i cenoj muslimanit keto gjera: nderin, pasurine dhe gjakun e tij." (Tirimidhiu, hadithi hasen) Muslimani eshte vella i muslimanit, nuk i ben dem, nuk e tradheton dhe nuk e nencmon. Mjafton per mekat nese nencmohet vellai musliman. (Muslimi) Safran bin Amru transmeton nga Rashid bin Sad, e ky nga Ibn Xhujberi, e ky nga Enesi ra, se Pejgamberi saws ka thene: Kur u ngrita ne Miraxh kalova prane nje populli qe kishin thonj prej bakri e qe i gervishnin fytyrat dhe gjoksat e tyre me ata thonje. Pyeta : Kush jane keta o Xhibril? Me tha: Jane ata qe hane mishin e njerezve (duke i tradhetuar) dhe qe ua humbin nderin e atyre (duke i poshtruar). (Buhariu dhe Muslimi).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free