Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Do ishte me ndryshe...

DO ISHTE MË NDRYSHE...
Kur nje fenomen propagandohet shpesh, gradualisht fillon te ngjaje si i vertete dhe si normale tek masa e njerezve.
Te gjitheve na ka ndodhur nje zhgenjim ne jete, nje humbje,materiale ose jo.
E shume prej nesh, pretendojne se disa zhgenjime qe u kane ndodhur ne jete, ata nuk i meritonin.
Sigurisht, qe kur degjon ne kenge, tekste te tipit "C'me duhet jeta pa ty", apo "do iki larg",
e te tjera te ngjashme me keto,te shoqeruara bashke me videoklipe me skena ku te zhgenjyerit
e nje lidhjeje miqesore, familjare,martesore, apo e nje lidhjeje mes adoleshentesh, studentesh,
e kthejne me fund "goten e vodkes" per te harruar ose per t'u harruar,duke u nxitur nga tekste te tilla,
e vuajne tejmase tradhetine apo mosmirenjohjen qe behet ndaj tyre,e kjo eshte nje shushukatje e pritur.

Te zhgenjyerit me siper, apo "te plagosurit, ose vimtimat" sic ata e ndiejne veten, duke shikuar videoklipe,
dhe njekohesisht duke degjuar shpesh muzike me tekst "pse ike, tash jam i vetem",
ose  fraza pesimiste "tani asgje s'ka me kuptim",atehere fillon ti duket me reale "gota e vodkes" ne realtetin e tyre.

Bashke me trishtimin dhe pesimizmin qe i pershtjellohet, fillon ne mendjet e ne zemrat e tyre nje ngarkese negative emocionale,
te mbije urrejtja kundrejt personit tjeter gje qe me e pakta shkaterron qetesine e zemres ,
pesimizmi i pa kufi,monotoni,humbje e deshires per te jetuar,shpesh deri ne vetvrasje.

E njejta gje dhe per serialet televizive teper te c'thurura te cilat pervec vlerave qe s'jane asgjekundi ,
propagandojne divorc, tradheti,kurthe, hakmarrje...
Apo lojrat ne kompjuter dhe filmat vizatimore qe ne u servirim femijeve jane me plot dhune dhe te papershtatshem per ta.

E ne jemi deshmitar vet per te gjitha keto, i kemi shume prane, ne televizion, internet, apo ne rruge.

Keto s'kane faj, as llogjike,s'kane ndergjeje, ne i kemi krijuar ato, ne e kemi fajin, i kemi keqperdorur.

E sigurisht qe perderisa e gjejme ngushellimin te "gota e vodkes", do ndodhin gjithmone te tilla, edhe me te dhimbshme.
Gjendja do ishte shume me ndryshe sot, nese fjaline "c'me duhet jeta pa ty",

do e zevendesoim me "Une nuk i krijova xhinet dhe njerezit pervecse te me adhurojne mua".
Apo fjaline "tash jam i vetem" ta zevendesonim me "Allahu eshte me ju kudo qe te jeni",
ose, Allahu eshte me durimtaret.Ose kur nuk merrni ate qe prisni,
do vuani mosmirenjohjen qe nje miku juaj do e shfaq ndaj jush,sot eshte e vertet qe mbizoteron interesi.
Por nese do lexonit fjalet:E c'kado qe te veproni,bejeni per hir te Allahut, Ai ju furnizon pa mase.
Pra, do ishte me ndryshe nese kur ta benit ate te mire, ta prisnit shperblimin nga Zoti, jo nga personi.
Te gjithe kane nje brenge ne jete, dhe fatkeqsisht sot,njeriut i eshte kthyer ne makth dhe e ardhmja e tij.
Por nese do lexonin fjalet "Mos e humbi shpresen ndaj meshires se Allahut", do ishte me ndryshe, kushedi sa jete do ishin kursyer.

E te gjitha keto ndodhin sepse njeriu nuk eshte i kenaqur me caktimin e Zotit,nuk mediton se mbase ajo qe i ndodhi, ishte me e mire per te.
Nese ne vend te fjaleve te pista dhe pesimiste te shejtanit, te lexonin fjalet e kristalta, shpresedhenese dhe optimiste te Zotit ku thote:

Ju mund te urreni dicka,por ajo eshte e mire,dhe mund qe ju ta doni dicka,e ajo eshte dem per ju, Allahu di fundin e c'do  sendi.
Nese njerezit do lexonin Kur'anin, do ishte shume me ndryshe...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free