Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shembulli i elefanteve dhe njeriu

Elefantët janë kafshët më të ngjashme me njeriun, për sa i përket jetesës në familje.
Elefantët e rritur, gjithmonë u qëndrojnë pranë të vegjëlve të tyre dhe çdo lëvizje bëhet familjarisht.
Në përgjithësi, elefantët janë miqësorë me njerëzit. Ne nje fshat te Indise, elefantët e mëdhenj,
bashkë me të vegjlit, ishin mësuar që çdo natë të zbrisnin në fushat e mbjella nga fshatarët
dhe të ushqeheshin me të mbjellat e tyre, duke i shkatërruar.
Fshatarët i rrethuan të mbjellat e tyre me tela me gjemba,
por kjo nuk i pengoi aspak elefantët të vazhdonin avazin e tyre të vjetër.
Fshatarët dhe bujqit mbushën raketa me spec djegës dhe ua hidhnin elefantëve,
me qëllim që ata të largoheshin nga të mbjellat, por edhe kjo hile nuk pati sukses.
Çdo natë elefantët shkonin dhe ushqeheshin me të mbjellat e bujqve.
Të zënë ngushtë, fshatarët vendosën t’i vrisnin elefantët prindër dhe t’i linin elefantët e vegjël.
Kështu filloi një masakër e vërtetë kundër elefantëve të mëdhenj, të cilët i prinin tufës.
Kështu, ata menduan se i dhanë fund shqetësimit dhe problemit që kishte kohë që i linte pa gjumë.
Por ajo që ndodhi është akoma më e rëndë.
Mes elefantëve u rrit një brez, të cilët nuk kishin marrë edukatën e nevojshme nga më të mëdhenjtë.
Ata ishin shumë agresivë dhe të pamëshirshëm. Tashmë përveç të mbjellave,
elefantët sulmonin dhe njerëzit duke plagosur shumë prej tyre dhe duke lënë të vrarë shumë të tjerë.
Ata shkatërronin shtëpitë, hanin të mbjellat, sulmonin njerëzit dhe shkulnin pemët.
Ata u shndërruan në egërsira, për shkak se u mungonte familja dhe modeli i mirë.
Organet kompetente nuk gjetën zgjidhje për këtë shqetësim, veçse të merrnin elefantë prindër nga Afrika.
Gjashtë muaj pasi u sollën elefantët prindër nga Afrika,
fshati ra sërish në qetësi dhe elefantët iu kthyen normalitetit.
Në fund të dokumentarit të transmetuar nga gjigandi National Geographic, shkruhej:
“Ose ndërto një familje të fortë, ose ndërto një burg.”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free