Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

historia e ejubit

Vellezer dhe motra te nderuara, sot do te flasim per ejubin a.s,te cilin Zoti e permend disa here ne kuran.Profeti ejub a.s, eshte profeti i durimit, po ti shikojme historite e profeteve, ata i kane pasur te gjitha cilesite,jo se nuk kane qene te durueshem,por ne vecanti profeti ejub ishte gjigandi i madh i profetesise se durimit.Nqs sulejmanit Zoti i kishte dhene pushtet te madh ne toke,ishte i pari i tokes.Ca mesazhi kishte, qe edhe nqs behesh i pari i tokes dhe i ke te gjitha pushtetet, ti do vazhdosh ta adhurosh Zotin e ta falenderosh ate.Jo si disa qe sa me shume pushtet i jep, aq me shume arrogante e te keqinje behen.Pra,te disa profete ka disa specifika dhe mesazhe qe godasin me shume sesa mesazhet e pergjithshme qe kane pasur ne jeten e tyre.Ejubi eshte profeti i durimit,pse. Ne fillim te profetesise se tij,e kishte begatuar Allahu me pasuri pa fund,i kishte te gjitha te mirat, djem e vajza plot,nuk i numeroheshin tokat e hektaret qe kishte,as bagtetite e te hollat qe kishte nuk i numeroheshin,falenderues i madh ndaj Allahut, dhe profet dhe besimtar i devotshem,dhe kjo zgjati per nje kohe shume te gjate.Jetonte ne begati e miresi te madhe,gjithashtu dhe e falenderonte Zotin ashtu sic i takon atij.Allahu i shtonte miresise,ai e falenderonte,serish e begatonte,ai edhe me shume e falenderonte dhe e adhuronte.Kjo zgjati per nje kohe mbi 30 vite,disa thone se zgjati 50 vite.Pastaj zbriti urdheri hyjnor,komentuesit e kuranit permendin se shejtani i tha Allahut,o Zot mos e shih si te devotshem se i ke dhene bollek, jepi njehere nje sprove dhe shikoje se kush eshte ky.Ky eshte i devotshem se i ke dhene miresi te madhe,ngaqe ka interes sepse do tia shtosh begatine edhe me shume,sprovoje o Zot.Dhe Zoti e kishte caktuar, dhe e kishte deshiruar per ta sprovuar dhe per ta pare, sic ka vepruar me te gjithe profetet.Subhanallah, ia merr femijet nje e nga nje derisa i vdiqen te gjithe femijet.Sprove e jashtezakonshme.Pastaj ia shkaterroi te mbjellat,i dolen tokat jashte vlere, nuk mbinin me asgje,u shkaterrua ne tregti dhe mbeti pa leke,e bllokoi Zoti i gjithesise nga te gjitha anet dhe u be i varfer.Nga i pasur shume, nga miresi e begati pa fund,me familje e te gjitha, i mbeti vetem bashkeshortja.Ky durimtar i madh, thote Allahu ne kuran.E gjetem ejubin te durueshem shume,durimi i tij ishte deri ne skajet me te medhaja.veshtire se duron njeri aq sa duroi ai,te mbjellat iken, pasuria,bagetia,tregtia,femijet, i ngeli vetem bashkeshortja.A kishte ardhur sprova deri ne fund ? Jo,kishte shume per tu sprovuar prape.Subhanallah , i la Zoti vetem bashkeshorten dhe e semuri dhe vet ejubin.Tani i ra te vetja, se deri dje e kishte te pasuria e femija.Ne shtrat i vetem,femijet qe i kishte mbeshtjetje nuk i kishte me.I tha nje dite bashkeshortes.Allahu na ka sprovuar dhe ti duhet te vazhdosh me devotshmeri,asnje problem ska,e keshilloi nusen drejt,ne sprove te madhe jemi, por me Zotin nuk shkaterrohen raportet,do vazhdojme me devotshmeri.Por ajo ishte me pak e durueshme.Kaloi njefare kohe dhe e keshillonte,edhe pse ne shtrat nuk levizte dot.Ajo u vu ne pozite shume te keqe, se nga pasanik te medhenje,tani i duhej te dilte ne mengjes per te punuar,dhe ai serish e keshillonte,mos u merzit.Dhe ajo i tha nje dite, si mos te merzitem,ne kemi ngelur fukarenje,ti se ke idene sa veshtire e kam une te gjej pune qe eshte hallall e te gjej dicka per te kaluar diten.A je profet i Allahut.-Po i tha ejubi a.s.- tha, lutju pra ALLAHUT,lutju te madhit Zot te na nxjerri nga ky hall,nga ky problem.Ejubi i tha, sa kemi jetuar ne bollek e te mira te Zotit, I tha vite pafund. I tha sa jemi sprovuar,i tha me pak, atehere me vjen turp.Deri sa te shkojne vitet e sproves me vitet e bollekut me vjen turp ti them Zotit.Se do thote sa pak i durueshem qenka profeti im.Dhe ajo, tregon Kurani foli nje fjale qe sduhet te thoshte, e fyeu pak, ose ne raport me caktimin e Zotit, foli nje fjale me shume.Ejubi u nxeh shume,tha:Nese me ben Allahu me shendet,do te godas 100 here, u kriua nje situate e veshtire.Me pas i vijne 2 shoket qe kishte pasur,filluan dhe njerezit ti largohen ngaqe mendonin se kishte kohe qe rrinte