Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Namazi i pakujdesshëm

E kujton gjyshën dhe vërejtjet e saja që namazin e tij ta kryen me kohë: »Djali im, nuk duhet lënë namzin deri në momentin e fundit!« Gjyshja e tij ishte shtatëdhjet vjeçare, por, sa herë që e dëgjonte ezanin, menjëherë ngrihej dhe i përgjigjej thirrjes së myezinit.

 

Ai, përkundrazi, kurrë nuk mundi ta mposhtë egon e tij, të ngritet menjëherë e të falet. Çfarëdo pune të bënte, namazi ishte në rend të fundit dhe çdo herë e kryente me shpejtësi të madhe që të arrijë me kohë. Duke menduar për këtë, u ngrit dhe e kuptoi se i kishin mbetur vetëm pesëmbëdhjetë minuta deri në ezanin e jacisë. Shpejtë morri abdest dhe filloi të falë namazin e akshamit.

 

Derisa bënte tesbih, sërish e kujtoi gjyshën e tij dhe filloi t’i vie turp nga lutjet e veta. Ajo u falte me aq përulësi dhe qetësi. Filloi me duanë e tij, pastaj e lëshoi kokën në sexhde dhe për një kohë qëndroi në atë pozitë. Kishte qenë tërë ditën në shkollë dhe ishte shumë i lodhur…

 

Papritmas, e zgjoi një zë i çuditshëm, zhurmë dhe bërtimë. Filluan ta kaplojnë djersët e ftohta. Shikoi rreth vetes, në secilën anë që shikonte – shihte shumë njerëz. Turmë e madhe. Disa qëndronin të ngrirë, duke shikuar rreth vetit, disa vraponin herë djathtas e herë majtas, krejtësisht të humbur, përderisa disa prej tyre ishin gjunjëzuar me duar të mbledhura, vetëm duke pritur… E kaploi një frikë e madhe dhe panikë kur e kuptoi se ku gjendet. Kjo ishte Dita e Gjykimit!!!

 

Derisa ishte gjallë kishte ndëgjuar për dhënjen e llogarisë në Ditën e Gjykimit, por kjo i dukej shumë largë! A thua kjo mund të jetë fryt i imagjinatës së tij, diçka çka mendja e tij kishte trilluar?! Jo, pritja dhe frika ishin aq të mëdha – është e pamundshme që kjo të jetë e pavërtetë. Hulumtimet ende vazhdonin. I dëshpruar filloi të vrapojë herë tek njeri e herë tek tjetri duke pyetur se a e kishin thirrur emrin e tij. Askush nuk kishte mundësi t’i përgjigjet.

 

Papritmas, ndëgjoi një zë duke thirrur emrin e tij, turma e njerëzve filloi të ndahej duke i bërë rrugë për të kaluar. Dy veta e kapën për dore dhe e tërhiqnin përpara. Kaloi në mes të turmës duke mos shikuar fare. Melekët e sollën deri në qendër dhe aty e lanë. Derisa koka e tij ishte e përulur, e gjithë jeta e tij i kalonte para syve, si të jetë ndonjë film.

 

E shikontë babain e tij duke vrapuar nga ligjerata në ligjeratë, duke hargjaur shëndetin e tij në rrugën e islamit. E shikonte nënën e tij duke ftuar mysafir në shtëpinë e tyre, duke shtruar sofrën e mbushur me të gjitha të mirat. Filloi të mbrohet: »Edhe unë gjithnjë isha në atë rrugë. I kam ndihmuar të tjerët, e kam përhapur fjalën e Zotit, namazin e kam kryer, kam agjëruar Ramazanin. Të gjitha obligimet e All-llaht i kam kryer, ndërsa ato që i ka ndaluar, nuk i kam bërë« Filloi të çajë dhe të mendojë për atë sa e ka dashur All-llahun. E dinte se të gjitha që i bëri në jetë nuk ishin aq sa e meriton All-llahu. E dinte se All-llahu është Mbrojtësi i vetëm i tij…

 

Djersitej dhe dridhej sa asnjëherë në jetën e tij. Sytë e tij ishin të ngulitur në peshojën e veprave, duke pritur vendimin. Më në fund, vendimi është marrë. Dy melekë, duke mbajtur fletët në duart e tyre, u kthyen në drejtim të turmës. Këmbët i kishte para kolapsit. I mbylli sytë posa filluan të lexojnë emrat e atyre të cilët shkojnë për në Xhehennem. Emri i tij ishte i pari. U gjunjëzua dhe filloi të bërtasë me zë të lartë »Si mund të jamë unë për në Xhehennem? Tërë jetën time i kam shërbyer të tjerët, e kam përhapur fjalën e All-llahut në mesin e njerëzve të tjerë…«

 

I humbi shikimi, filloi të dridhej në tërë trupin. Ata dy melekë e kapën për duar. Përderisa këmbët i zvarriteshin, ata e tërhiqnin nëpër turmë në drejtim të humnerës së Xhehennemit. Bërtiste, dhe i dëshpruar mendonte se a ka ndokush prej njerëzve që mund t’i ndihmojë… I thërriste të gjitha veprat e mira të cilat i kishte bërë: ndihmën të cilën ia kishte bërë babait të tij, agjërimin e tij, namazet e tij, Kur’anin të cilin e kishte lexuar, pyeste se amund t’i ndihmojë ndonjëra vepër të cilën e kishte kryer!? Por, melekët edhe më tej e tërhiqnin në drejtim të Xhehennemit. 

 

Iu afruan zjarrit. Shikimi i tij i fundit pas vete… A nuk kishte thënë Resulullahi s.a.v.s., i pastër është ai person i cili pastrohet në lumë pesë herë në ditë, ashtu edhe namazi i kryer pesë herë në ditë pastron nga gjynahet?! Filloi të bërtasë: »Namazi im? Namazi im? «

 

Melekët nuk u ndalën dhe arritën buzë grëminës së Xhehennemit. Filloi ta ndien nxehtësinë e zjarrit në fytyrën e tij. Shpresat e fundit ishin humbur, është dënuar në zjarr të përhershëm…Njëri nga melekët e shtyri në zjarr dhe ai filloi të bie, duke shikuar fundin i cili afrohej sa më shumë … Papritmas, një dorë e fortë e kapi dhe e tërhoqi prapa. E fshiu pluhurin nga fytyra dhe para veti pa një plak me mjekërr të gjatë dhe të bardhë. E pyeti: » Kush je ti?« Plaku u përgjigj: »Unë jam namazi yt«

 

»Po ku ishe deri tani? Më shpëtove në momentin e fundit! edhe pak dhe do të përfondoja në fund të Xhehennemit!«

 

Plaku buzëqeshi dhe tha: » Po, edhe ti mua më ke kryer gjithmonë në momentin e fundit, a ke harruar?!«

 

Në atë moment i hapi sytë dhe e ngriti kokën nga sexhdeja. Ishte tërësisht i djersitur. Ndëgjonte zërat të cilat vinin nga jashtë dhe ndëgjoi ezanin e jacisë. Menjëhërë u ngrit dhe shkoi të marrë abdest.

 

“Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm”. (El Ma’un, 4,5)


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free