Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Disa keshilla nga Aliu r.a

1.Ai që njeh vetveten, njeh Krijuesin e vet.
2.Nëse ju e doni Allahun, atëherë hiqni dashurinë e
zemrës për këtë botë.


3.Frika ndaj Allahut e bën njeriun të sigurt.


4.Si mund t'i gëzoheni kësaj jete që bëhet çdo orë
edhe më e shkurtër?
5.Një emër i mirë dhe i njohur nga të gjithë nuk mund
të humbasë nga një poshtërim një orësh.


6.Tri gjëra e bëjnë këtë jetë të mjerueshme: hakmarrja,
xhelozia dhe karakteri i dobët.


7.Njeriu më i dobishëm është ai që është më i dobishëm
për miqtë e tij.


8.Ai që mendon për veten se është më i miri, është më
i keqi.


9.Njerëzit e ditur jetojnë edhe pas vdekjes, njerëzit
e paditur quhen të vdekur edhe kur janë gjallë.


10.Çdo frymëmarrje e njeriut është një hap më afër
vdekjes.


11.Përvoja është dituri e fituar.


12.Injoranca e dëmton njeriun më shumë se sëmundja në
trupin e tij.


13.Më mirë është të jesh memec sesa gënjeshtar.


14.Mos fol kurrë kur nuk është koha për të folur.


15.Dëgjo dhe do të mësosh veten.
16.Mos fol dhe nuk do të
rrezikosh asgjë.


17.Ai që kurrë nuk e korrigjon veten, kurrë nuk mund të
korrigjojë të tjerët.
18.E vërteta më e mirë është mbajtja e premtimeve.