ne shtrat pa levizuar,e mendonin se kishte ndonje semundje qe mund tua ngjiste dhe atyre.Vetem bashkeshortja i rrinte afer dhe 2 shoket.I vijne shoket per takim dhe e pane ne pike te hallit.Kur dolen i thote njeri-tjetrit,tha ky do kete bere ndonje gjynah te madh qe e coi Zoti deri ketu.Ky nuk i foli, e kur iken ky u kthye dhe ia tha ejubit alejhi selam.Erdhem sot per vizite po, po mendojne njerezit se ti ke bere ndonje gjynah te madh qe je ne kete gjendje kaq te keqe,ne kete sprove kaq te madhe,po moralisht kjo te shkaterron fare.Ejubi u prek shume dhe tha, pasha Allahun jo, vetem hajer kam bere.Kjo ceshtje do durim, por njerezit jane te padurueshem.Ne vellezer te nderuar, na mungon shume durimi.Sot ne vuajme sepse na mungon durimi,si shpjegohet ne islam durimi.Te durosh ndaj gjerave qe te ka urdheruar i madhi zot,te durosh qe te falesh 5 vakte cdo dite,te jesh i durueshem te agjerosh ramazanin qofte dhe ne qershor apo ne korrik,te durosh ndaj harramit,megjithese imoraliteti ka marre dhene, ti te durosh e te jesh i ndershem,megjithese shumica e parave behen te pista,ti te durosh e te thuash jo se per hir te Zotit do duroj e do jem i drejte e i sinqert e sepse dua te hyj ne xhenet.Pra do durim per cdo gje, Zoti thote ne kuran,do ti shperblej njerezit e durueshem pa mase, pa llogari,gjithashtu ne kuran thuhet, pergezoi njerezit qe durojne.Ejubit i kthehet bashkeshortja nje dite,nuk i rrinte shamia ne koke ashtu sic duhet dhe kishte sjelle ushqim, i tha, nga e solle,tha ska problem.Serish i tha nga e solle ushqimin,spo dinte cte thoshte se sdonta ta genjente.Me thuaj cfare punove dhe si ma solle ushqimin,dhe ajo hoqi shamine ,dhe kishte prere gershetat per ti shitur,ia tha dhe doli duke qare jashte.Ejubi u trondit jashte mase, sidomos nga fjala e shokut qe e vrau e deri sa te shkonte puna per te shitur gershetat.Ne ate moment ejubi lutet, Zoti im mua me ka goditur nje semundje e rende, e ti je me meshiruesi i meshiruesve.Thote Zoti ne iu pergjigjem atij ne cast dhe ia larguam semundjen, ai u cua menjehere ne kembe,kur erdhi bashkeshortja ne shtepi nuk e njohu.Zoti i tha bjeri tokes me kembe e doli burimi,si zemzemi i ismailit alejhi selam.Kur e piu dhe u la me te, u rinua dhe u zbukurua,e shihte dhe nuk po e njihte.Tha, mos u cudit, ejubi jam.Tha, cndodhi, i tha, iu luta te madhit Zot,erdhi koha,pas shume e shume vitesh duke duruar.Duhet te vinin gjithe keto pervoja qe kaloi ai qe ti mesojme ne sot,qe merzitemi per hic gje.Thote Allahu ne kuran, e ne i dhame dyfishin e femijeve qe kishte pasur,pasurine ,dyfishin.Dhe vazhdon ne kuran ku Allahu permend historine e ejubit, e beme meshire per tu kuptuar te njerezit e mi dhe te kuptojne njerezit e mencur.Se injoranti cfare thote, sot, ku eshte sot, i bie nje sprove e ben sikur i ka rene bota.Universi deshi 6 dite te vije ne ekzistence,fara ne toke do kohen e vet qe te mbije.Sa me injorant kerkon sot per neser, sa me vizionar kerkon sot per ne xhenet.Thote Zoti kete histori e beme meshire per roberit e mi te mire, ska dyshim se do i begatoj pa fund.I sprovoj per nje fare kohe pastaj i begatoj.Te arat e ejubit kishte vite e vite qe skishte mbire gje,te komshinjte e tij plot,te ejubi asgje smbinte,tregohet ne disa transmetime, se Allahu ne ato toka hodhi flori, i mbushi ato qe per vite skishin funksionuar,edhe ne lume duke u lare,ia hodhi i madhi Zot ne formen e karkalecave prej floriri,ejubi duke u lare duke u kenaqur me miresite e ZOTIT, e mori rroben e hidhte duke marre florinte.I tha Allahu,o ejub keshtu ben profeti im, une ti kam mbushur arat plot,nuk ka asnje problem,depot e mia jane pa fund, une ketu jam,lutju ca te duash,keshtu nxiton ti.Tha, po keshtu.Sepse une nuk ngopem o i madhi Zot me miresit e tua ndaj meje.Ti kthehemi ngjarjes pas, kur ejubi u betua ne Allah se po ti jepte Zoti shendet,do e godiste 100 here.I thote Allahu,tani coje betimin ne vend,se betimi ne Allah ka pergjegjesi te madhe.Shko ne kopesht, merr 100 fije bari dhe godite bashkeshorten tende. E lusim Allahun e madheruar, te na pajis ne durim,te na i pranoje veprat tona te mira ,te na i fal mekatet tona dhe te na shperbleje me te mira ne kete bote dhe ne ahiret.

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free