Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

MJEKRRA GJATË HISTORISË SI SHENJË E BURRËRISË...

Në histori ka shumë dëshmi se njerëzit kanë lëshuar mjekërr në çdo brezni. Egjiptasit e lashtë kanë lëshuar mjekërr, madje ata të rangut më të lartë. Qytetërimet e lashta të Mesopotamisë ( Sumerianë, Asirianë, Babilonasit, Kaldeasianët dhe Medianët ) i kanë kushtuar kujdes të madh mjekrrave të tyre, kanë përdorur shufër për dredhje për të krijuar rrathë dhe modele të ndryshme. Persianët e lashtë kanë patur mjekrra të gjata dhe pothuajse të gjithë mbretërit iranianë kanë pas mjekërr.
Në Hindinë e lashtë mjekrra ka qenë një simbol i diturisë, dinjitetit. Të gjithë popujt e Lindjes, në përgjithësi, i kanë trajtuar mjekrrat e tyre me kujdes, me nderim.
Grekët e konsideronit mjekrrën si një simbol apo shenjë e burrërisë.
Për heronjët homerikë në përgjithësi, mjekrra kishte rëndësi, për ta ishte shenjtëri. Romakët, ndryshe nga grekët, mjekrrën e linin të rritet në kohën e zisë. Kështu bëri Augusti për vdekjen e Jul Cesarit. Deri në kohën e Konstandinit të Madh, perandorët shfaqen në bustet dhe monedha me mjekrra...
Taciti thotë se në mesin e fisit gjerman Catti (chatten) një të riu nuk i lejohej të rruajë mjekrrën...Kurse tek Longobardët fama rritej as sa rritej mjekra! Kur Otto i Madh thoshte ndonjë gjë me rëndësi, ai bënte be në mjekrrën e tij... Në Mesjetë, në Evropë, mjekrra shfaqte ndershmëri, burrëri... Mjekrra kanë mbajtur shumë kryetarë dhe figura kulturore në përmasa botërore, si Aleksandri i III i Rusisë, Napoleon III i Francës dhe Fredericku III i Gjermanisë, si dhe Benjamin Disraeli, Charles Dickensi, Giuseppe Garibaldi, Giuseppe Verdi. Ky trend mund të njihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mesin e kryetarëve si Abraham Lincolni etj. Perandori Meiji i Japonisë mbante mjekërr dhe mustaqe gjatë mbretërimit të tij . Në fillim të shekullit të njëzetë mjekrra filloi një rënie të ngadaltë në popullaritet. Edhe pse mbahen nga disa figura të njohura të cilët ishin të rinj në periudhën Viktoriane (si Sigmund Freud ). Mjekrra u riparaqitë në vitet 1950 , dhe më pas me lëvizjen e hipikëve në mes të viteve 1960, kurse pas Luftës së Vietnamit, mjekrra shpërthyeu në popullaritet.
Në mes të viteve 1960 në Perëndim dhe gjatë gjithë viteve 1970, mjekrra kishin edhe hipikët, por edhe biznesmenët njësoj. Mjekrra kishin edhe grupet muzikore Rock, Soul, Beatles...
MJEKRRA TEK FETARËT, DIJETARËT, ATDHETARËT... Në mitologjinë greke Zeusi dhe Poseidoni janë portretizuar gjithmonë me mjekrra. Zorathustra, themeluesi i Zoroastrianizmit, është përshkruar pothuajse gjithmonë me një mjekërr. Në ikonografinë e artit që daton prej shekullit katër e tutje, Jezusi apo Hazreti Isai (a.s.) është portretizuar pothuajse gjithmonë me mjekërr.
Në pikturat dhe statujat e shumicës së karaktereve të Besëlidhjes së Vjetër dhe Besëlidhjes së Re, si Moisiu dhe Abrahami dhe me dishepujt e Jezusit si Shën Pjetrit, Gjon Pagëzori janë me mjekërr.
Tetë prej figurave të portretizuara në pikturë tek Darka e Fundit nga Leonardo da Vinçi janë me mjekërr.
Në Krishterimin Lindor të gjithë udhëheqësit fetarë kanë mbajtur mjekrra dhe shpesh mjekrrat janë rekomanduar për të gjithë besimtarët.
Mjekrra rekomandohet në Hinduizëm, Hebraizëm dhe në Islam.
Tek shqiptarët, që nga Skënderbeu e tutje, pothuajse shumica e Rilindasëve, qoftë në Lindje apo në Perëndim, kanë mbajtur mjekrra, madje, në kohën tonë, edhe disa nga komandantët e UÇK-ës, në krye me Adem Jasharin...
Sot, mjerisht, mjekrra tek besimtarët myslimanë, si pasojë e Islamofobisë, sikur çështja e shamisë, sulmohet, kundërshtohet me fjalët më fyese dhe kjo s’është tjetër veçse një paragjykim.
Është më e lehtë të shpërbësh një atom sesa një paragjykim, thoshte Albert Ajnshtajni.
Kur mbërriti në Amerikë, shkencëtari më i njohur i shekullit të kaluar, Albert Ajnshtajni, si të gjithë emigrantëve të tjerë, i dhanë një pyetesor për të plotësuar. Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste:
“Cilës racë i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.
Kosova me mbi 90% shqiptarë myslimanë, mjerisht, ende disave edhe kjo vetëdije po iu mungon! Me këto sjellje, ata, ato, asgjë nuk fitojnë, por vetveten e dëmtojnë...
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free