Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Deshirat e plakut

Vëllezër dhe motra! Eselamu alejkum! Është mirë të mësojmë nga ngjarja e një të moshuari. Ndodhia në fjalë zgjon interesim, ofron dobi dhe mësime. Një plak i shtyrë në moshë gjendej i shtrirë në shtratin e vdekjes. Rreth tij ishin tubuar anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë. Momentet e fundit të vdekjes... qimet e bardha i kishin mbuluar kokën, shenjat e pleqërisë vëreheshin dukshëm, por ai ishte i përmbajtur në fytyrë. Të gjithë rreth tij shikonin me kujdes dhe vëmendje. Mbretëronte qetësia.. Plaku filloi të flasë: -O bijtë e mi! Kur i mbusha të njëzetat, kisha ambicie, aspirata dhe synime të mëdha. Ato ishin gjithëpërfshirëse, synoja të ndryshoja për së miri tërë dynjanë (botën), të bëja një përmirësim të shkëlqyer. Këto ishin ëndrrat e mia! Kaluan vitet, i bëra njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e tre... arrita në të tridhjetat. Kështu e pashë veten se gjatë kësaj periudhe kohore vetëm kisha menduar, por asgjë nuk kisha ndryshuar. Synimi për të ndryshuar botën është një gjë e vështirë, prandaj nga ky moment vendosa të reformoja shtetin ku jetoja. Patjetër mendoja që duhet të kontribuoja për vendin tim duke e transformuar në një gjendje më të favorshme. Kështu dëshirat filluan të zbehen dalëngadalë, vit pas viti. Tridhjetë e një, tridhjetë e tre... dhe i bëra dyzet vite jetë. Vërtet me keqardhje po e them se prapë asgjë nuk arrita të bëja, vërejta se ishte e vështirë. Vendosa të përqendrohesha vetëm në qytetin ku jetoja, së paku këtu t’i realizoja ëndrrat e mia. Për çudi, vitet shkonin: dyzet e një, dyzet e tre dhe i plotësova pesëdhjetë vite, por përsëri nuk arrita të realizoja asgjë dhe të bëja asnjë ndryshim. Kështu, duke parë veten pa rezultate, vendosa ta jepja kontributin tim në një nivel më të vogël dhe zgjodha lagjen ku banoja, me shpresë se këtu do ta arrija qëllimin. E, një ditë i mbusha gjashtëdhjetë vite! Përsëri, shumë me keqardhje duhet të them se nuk arrita të përmirësoja dhe të ndërroja as lagjen time. Vendosa të ndryshoja shtëpinë time, anëtarët e familjes sime. Fillova të veproja në këtë drejtim, shkoi një vit, i dyti, i treti dhe i mbusha shtatëdhjetë vite jetë e përsëri nuk arrita të përmirësoja dhe të ndikoja as në familjen time. Nuk pata sukses dhe dështova në të gjitha rastet. Vallë! Ku është problemi? I mbusha të shtatëdhjetat dhe tani jam në shtratin e vdekjes. Plaku u tha bijve të vet: -Unë e mësova arsyen e dështimit në të gjitha këto përpjekje. Ishte e nevojës dhe parësore që unë të filloja së pari nga vetja, të përmirësoja veten. Po qe se nuk ndryshon veten, assesi nuk ke mundësi të ndikosh te të tjerët. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” Plaku shprehet: -Po të më japë Allahu jetë edhe dhjetë vite, që nga ky çast do të filloja ta përmirësoja veten dhe jam më se i bindur se kur ta arrija këtë, do të kem mundësi të ndikoj dhe të përmirësoj familjen time, lagjen ku banoj, qytetin dhe vendin tim. Kur Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, filloi komunikimin e mesazhit islam, filloi nga vetja dhe më pas e zgjeroi shtrirjen e udhëzimit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free