Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

sekretet e moshes 40 vjecare

Dimë se Muhammedit, alejhi’s selam shpallja filloi të zbresë në moshën dyzetvjeçare, dhe padyshim se në këtë fshihet ndonjë urtësi ngase Allahu nuk zgjedhe gjë pa pasur ndonjë urtësi të madhe në të. Ndoshta aspekte nga kjo urtësi na zbulohen atëherë kur të marrim vesh se, shkencërisht, zhvillimi i njeriut dhe pjekuria e tij nuk ndodhin vetëm se me të përmbushur të dyzetave nga jeta e tij. Thotë Allahu : Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mijë, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mijë, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.” (el-Ahkaf, 15.) Ky ajet kur’anor përcakton se mosha dyzetvjeçare është ajo kur fuqia fizike dhe mentale e njeriut arrin kulminacionin apo “pjekurinë” –siç e ka quajtur Kur’ani. Realisht, ne jemi para një të vërtete kur’anore dhe pyetja qe rrjedhimisht lind është: A ka ndonjë të vërtetë shkencore që vërteton fjalët e të Madhit Allah dhe që krahas largimit të dyshimeve nga ata që janë skeptikë ndaj fjalëve të Allahut do të shtonte besimin dhe bindjen e besimtarëve të sinqertë? Thënë të drejtën pata hulumtuar shumë për këtë por nuk arrita deri tek ndonjë rezultat i dëshiruar. Shkencëtarët, në bazë të eksperimenteve të tyre vërtetonin se kjo gjë në fakt ndodhë në moshën njëzetvjeçare. Para pak kohe një vëlla imi musliman më dërgoi një studim të ri ku vërtetohet se zhvillimi dhe pjekuria vazhdojnë deri në moshën dyzetvjeçare, gjë që përputhet plotësisht me Kur’anin Famëlartë. Gazeta Telegraf ka publikuar një artikull me titull “Brain only fully 'matures' in middle age” (Truri arrin pjekurinë vetëm në moshën e mesme), ku tekstualisht qëndron: “Ju mund te mendoni se arrini pjekurinë ne moshën 21 vjeçare por hulumtimi i ri sugjeron se truri juaj nuk ndalet se zhvilluari
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free