Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Anti autoritetet

Janë Anti autoritete.

Këta I kanë në dorë gjërat.

Psh. Enveri, Lenini, Stalini, revolucionarët e perëndimit , revolucionarët e lindjes, pasardhësit e tyre - pushtetarët e sotëm.

A ishin dhe a janë autoritete apo antiautoritete ?!

Ishin antiutoritete. Por, u shitnin për autoritete.

Vrisnin Autoritete!!! Zhduknin, shpërngulnin! Mbyllnin gojën! Asgjësonin!

Ishin pra, antiautoritete dhe ishin anti-autoriteteve të vërteta.

A mendoni se ka ndryshuar diçka rrënjërsore në këtë aspekt?!

Udhëheqësit e botës, të shteteve, të lëvizjeve janë të njejtë.

Pse a mendoni se këta që udhëheqin dhe që po përgatiten të udhëheqin janë autoritete të vërteta a?!!!

Qe sa e sa herë u mashtruam!

 

Pse asgjësojnë, anatemojnë, shajnë dhe akuzojnë autoritetet?!

Që të pasohen gjithnjë antiautoritetet.

Që të mos pasohen autoritetet e vërteta.

Që të mbeten njerëzit në huti. Në gjendjen pavetëdije.

Që të mos kuptohet e vërteta.

Që të mos pasohet e vërteta.

Që të mos ndryshohet gjendja.

Udhëheqësit e botës, si perëndimore ashtu edhe lindore, të gjithë kishin zhdukur autoritetet e vërteta.

Kujtoni revolucionet dhe pushtetet perëndimore, lindore, veriore e jugore.

Që të bëhen vetë “Autoritete” !!!

Revolucioni Francez, Anglez, Rus, Kinez, Shqiptar, Turk, Arab, Latinoamerikan, afrikan, etj., etj., etj.

Gadafi, Naseri, Mubaraku, Kastroja, Kimi, Mao, mbretërit, diktatorët, revolucionarët perëndimor, revolucionarët lindor. Të mos I përmendim emrat. Janë më qindra, me mijëra.

Që të zhdukin autoritetet e vërteta.

Që të mos lejojnë të vijnë në shprehje autoritetet e vërteta.

Që populli të mos pasojë autoritetet e vërteta.

Edhe te ne, që nga viti 1878 janë zhdukur dhe anatemuar autoritetet. Pastaj Luftat e shekullit të fundit zhdukën, asgjësuan, shpërngulën autoritetet e vërteta.

Ata pak që shpëtuan, i lanë në margjina.

Në Shqipëri qe 100 vite zhduken autoritetet. Shpërngulen. Lihen në margjina. Akuzohen.

Nga antiautoritetet.

Ata të cilët kishin mbetur Enveri i asgjësoi.

Edhe në Turqi u asgjësuan.

Edhe në botë

Antiautoritetet udhëheqin, prandaj të gjithë shqiptarët që nga viti 1878 pësojnë?!!!

Vetëm shikoni diagramin e pësimeve që nga vitet 1878, 1912, 1941- 45 , 1997, 1999 e deri më sot.

Bile, fatkeqësia është se ende jemi të pavetëdije.

Meqë të gjitha këto pësime ne festojmë !!!

Sikur Shqipëria natyrale, që nga viti 1878 e këndej të mbetej në dorë të autoriteteve, nuk do të kishim pësuar aq keq qe 132 vite!!

Apo, sikur bota Islame të ishte në dorë të Autoriteteve të vërteta, nuk kishin pësuar muslimanët aq shumë dhe aq pamëshirshëm. E as ne.

Apo, sikur bota të ishte në dorë të autoriteteve të vërteta, Bota nuk kishte pësuar aq shumë dhe aq pamëshirshëm. E as ne.

A është vështirë të konstatohet se te ne Autoritete të vërteta ishin ata që për 500 vite ngritën lartë, shumë lartë diagramin e sukseseve të shqiptarëve. Në të gjitha fushat e jetës.

Kujtoni vetëm se deri ku ishte Shqipëria natyrale!

Pastaj, kujtoni se deri ku sundonin shqiptarët!!!

Lërini kopallat e antishqiptarëve, dhe antiautoriteteve.

Gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre. Të inatçinjëve dhe hileçarëve. Maniakëve mentalë.

Lëreni historinë zyrtare antishqiptare dhe antimuslimane. Të Ali Shukrive, të serbëve, të rusëve, të masonëve. Të antishqiptarëve dhe antimuslimanëve.

Është histori e tyre, jo histori e vërtetë. Nuk është histori e jona. Ne e kemi historinë dhe të vërtetën tonë. Ata e kanë të tyren. Ata le t’a mbajnë, por edhe ne e kemi historinë tonë të vërtetë dhe duhet t’a mbajmë.

Janë dy histori, dy mendime, dy burime, dy botëkuptime.

Ata e mbajnë të tyren, ne e mbajmë tonën.

Çka është e “vërtetë” për ta, për ne është gënjeshtër, për mijëra gjëra.

Kush është autoritet te ata, te ne është antiautoritet. Kush është te na, te ata nuk është.

 

Vetë rezultatet tregojnë

Kush ishin dhe kush janë antiautoritete e kush autoritete, vetë rezultatet tregojnë.

Prandaj shahen autoritetet, nga antiautoritetet. Me qëllim.

Janë mësime të armiqëve. Dhe të hipokritëve.

Përziejnë, përçajnë, hutojnë, vëjnë në dyshime.

Që të krijojnë gjenerata të dezorientuara.

Prandaj në të gjitha anët sheh të dezorientuar.

Ata e dinë se kush është autoritet e kush anti, por ne nuk po dimë!!!

Është program i antishqiptarëve dhe antimuslimanëve.

Që të shahen autoritetet e vërteta.

E shihni se çfarë mësime arrijnë pa ndërprerë!!!

Të porositura kundër autoriteteve të vërteta!!!

Kundër Autoriteteve të vërteta fetare dhe kombëtare.

Ti mos u bë tifoz i këtyre mësimeve, por analizo, hulumto, studio.

Ka dy shekujë që jemi në erën e sharjes së vlerave, autoritetit, kulturës dhe të mirës.

Prandaj nuk është çudi se pse vazhdimisht shahet autoritetti, dhe lavdërohet antiautoriteti.

Pastaj shikoni se si lansojnë gjithnjë antiautoritete për kinse autoritete!!!

Ti mos u bë tifoz i mësimeve të shtrembëruara propagandistike.

Si tifozët e Gadafit, tifozët e Naserit, tifozët e Enverit, tifozët e Titos, tifozët e komunizmit, tifozët e iluminizmit, tifozët e rilindjes, tifozët e demokracisë, tifozët e lëvizjeve kombëtare, tifozët e modernitetit, tifozët e revolucioarëve, tifozët e partive, tifozët e liderëve të kurdisur, tifozët e historisë antipopullore, tifozët e mësimeve destruktive, tifozët e jomedhhebizmit, tifozët e mësimeve antiIslame, …..!!!

Jo tifoz të mësimeve të porositura!!!

Por, njohës i mirë i së vërtetës.

Dhe tifoz së Vërtetës.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free