Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Një grua që deshi ta mbysë fëmiun e saj(Më qartë s'ka)

Një grua e shqetësuar shkoi te gjinekologu i saj dhe i tha:
"Doktor, kam një problem serioz dhe kam shumë nevojë për ndihmën tuaj!
Foshnja ime nuk është as edhe 1 vjeç dhe unë jam përsëri shtatzënë.
Unë nuk dua që të kem fëmijë kaq afër me njëri-tjetrin."
Mjeku i tha: "Në rregull, çfarë doni që të bëj?"

Ajo tha: "Dua që t'i jepni fund shtatzënisë sime,
dhe unë llogarisë në ndihmën tuaj rreth kësaj."

Mjeku mendohet për pak, dhe pas disa sekondash heshtje i thotë zonjës: "Mendoj se kam një zgjidhje më të mirë për problemin tënd.
Madje është më pak e rrezikshme për ju. "

Ajo buzëqeshi, duke menduar se mjeku do të pranojë kërkesën e saj.

Pastaj ai vazhdoi: "Shikoni, në mënyrë që ju të mos kujdeseni për dy foshnje në të njëjtën kohë, le të mbysin këtë që mbani në krahë (fëmiun 1 vjec).
Në këtë mënyrë, ju mund të pushoni ca kohë para se tjetri të lind.
Nëse mbysim njërin prej tyre, nuk ka rëndësi se cili është.
Nuk do të ketë rrezik për trupin tuaj nëse zgjedhni këtë që ke në duar."

Zonja ishte tronditur dhe tha: "Jo doktor! Sa e tmerrshme!
Vrasja e një fëmije është krim! "

“E vërtetë”, u përgjigj mjeku. "Por ju duket se jeni dakord me këtë,
kështu që mendova ndoshta do ishte zgjedhja më e mirë."

(Mjeku buzëqeshi, duke kuptuar se ai kishte arritur qëllimin e tij.)

Ai e bindi nënën se nuk ka dallim në vrasjen e një fëmije të lindur dhe një që është ende në mitër. Krimi është i njëjtë!


Së bashku ne mund të marrim pjesë në shpëtimin e jetërave të çmuara!

Allahu thotë: “Kush vret një njeri pa të drejtë, sikur ta kishte vrarë gjithë njerëzimin. E, kush bëhet shkak që dikush të jetojë, është sikur ta kishte shpëtuar gjithë njerëzimin.”