Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Probleme te familjes 4

Unë kam kryer një studim mbi problemet që has familja arabe kohët e fundit. Është e natyrshme që problemet familjare dhe bashkëshortore ndryshojnë nga një etapë martesore në një tjetër. Problemet që kanë çiftet e reja, nuk i has tek çiftet e vjetra. Në studimin tim, e kam ndarë jetën bashkëshortore në disa etapa. Ajo e para, është nga viti i parë i martesës gjer në vitin e pestë. Etapa e dytë vjen nga viti i gjashtë i martesës gjer në vitin e dhjetë. Etapa e tretë është në pesëvjeçarin e tretë të martesës, nga viti i njëmbëdhjetë deri në vitin e pesëmbëdhjetë. Në etapën e fundit, hyjnë ato çifte që jetojnë bashkë pas pesëmbëdhjetë vitesh martesë.

Problemet e çifteve të pesëvjeçarit të parë të martesës:

1 – Informacioni i pakët për sa i përket përgjegjësive të reja që i pret.

2 – Dallimet mes karakterit dhe personalitetit të secilit.

3 – Ndërhyrjet e nënës së burrit, sidomos gjatë pesëvjeçarit të parë.

4 – Mos interesimi i burrit për të shoqen. Dhëndëri, tregon një interes dhe përkujdesje për nusen dy tre muajt e parë. Më pas, ai ndjen nostalgji për jetën e beqarisë, daljet me shokët etj...

5 – Informacioni pakët lidhur me marrëdhëniet seksuale mes bashkëshortëve. Kjo vjen për shkak të dallimeve fiziologjike të secilit prej tyre.

6 – Borxhet e shumta. Nëse burri ka hyrë borxh për të mbuluar shpenzimet e martesës, këto borxhe do të ndikojnë negativisht në jetën e tij familjare dhe bashkëshortore.

7 – Shpërdorimi i pasurisë.

8 – Mosmarrëveshjet mes dy familjeve, të burrit dhe të gruas.

9 – Mosmarrëveshje lidhur me banesën bashkëshortore. Fillimisht, çifti jetojnë në shtëpinë e prindërve të burrit, me shpresë se më vonë do të vendosen në një shtëpi të pavarur. Por për shkak të vështirësive ekonomike, ata mbesin në të njëjtën shtëpi, gjë e cila kthehet në mollë sherri mes çiftit.

10 – Zënkat për të demonstruar forcën e secilit. Të dy, si burri dhe gruaja, kërkojnë t'i tregojnë tjetrit se ai/ajo është më e fortë.

11 – Koprraci e tepruar. Gjatë pesëvjeçarit të parë, disa burra tregohen më dorështrënguar, pasi mendojnë për të ardhmen e largët. Kurse gratë i akuzojnë për koprraci.

12 – Gruaja i kushton më shumë interes dhe kujdes fëmijëve, sesa të shoqit. Pas lindjes së fëmijëve, objektivi kryesor i gruas janë pikërisht ata.

13 – Dyshimet dhe xhelozia, të cilat janë më të theksuara gjatë pesë viteve të para.

14 – Vështirësia e përshtatjes mes tyre.

15 – Mos mbajtja e përgjegjësive.

16 – Vonesa e shtatzënisë dhe lindjes së fëmijëve.

17 – Burri nuk i duron dot fëmijët dhe zhurmat e tyre.

Këto ishin problemet më të spikatura gjatë pesë viteve të para të martesës.

 

Problemet e pesëvjeçarit të dytë:

1 – Vështirësia e edukimit të fëmijëve.

2 – Burri mbështetet tek e shoqja.

3 – Qëndrimi i çiftit jashtë, gjer në orët e vona, gjë e cila tregon për mërzitje.

4 – Kokëfortësi.

5 – Ushtrim dhune dhe goditje.

6 – Gënjeshtra.

7 – Angazhimet e shumta të burrit.

8 – Dallime dhe preferenca mes fëmijëve.

9 – Acarim i marrëdhënieve mes çiftit.

10 – Rritet interesi më shumë për fëmijët.

11 – Burri përfiton edhe nga rroga e gruas për të mbuluar shpenzimet e familjes.

12 – Burri fillon të hedhë sytë tek gratë e tjera.

13 – Ndarja sociale mes dy bashkëshortëve dhe familjes.

14 – Rutina dhe monotonia.

 

Problemet e pesëvjeçarit të tretë:

1 – Preferon të shoqen më shumë se nënën.

2 – Favorizimi i disa fëmijëve nga të tjerët.

3 – Shfaqen problemet e fëmijëve adoleshentë.

4 – Shtohet rutina në marrëdhëniet bashkëshortore.

5 – Bashkëshortja qëndron me fëmijët, kurse burri sheh hallin e tij.

