Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Formimi i qumështit

Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë. (Kur'an, 16:66) Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?" Thuaj: "All-llahu". E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme! (Kur’an, 34:24) Materialet bazë të cilat lejojnë të ushqyerit e trupit vijnë si rezultat i ndryshimeve kimike në sistemin tretës. Këto substanca të tretura pastaj kalojnë nëpër muret e zorrëve në qarkullimin e gjakut. Në sajë të qarkullimit të gjakut arrin ushqimi organet përkatëse. Sikurse indet e tjera trupore, gjëndrat e qumështit ushqehen nga ushqimet e sjellura te ato përmes gjakut. Prandaj gjaku luan rolin më të rëndësishëm në mbledhjen e ushqimeve nga gjërat ushqimore. Qumështi sekretohet nga gjëndrat e qumështit pas të gjitha këtyre fazave dhe vlerat ushqimore të tij janë veçanërisht të larta. Njerëzit nuk janë në gjendje të konsumojnë direkt as ushqimin e gjysëm-tretur në barkun e një kafshe e as gjakun e kafshës. Veç kësaj, konsumimi i drejtpërdrejtë i këtyre apo çfarëdo përbërësi të tyre mund të shpie në sëmundje të rënda, madje edhe vdekje. Falë sistemeve biologjike jashtëzakonisht komplekse që Ai ka krijuar, Allahu i jep ushqim të pastër dhe të shëndetshëm njerëzve nga këto lëngje. Kjo është për shkak se formohet si rezultat i mbartjes së ushqimit të tretur nga gjaku. Qumështi ushqyes prodhohet në këtë mënyrë nga gjaku, i cili nuk mund të konsumohet drejtpërdrejtë, dhe nga ushqimi gjysëm i tretur. Formimi i qumështit është në vetëvete një mrekulli e madhe e krijimit. Dhe kjo është një tjetër mrekulli që një informatë e tillë e detajuar në lidhje me atë formim është përfshirë në Kur’an. Siç kemi parë, informata për formimin biologjik të qumështit në Suren Nahl 66 është tërësisht në përputhje me faktet e vërtetuara nga shkenca moderne. Është mjaft e qartë se një informatë e tillë, që kërkon njohuri të detajuara të sistemeve tretëse të gjitarëve, nuk mund të ketë qenë e njohur në kohën kur është shpallur Kur’ani.