Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Femije i sinqerte

 Programimi i sinqeritetit dhe praktikimi i tij me fëmijët?

 Profesor Abdullah Nasih Ulvan, në librin e tij “Edukimi i fëmijëve në Islam” na ka mësuar, se metodat e edukimit të fëmijëve janë pesë:

 Edukimi i fëmijëve përmes këshillimit, përmes të qenit shembull, përmes traditës, përmes vërejtjes dhe përmes ndëshkimit.

 1.       Edukimi i fëmijëve përmes këshillimit:

          Mund të biem dakord me fëmijën që të vendosim të kemi një slogan apo parullë për çdo muaj dhe nuk ka asnjë pengesë për ta arritur këtë. Në rastin kur synimi ynë është, që tek fëmija të krijojmë sinqeritet, le të jetë parulla “Sinqeritetit është qetësi dhe siguri, ndërsa gënjeshtra është shqetësim dhe frikë”. Kjo parullë mund të shkruhet dhe të varet në një vend të shtëpisë ku ajo bie në sy.

 

-          Të bëhet një konkurs midis fëmijëve në mësimin e disa ajeteve të Kuranit, që nxisin për sinqeritet, ku të jetë përfshirë edhe shpjegimi i ajeteve të përzgjedhura edukative. Konkursi për memorizimin dhe komentimin e ajeteve mund të bëhet, duke u dhënë një dhuratë të vogël fituesve. Ajetet që mund të memorizohen lidhur me çështjen e krijimit të sinqeritetit janë ajetet e sureve: (Maide: 119) dhe (Bekare: 177), që bartin në vetvete kuptime të larta, lidhur me atributin e sinqeritetit.

 

-          Një tjetër konkurs memorizimi është ai, që ka të bëjë me hadithe specifike mbi moralin. Mund të shpiken gjëra tërheqëse në këtë konkurs, si për shembull të shkruhen fjalët e hadithit në fletë të ndara, të bëhen aq kopje sa numri i fëmijëve dhe pasi të përzihen, t’u kërkosh fëmijëve t’i radhisin sipas radhës dhe t’u tregosh se kush do t’i vendosë i pari në mënyrë të saktë, do shpallet fitues. Gjithashtu mund të shfrytëzohen okazionet e ndryshme si festat e fëmijëve etj, që të bëhen festime dhe në këto festa të shpërndahen dhuratat për fituesit, si dhe të lexohen në të ajetet kuranore, hadithet apo këngët islame që kanë mësuar.

 

-          Të shfrytëzohet historia para gjumit, ku të tregohen histori rreth moralit, duke përdorur metodën e stimulimit dhe joshjes, si për shembull t’i lësh fëmijët që ta parashikojnë vetë fundin e historisë, etj. Nëse ata i dinë shumicën e historive që ti di mbi moralin, kushtoji një dhuratë fëmijës, që të sjell një histori që ti nuk e di. Kjo ka për t’i nxitur fëmijët, të lexojnë dhe hulumtojnë.

 

-          Organizimi i një programi që mundëson ushtrimin e këtij morali, që nxit fëmijët të angazhohen me këtë moral, duke u treguar atyre se edhe ti si nënë apo baba do jesh pjesë e këtij programi. Praktikisht, interesohu dhe kujdesu, që ata të të shohin se edhe ti i përgjigjesh mbi pyetjet e programit.

 

 2.       Edukimi i fëmijës përmes shembullit personal:

           Angazhohu që fëmijët e tu të lidhen me sahabët (shokët e profetit) dhe bëji sahabët model të tyre, duke u treguar fëmijëve sa më shumë tregime rreth tyre dhe duke u siguruar libra, që flasin për ta.

           Prindi e sidomos nëna duhet të jetë model për fëmijët, në moralin me të cilin i edukon.

           Ti dhe fëmijët e tu mund të mësoni të agjëroni bashkërisht një ditë vullnetare dhe para se të çelni iftar, mblidhi fëmijët dhe lutjuni Allahut me përgjërim, që t’ju furnizojë moralin e sinqeritetit. Do ishte shumë mirë, që të dy prindërit, jo vetëm nëna por edhe babai, të jenë së bashku në këtë lutje. Gjithashtu fëmijët mund të ushtrohen duke bërë dua (lutje), ndërsa nëna edhe fëmijët e tjerë veç atij që bën dua, të bëjnë amin.

 

 

 

3.       Edukimi i fëmijëve përmes vërejtjes:

 

-          Nëna mundet të bëjë marrëveshje me ndonjë nga shoqet e saj të besueshme, e cila ka fëmijë në të njëjtën moshë me fëmijët e saj, që fëmijët e saj të kalojnë një ditë pushimi në shtëpinë e saj. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët e saj në familjen tënde. Kjo bëhet, pasi shoqja jote do të ketë kështu mundësi të të përcjellë ty një pamje mbi sjelljet e fëmijëve të tu dhe faktin se ku ka arritur programi yt edukativ me ta. E njëjta gjë bëhet në të dy krahët.

 

-          Mund të ndodh në një rast të caktuar, që të të vijë një shans e të vihesh në dijeni për situata reale të një pozicionimi, që ka ndodhur me fëmijët. Kërkoju atyre të ta komentojnë situatën në fjalë, që të masësh dimensionin e sinqeritetit të tyre me ty, pasi më parë e ke vlerësuar atë vetë.

 

 

 

4.       Edukimi përmes ndëshkimit:

 

-          Përsa i përket fëmijëve, bëje gjithmonë traditë faktin, se sinqeriteti është shpëtim, pra se nëse ata flasin të vërtetën, ti nuk ke për t’i ndëshkuar, ose nëse çështja meriton të ndëshkohet, por ata të thonë të vërtetën, ti ke për t’ua zbutur ndëshkimin, ndërsa nëse ata të gënjejnë, atëherë ndëshkimi do të jetë i shumëfishuar, duke qenë se ata kanë bërë faj dhe njëkohësisht kanë gënjyer. Angazhoju që ta mbash premtimin, që u jep atyre.

 

 

 

5.       Edukimi i fëmijëve përmes traditës:

 

-          Bëje traditë tek fëmijët e ty, që të keni midis jush një kohë të caktuar për çdo ditë, qoftë edhe dhjetë minuta, ku ata të të flasin për çfarë kanë kaluar gjatë ditës së tyre. Kjo bisedë midis teje dhe fëmijëve tu ka shumë dobi. Një prej këtyre dobive është, se diçka e tillë i ndihmon ata, që të hapen me ty dhe të ta hapin zemrën, gjë që sjell tek ata guximin që të flasin fjalën e sinqertë edhe nëse gabojnë. Së fundi mos harro lutjen, lutjen, lutjen... Lutju Allahut me përgjërim, që të t’i udhëzojë fëmijët e tu, të t’i bëjë ata të nderuar dhe të largojë prej tyre shoqërinë e keqe, si dhe t’i begatojë ata me shoqëri të ndershme, që i orienton në të mirë dhe i ndihmon për të mirën.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free