Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

PARADOKS

Paradoksi i kohës sonë qëndron në faktin se ne kemi ndërtesa më të larta, por karaktere më të ulëta; rrugë më të gjera, por këndëvështrime më të ngushta; ne shpenzojmë më shumë, por shijojmë më pak. Ne kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla; kemi më shumë lehtësira, por më pak kohë; dimë më shumë, por vlerësojmë më pak. Kemi më shumë ekspertë, por më pak zgjedhje; kemi më shumë ilaçe, por më pak shëndet. E kemi shtuar pasurinë, por i kemi pakësuar vlerat; flasim shumë, duam pak e urrejmë shpesh. Kemi mësuar si të jetojmë me trup, por jo edhe me shpirt; Kemi shkuar deri në hënë e jemi kthyer sërish prej saj, por nuk arrijmë dot ta kalojmë rrugën, për t’u takuar me komshiun tonë të ri, kemi pushtuar hapësirat e jashtme, por jo ato të brendshme; kemi pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin; kemi shkatërruar atomin, por jo paragjykimet; i kushtojmë shumë rëndësi materiales, por pak shpirtërores. Kjo është koha e njerëzve me shtat të gjatë, por mendje të shkurtër; është kohë e përfitimeve të plota, por e marrëdhënies boshe; është koha e paqes botërore, por e luftës familjare. Sot kemi më shumë kohë të lirë, por më pak argëtim; kemi më shumë lloje ushqimi, por më pak lëndë ushqyese. Këto janë ditët e shtëpive të pasura, por të familjeve zemërvarfra, është koha kur ka shumë nëpër vitrina, por asgjë në magazina… Melisa Syla