Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pastertia e Ujit

Pastërtia e ujit, fakt që i habit shkencëtarët
 a-  A+  Normal

Muhamedi a.s., profeti islam, në një hadith të tij ka thënë se uji është i pastër dhe asgjë nuk mund ta ndot atë. Vallë,  a janë bërë hulumtime shkencore për këtë çështje?

Profeti ynë thotë: “Uji është i pastër, asgjë s’mund ta ndotë atë.” (Tirmidhiu dhe Nesaiu).

Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe ne prej qiellit lëshojmë ujë të pastër.” (Furkan, 48).

“Ne i dërgojmë erërat për pllenim dhe zbresim nga qielli ujë, prej të cilit ju japim të pini e të cilin nuk mund ta depozitoni dot.” (Hixhr, 22).

Dijetari i njohur islam, Ibn Kethiri duke komentuar fjalët “ju nuk mund ta depozitoni atë” thotë: Kjo, d.m.th. ju nuk mund ta mbikëqyrni shiun dhe nuk mund ta ruani atë, por Ne ua lëshojmë prej qielli, ua ruajmë dhe ua shndërrojmë në ujë burimi dhe kroje në tokë!”

Sot shkencëtarët kanë vërtetuar se depozitimi  nëntokësor i ujit e sterilizon dhe e përpunon të njëjtin ujë dhe më pas ai bëhet i pijshëm.

Allahu i Madhërishëm na përkujton për këtë mirësi dhe mëshirë, por ne sa jemi  falënderues ndaj Tij?  Është mëshira e madhe e Zotit, i Cili ka krijuar depo të mëdha nën tokë për depozitimin e ujit. Cilat janë rrethanat e reja në këtë drejtim? Vite me radhë shkencëtarët janë munduar që duke provuar metoda të ndryshme, që ujin në tokë, të ndotur me mikroorganizma të cilat shkaktojnë sëmundje të shumta, ta pastrojnë dhe kanë ndërtuar stacione dhe lloje të filtrave si dhe kane krijuar metoda të ndryshme për pastrimin e ujit.

Megjithatë mënyrën më interesante për pastrimin e ujit e ka zbuluar mikrobiologu dr. Simon Toze i cili shpiku një mënyrë shumë t thjeshtë dhe të lirë për filtrimin e ujit – depozitimin në shtresat nëntokësore për disa muaj. Ai thotë se kjo metodë është e mjaftueshme që të neutralizojë të gjitha llojet e mikroorganizmave të dëmshme të cilat shkaktojnë sëmundje të shumta siç janë: paraliza fëmijërore, diarreja dhe lloje të ndryshme të virusëve  të dëmshëm.

Kjo metodë është emërtuar ‘Metoda e pastrimit GEO‘, për arsyeje se Allahu i Madhërishëm i ka mundësuar tokës të absorboj të gjitha llojet e baktereve, virusëve,  vajeve, yndyrave, fëlliqësirave etj.

Shkencëtarët kanë mbetur të habitur me këtë teknikë interesante dhe dr. Simon thotë: Ne e dimë se papastërtia zhduket, por nuk e dimë si!’ Më tej ai shton: “Suksesi i kësaj teknike varet nga shumë faktorë dhe situata të ndryshme – nga ajo se çfarë rezervuari kemi në dispozicion, çfarë rrethana kemi në teren, nga lloji i mikrobeve në ujin e depozituar, nivelin e lëndëve ushqyese si dhe nga karakteristikat e filtruesve që ekzistojnë nën tokë.”

Një shkencëtarë parashtron  një pyetje: ‘E dimë se uji pastron gjithçka, por vallë si mundet vetë uji kullohet nga papastërtia?’ Pas një hulumtimi të gjatë shkencëtarët zbuluan se pluhuri i baltës përmban substanca sterilizuese që neutralizojnë të gjitha llojet e mikrobeve.

Nëpërmjet këtij zbulimi ne kuptojmë se Allahu i Madhërishëm i ka përdorur këto substanca që janë të depozituara në pluhur si pastrues të lirë dhe të mahnitshëm të ujit.

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Ai ka vënë në shërbim tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (Xhathije, 13).

Shkencëtarët potencojnë se pa këto karakteristika të pluhurit, ne nuk do të kishim mundësi të pinim  ujë të pastër. Mu për këtë Zoti thotë: “Prej të cilit ju japim të pini e të cilin nuk mund ta depozitoni dot.”

Nga fotografia mikroskopike e një kokrre pluhuri ne vërejmë disa vrima të cilat mundësojnë që toka të pranoj ujin. Gjithashtu Allahu i madhërishëm e ka furnizuar pluhurin me substanca sterilizuese të cilat mbysin të gjitha bakteret. Vallë, kush e bëri gjithaq këtë? Gjithsesi se këtë e bëri Allahu i Madhërishëm i cili thotë: “Ju nuk mund ta depozitoni atë”!