6 – Ndonjëherë, shfaqet një lloj adoleshence e vonuar tek bashkëshortët.

7 – Shkollimi i fëmijëve fillon të bëhet problem. Kush do i ndjekë si venë me mësime, kush do interesohet për to në shkollë etj...

8 – Krahasimi me të tjerët, por me zë të lartë. Në vitet e para të martesës, secili prej tyre e krahasojnë partnerin me dikë tjetër, por në heshtje. Kurse në pesëvjeçarin e tretë këto fillojnë të bëhen haptazi. Burri e dëgjon të shoqen teksa i thotë:"Vëllai yt është më i mirë se ti." Po ashtu, burri i thotë gruas:"Motra jote është më e mirë se ti."

9 – Burri ndryshon mënyrën e komunikimit.

10 – Pushimet në vende të largëta. Tashmë, ata kërkojnë të ndjejnë një farë qetësie, duke u shkëputur nga problemet.

 

Problemet pas pesëvjeçarit të tretë (pas pesëmbëdhjetë vitesh martesë).

1 – Martesa me më shumë se një grua.

2 – Fillon martesa e fëmijëve.

3 – Gruaja nuk i kushton shumë rëndësi vetes.

4 – Fillojnë problemet shëndetësore.

5 – Shfaqen problemet seksuale.

 

Këto të dhëna mbi problemet mes çiftit, na ndihmojnë në trajtimin e problemeve. Nëse çifti ka një konflikt ose problem, para se të jepen udhëzimet, njihemi me moshën martesore të çiftit. Duke njohur këto probleme, çdo bashkëshort i ri, krijon një ide më të qartë rreth të ardhmes së tij bashkëshortore. Kjo bën që ai të përgatitet.

Një nga bashkëshortët, e kishte marrë këtë studim dhe bashkë me të shoqen i kishin diskutuar këto probleme. Të dy bashkë, kishin vendosur një plan dhe strategji për t'i trajtuar dhe zgjidhur problemet që do u lindnin në të ardhmen.

Të flasësh dhe të trajtosh problemet bashkëshortore, është si të flasësh mbi detin dhe krijesat që gjenden në të. Megjithatë, në këtë trajtesë ne u përpoqëm të sjellim disa parime dhe ushtrime me qëllim që t'i lehtësojmë këto probleme dhe të kemi një jetë martesore sa më të qetë. Ne nuk duam që problemet tona bashkëshortore dhe familjare, t'i zgjidhim ashtu siç i zgjidhi gruaja që helmoi të shoqin. Burri i saj që ishte shtrirë në shtratin e vdekjes, e thërret dhe i thotë:"Para se të vdes, dua të tregoj një sekret. Unë të kam tradhtuar me një nga shoqet e tua."

Gruaja ia ktheu:"Unë e dija këtë dhe prandaj të kam helmuar."

Ajo që bëri kjo grua, konsiderohet zgjidhje e problemit të saj, por është një zgjidhje negative dhe e papranueshme. Si mënyrë të vetme për t'i dhënë fund tradhtisë së shoqit, ajo kishte menduar helmimin dhe eliminimin fizik të tij.

Trajtimin dhe zgjidhjen e problemit, ne e kemi me anë të shfarosjes së tij rrënjësisht, përfshirjes, ambientimit dhe injorimit.

Padyshim që problemet familjare nuk janë të thjeshta. Për më shumë informacion, unë u këshilloj të lexoni një studimin tim të botuar në një libër me titull "Problemet familjare dhe arti i trajtimit të tyre". Ky libër, është rezultat i pesëmbëdhjetë viteve punë në gjykatë dhe si konsulent social për çështjet martesore. Në libër kam përmendur pesëmbëdhjetë histori të vërteta rreth problemeve bashkëshortore, mbi të cilat Zoti më dha sukses për t'i zgjidhur.

Veç kësaj, unë i këshilloj të gjithë që të lexojnë dhe studiojnë jetëshkrimin e profetit Muhamed a.s, sidomos në trajtimin që Profeti a.s u bënte grave të tij.

Problemet familjare, përveçse janë probleme, janë edhe mënyrë që secili prej nesh të fitojë përfojë dhe shpërblim nga Zoti. Në raste problemesh, unë u këshilloj të kujtoni hadithin e Profetit a.s që thotë:"Është për t'u çuditur me besimtarin. Gjithçka është në dobinë e tij. Dhe kjo nuk është veçse për një besimtar. Nëse Zoti e sprovon me begati, ai e falënderon Atë dhe kjo është në dobinë e besimtarit. Nëse Zoti e sprovon me një fatkeqësi, ai duron dhe kjo është në dobinë e tij."

Ashtu siç janë sprovë problemet bashkëshortore, janë sprovë edhe mirësitë dhe begatitë mes tyre.

Në fund, e lusim Zotin që të na japë sukses në jetën tonë familjare.