Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Cfare mendojne meshkujt per femrat gjysem te zhveshura

Duke i u falenderuar hulumtuesve amerikane, zyrtarisht mund te themi se meshkujt ne te vertet i shikojne femrat gjysme lakuriqe sikur objekte. Kohet e fundit eshte bere trend, qe femrat te vishen ne menyren me provokative te mundshme vetem qe te duken me atraktive per meshkujt. Nje studim i fundit, i realizuar nga disa eksperte amerikan, ka nxjerre ne siperfaqe nje konstatim tjeter ne lidhje me kete ceshtje. Shkencetaret skanuan trurin e meshkujve, te cilet shikonin fotografi te femrave ne bikini dhe zbuluan se gjate kesaj kohe tek ata ishte aktivizuar regjioni i trurit, i cili zakonisht reagon ne objekte. Edhe me interesant ishte fakti se kur keto fotografi ju tregoheshin meshkujve, te cilet kishin tendenca me te medha seksuale, regjionet e trurit per marredhenie shoqerore deaktivizoheshin. Udheheqesja e ekipit te eksperteve te studimit, prof. Susane Fiske nga Universiteti i Princeton, ka dhene informacione me te hollesishme duke nenvizuar faktin se, kjo eshte deshmi se femrat provokative nuk konsiderohen si qenie njerezore nga disa meshkuj. “Nuk po them se ata i shikojne ato plotesisht si objekte, natyrisht ata e dine se ajo eshte qenie njerezore,”,-ka thene profesoresha. “Por skanimet e trurit tregojne, qe ata reagojne me fotografine njesoj sikur njerezit reagojne me objektet. Sikur ato te mos ishin plotesisht njerezore. Ata nuk i trajtojne ato femrat me bikini ne fotografi, si qenie te plota tre-dimenzionale”. Nje pjese te fajit e kane mediat, te cilat na bombardojne me fotografi me femra lakuriq thote, Fiske. Meshkujt thjesht mesohen me keto fotografi. Si efekt i kesaj eshte se keto femra shikohen gjithnje e me pak si qenie njerezore. Kjo sidomos eshte shprehur ne vendin e tyre te punes. Studimet treguan se meshkujt, te cilet intervistojne femra seksualisht atraktive sillen shume me ndryshe se sa me femrat dhe meshkujt tjere.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free