Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Gjumi ne Islam

Të mos e vonojë gjumin e tij pas faljes së namazit të jacisë pos për ndonjë nevojë të madhe, siç është rasti me studimin e ndonjë lënde apo gostinë e ndonjë musafiri, apo të shoqëruarit dhe të ndenjurit me bashkëshorten. Ebu Berze transmeton se Pejgamberi alejhis-selam e ka urrejtur fjetjen para namazit të jacisë dhe të biseduarit pas tij”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Të bie të flejë me abdest, sipas hadithit: “Kur të kesh ndërmend fjetjen, merr abdest siç merr për namaz”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Kur të bie të flejë le të shtrihet në anën e tij të djathtë dhe le ta mbështjell po atë anë. E më vonë, s'prish punë nëse kthehet në anën e tij të majtë.

Mos të shtrihet në bark gjatë të fjeturit, qoftë ditën apo natën, duke u bazuar në hadithin: “Vërtet ajo është një shtrirje të cilën e urren All-llahu i Lartmadhërishëm”. (Transmeton Ebu Davudi me sened sahih).

T'a lexon ajeti Kursijjen, dy ajetet e fundit të sures Bekare, suren Kulhuvell-llahu ehad dhe suret Felek dhe Nas, duke i patur parasysh burimet autentike të cilat nxisin për t'i lexuar.

Për fund le ta lexojë këtë dua: BISMIKELL-LLAHUMME VEDA'TU XHENBI VE BISMIKE ERFAUHU. ALL-LLAHUMME IN EMSEKTE NEFSI FEGFIR LEHA VE IN ERSELTEHA FAHFEDHHA BIMA TAHFEDHU BIHI IBADEKES SALIHIN. ALL-LLAHUMME INNI ESLEMTU NEFSI ILEJK VE FEVVEDTU EMRI ILEJK VE ELXHE'TU DHAHRI ILEJK, ESTAGFIRUKE VE ETUBU ILEJK. AMENTU BI KITABIKEL LEDHI ENZELT, VE BI NEBIJJIKEL-LEDHI ERSELT, FEGFIRLI MA KADDEMTU VE MA AHHART, VE MA ESRERTU VE MA A'LENT, VE MA ENTE A'LEMU BIHI MINNI ENTEL MUKADDIMU VE ENTEL MUEHHIR, LAILAHE IL-LA ENT, RABBI KINI ADHABEKE JEVME TEB'ATHU IBADEK. (Në emrin Tënd, o All-llahu im shtrihem dhe në emrin Tënd ngrihem. O All-llah, nëse e merr shpirtin tim, fale ate, e nëse e kthen mbroje me atë me të cilën i mbron robërit e tu të mirë. O All-llah, unë shpirtin tim ta kam dorëzuar Ty, çështjen time ta kam lënë Ty, trupin tim e kam strehuar te Ti, Ty të kërkoj falje dhe pendohem te Ti, i besoj librit Tënd të cilin e ke zbritur Ti, Pejgamberit Tënd të cilin e ke dërguar Ti, m'i fal mua mëkatet që i kam bërë dhe që do t'i bëjë; ato që i kam bërë fshehurazi dhe ato që i kam bërë haptazi, dhe ato që i di Ti më mirë se unë. Ti je i përhershëm pa fillim dhe i përhershëm pa mbarim. Nuk ka zot tjetër pos Teje. O All-llah, më ruaj nga dënimi Yt, ditën kur do t'i ringjallish robërit Tu). (Transmetojnë Ebu Davudi e të tjerët me sened sahih).

Është sunnet që nëse njeriu sillet gjatë natës të thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHUL VAHIDUL KAHHAR, RABBIS-SEMAVATI VEL ERDI VE MA BEJNEHUMA AZIZUL GAFFAR. (Nuk ka zot tjetër pos All-llahut, të Vetmit, Fuqiplotë. Zot i qiejve dhe i Tokës, dhe i gjithë asaj që gjendet mes tyre. Ai është i fuqishëm dhe falës). (E shënoi Hakimi dhe e bëri autentik. Me te u dakordua Dhehebiu).

Nëse gjatë natës trembet, trishtohet ose e kap ndonjë tmerr i madh, i preferohet atij që ta thotë këtë dua: EUDHU BI KELIMATIL-LAHIT-TAMMATI MIN GADABIHI VE IKABIHI VE SHERR-RRI IBADIHI, VE MIN HEMEZATISH-SHEJATIN, VE EN JAHDURUN. (Kërkoj mbrojtje (strehim) me fjalët e plota të All-llahut, të më ruaj nga hidhërimi dhe dënimi i Tij, nga sherri i robërve të Tij dhe nga pështjellimet (hutitë) e shejtanit, dhe të më ruaj nga shoqërimi i tyre). (Transmeton Ebu Davudi. Hadithi është i vërtetë).

Të mbulohet me jorganin (mbulojën) e vet kur të flejë, sipas hadithit: “Kur dikush prej jush shkon për të fjetur le ta merr mbulojën e tij dhe le ta mbështjell për trupi. Pastaj le ta përmend All-llahun (le të thotë bismil-lahin) sepse ai nuk e di se ç'mund t'i ngjajë gjatë të fjeturit”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Kur të zgjohet dhe para se të ngrihet nga shtrati, le të thotë: ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AHJANA BA'DEMA EMATENA VE ILEJHIN-NUSHUR. (Falënderimi i qoftë All-llahut i cili na ngjalli pasi që na bëri të vdekur dhe te Ai është rikthimi). (Transmeton Buhariu).

T'a pastroj zemrën e tij nga çdo urrejtje që e ka ndaj çdo muslimani dhe ta parapërgatis vetveten për çdo fatkeqësi që mund t'i ndodhë nga njerëzit.

T'ia bëjë një llogari vetes dhe t'i shqyrtoj veprat dhe fjalët e kaluara.

Të nxitoj për të bërë teube nga çdo mëkat dhe të bëjë istigfar nga mëkatet e veprave që i ka bërë gjatë ditës.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free