Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Reklama e parë e mallit dhe forca e zakonit

Gjatë dinastisë omejade, Darimij ishte një poet shumë i shquar në të gjithë Hexhazin. Ai njihej kryesisht për vargjet e tij plot sarkazëm, por edhe për gazelin. Por, kur filloi ti thinjeshin flokët, ti rrudhej fytyra dhe ti dobësohej shëndeti, hoqi dorë nga poezia dhe iu përkushtua adhurimit, duke bërë një jetë të vetmuar, herë në qytetin e shenjtë të Mekës dhe herë të tjera në Medine.
Një herë, gjatë qëndrimit të tij në Medine, takohet me një mikun e tij të hershëm nga Kufa, Iraku, i cili merrej me tregti. Ai kishte ardhur për të shitur perçe të prodhuara në Irak, për gratë e Medines.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Medine, ai i kishte shitur të gjitha perçet, përveç atyre me ngjyrë të zezë. Kur e pa mikun e tij Darami, ai iu ankua se një pjesë e madhe e mallit, i kishte mbetur pa shitur akoma, pasi mesa duket, gratë e Medines nuk e preferonin ngjyrën e zezë të perçeve.
Darami i tha:”As mos e kij atë dert miku im! Do të bëj unë një marifet, me anë të cilit do i shesësh të gjitha perçet e zeza. Ka kohë që kam hequr dorë nga poezia, por për ty, do i kthehem vetëm disa çaste.” Mandej, menjëherë thuri vargjet:
Të bukurës së dheut perçe zezë mi ço haber
zemrën e eremitit të gjorë trazove, e bëre zeher
Shpirtin e kish pastruar nga pasionet e dynjasë
me bukurinë tënde, zemrën ia dogje fukarasë.
Pasi e përfundoi këtë strofë, i tha mikut të tij tregtar:”Gjej nja dy recitues të mirë dhe i paguaj që këto vargje ti përhapin në të gjitha mexhliset e Medines!”
Lajmi se poeti i madh Darami i është kthyer sërish poezisë mori dhenë. Madje, u përhapën fjalë se ai ka rënë në dashuri me të bukurën e dheut me perçe të zezë.
Nuk kaluan disa ditë dhe tregtari i shiti të gjitha perçet e zeza. Thuhet, se këto vargje janë reklama e parë e produkteve tregtare. Madje, thuhet se që atëherë, u bë traditë që gratë e Medines të vishen me perçe të zeza, traditë e cila vazhdon sot e kësaj dite. Kështu, veshja e perçeve të zeza u bë diçka zakon i cili vazhdon deri në ditët tona, për shkak të katër vargjeve të një poeti. Zakoni, thotë një i mençur, në ditët e tij të para, mund të luftohet dhe ndryshohet aq kollaj sa çmund të tërheqësh një deve nga kapistra. Por, pasi të jetë rrënjosur dhe thelluar, është aq vështirë për ta ndryshuar, po aq sa është e vështirë të tërheqësh një deve nga bishti. Megjithatë, edhe pasi është rrënjosur, zakoni dhe vesi mund të ndryshohet, nëse ekziston dëshira dhe vullneti.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free