Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Rrëfimi i një vajze të mjerë

Vajza e cila u pendua...Rrëfimi i një vajze të mjerë ! (lexojeni ju vajza) "I kam 2 motra e para ështe në shkoll të mesme kurse e dyta në vitin e tetë të shkolles fillore. Isha shum e sjellshme dhe me rezultate të mira. Të gjitha shoqet më lakmonin të ishin shoqe me mua. Një dit dola nga universiteti dhe e shoh se një djalë më afrohet ngadalë duke më shikuar sikur po më njihte.Por nuk i dhashe shume rendesi. Ai po fillon të ecë mbrapa meje duke më folur me zë të vogël! Më thoshte:oj bukuroshe un deshiroj t'martohem me ty, une të njoh ty sepse ka kohe qe ju përcjelle dhe keshtu e di kulturen dhe moralin tend...Fillova të eci me hapa të shpejt ,balli mu mbulua me djers. Mberrita disi në shtepi si e shtangur duke menduar reth asaj qe më ndodhi sot. Atë nate nuk fjeta nga frika e meraku. Pas disa dite po ai person më merre në telefon e mi thote disa fjale të bukura. I thashe që nëse nuk sillesh mire do ta lajmeroj familjen e mjere për ty mandej. Mbas një ore më merre përsëri dhe mundohet t'me bind se qellimi i tij ishte i ndershëm dhe se vërtet deshironte të martohej me mua,më tha se ishte i pasur. U hap zemra ime dhe fillova t'i flas!Mundohesha ta shihja kur dilja nga universiteti por ishte e pamundur. Nje dit rastesisht po dilja nga universiteti dhe qka të shoh,e pash ate para meje, fluturova nga gëzimi dhe filluam të dalim në veturen e tij. I shetisni të gjitha pjesët e qytetit. Ndihesha e sigurt pran tij. Ndihesha e lumtur. Un i besoja atij ckado qe t'me thoshte e sidomos kur më thoshte: "ti do t'jesh gruaja ime e vetme, ti do te je kryetare për mua do të bëhet si t'thuash ti...." Fluturonte imagjinata ime pa kufi! Kur ja, nje dite erdhi në ditë e zezë ku u shkatrrua jeta ime tërsisht. Dola me të si zakonisht: dhe po shkonim te shtepija e tij. Hymë brenda dhe ndejtëm pak. E kisha harruar fjalen e Muhammedit a.s ku thotë "nuk veCohen dy njerëz dhe i treti të mos jete shejtani". Shejtani ma rrembeu zemrën përmes fjalëve të ketij djali!U ula duke e shikuar at djale dhe ai duke më shikuar mua derisa na përfshiu një zjarr nga xhehnnemi të dyve dhe nuk e di as vet sesi mbeta peng i tij. U ngrita si e cmendur dhe i thashe: cka ke bë me mua? tha mos u frikeso ti je gruaja ime. I thashe: e si jam gruaja jote kur nuk kemi kurorë! Shkova në shtepi e këputur këmbët mezi nuk po më mbanin. U zgjuan emocionet në trupin tim. o Zot cka më gjeti!? M'u erresua aty për aty bota në mes të ditës dhe fillova të qaj po me 1 të qarë te hidhur,i lash pas dore mësimet qe i kisha. Askush nga familja ime nuk e dinte për këtë sepse besoja që martohemi një ditë. Ditët kalonin. Mezi po prisja të martoheshim. Por....cka ndodhi në të vërtet? Ndodhi ajo qe nuk e kisha besuar kurrë. ..Ra zilja e telefonit dhe ja ai. Më tha se donte të më takon urgjentisht.U gezova pa mas. Dola shpejt jasht.Mendova se sapo të më kishte pa do të më hidhte në përqafim si zakonisht, por jo...sot ishte nervoz për dallim nga ditët tjera. Më tha: Sa për martesë as mos të shkon mendja. Dua të jetojm bashkë pa kuror! E qellova me shuplak me sa fuqi qe munda dhe zbrita prej vetures duke qarë dhe i thashë se qenke njeri i poshtër. Me butsi më thoshte, të lutem kthehu të bisedojme. Mendova se u tall me mua dhe në duar të tij e pash nje videokasetë. Më mori për dore dhe më tha hajde me mua të shikojm në film.E vendosëm kasetën në video dhe o Zot ç'të shikoj! I kishte inçizuar të gjitha që i kishim bërë! Cka ke be o i poshtër!O i pabesë! Më tha që kjo kaset do të mbetet në duar të tij si arm për të shkatrruar ty nëqoftse nuk u bindesh urdhrave të mija! Ma humbi orientimin saqë kesaj here fillova të qaj vërtet sepse përvec meje do të shkaterrohej edhe familja ime bashke me mua. Përgjigja ime ishte se un duhej ti përgjigjesha atij me trupin tim. Rash në kurth të cilen ai kishte si dukej me femra para meje. Kalova jetën nëpër bordellot. Familja ime ende nuk dinte gjë. Ata besonin se un jam ajo vajza e ndershme qe kam qene dikur..... U perhap kaseta dhe ra në dorën e djalit të agjës dhe e mori vesh edhe familja. U largova nga familja dhe nga shikimet e njerzve. Më treguan që familja ime bashke me 2 motrat e mija ishin shpërngulur në një vend tjetër. Filluan njerzit të diskutojne rreth meje. Kaseta kishte mar përmasa të mdha, pëhapej anëkend. Jetoja në mes fundosjes dhe poshtrimit. Ishte ky djale qe kishte shkatruar jo vetëm jetën time por edhe të shum vajzave tjera. Vendosa t'i hakmarrem një ditë. U fut një dite i dehur në dhomen time dhe e godita në kokë me një pjesë të hekurit derisa e hoq qafe shejtanin në forme të ketij djali. Shpetuan njerzit prej sherrit të tij.Vendosa të pendohem per gjithçka qe kam bë deri dje. Sa here që paramendoja videokasetën më dukej sikur kamera më pasqyronte gjithandej. E shkruajta këtë histori për motrat e reja që mos të bien pre e meshkujve por ti kushtojne rëndesi dinjitetit të tyre si femra. Babai më vdiq nga deshprimi e gjithmone thoshte: Më mjafton mua All'llahu e sa ndihmës i mire qe është ai, un jam hidheruar me ty oj bija ime deri në ditën e kijametit! " Ajo që desha te them është se ,mos e ben veten objekt i manipulimeve por mbeshtetu në ate qe ta thote zemra jote dhe prindve të tu.Asnjehere mos i ndiqni hapat e Shejtanit,DHE MOS U LARGONI QOFTE EDHE PER NJE MOMENT NGA E PERMENDURA NDAJ ZOTIT.Andaj mendoni e veproni...!!!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free