Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Projektimi i Ujit

Si të gjitha pretendimet e tjera të ateistëve edhe kjo rrjedh nga një
injorancë e thellë ndaj Filozofisë Natyrore. Nëse në rruzullin tokësor
do të kishte një sipërfaqe sa gjysma e të sotmes të mbuluar me ujë,
atëherë edhe avullimi i tij do të ishte sa gjysma e avullimit të ta-nishëm,
kështu që edhe ne do të zotëronim vetëm gjysmën e atyre lumejve
për të vaditur tokat sepse sasia e avullimit të ujit është në raport
të drejtë me gjerësinë e sipërfaqes nga ku avullon. Prandaj edhe Krijuesi
Intelegjent e ka sistemuar në atë mënyrë që detet të kenë një
shtrirje të mjaftueshme për të siguruar avullimin e nevojshëm të
ujit për tokën."
Xhon Rei, natyralist anglez i shek. XVIII
Pjesa më e madhe e rruzullit tokësor është e mbuluar nga uji. Oqeanet dhe detet përbëjnë 3/4e të gjithë sipërfaqes së Tokës. Përsëri edhe në atë pjesë të mbetur tokësore ka liqenj dhe lumenj të pamumërt. Bora që mbulon majat e larta të maleve është përsëri ujë por në një gjendje të ngurtë. Një përqindje e konsiderueshme e ujit gjendet edhe në qiell; në çdonjërën prej reve gjenden me mijëra, ndonjëherë me miliona tonelata ujë. Pjesa më e madhe e këtij uji na zbret herë pas here pika-pika në formën e shiut. Edhe në përbërjen e ajrit, të cilin thithim, sigurisht që gjendet një sasi e caktuar avulli uji.
Shkurtimisht mund të themi lehtësisht, "kudo që të hedhim sytë në rruzullin tokësor shohim ujë". Mund të shkohet edhe më tej ku mund të themi se "edhe brenda dhomës ku gjendemi tani gjendet një masë uji afërsisht 40-50 litra". Vallë, a arrini të shikoni një masë të tillë uji? Shikoni me kujdes dhe do ta dalloni. Do të mjaftojë të shkëputni sytë prej rreshtave e t'i hidhni një sy duarve, krahëve, këmbëve, trupit tuaj. Sepse kjo masë uji 40-50 lt jeni ju!
Kjo masë uji jeni ju, sepse pothuajse 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Në brendësi të qelizave tuaja më tepër se çdo gjë ka ujë. Po ashtu edhe pjesa më e madhe e gjakut që qarkullon në trupin tuaj përbëhet nga uji. Jo vetëm ju, por te të gjithë njerëzit dhe gjallesat, pjesën më të madhe të trupit të tyre e përbën uji. Siç shihet një jetë pa ujë nuk mund të jetë absolutisht e mundur.
Uji është projektuar pikërisht për të qenë bazë e jetës dhe është një lëndë që me të gjitha vetitë e tij kimike dhe fizike është krijuar posaçërisht për jetën.
Biokimisti i njohur A. E. Nid'ham në librin e tij me titull "The Uniqueness of Biological Materials (Unikaliteti i Materieve Biologjike)" tregon se për formimin e jetës është e domosdoshme ekzistenca e materialeve të lëngëta. Nëse ligjet e universit do të lejonin vetëm ekzistencën e materieve të ngurta e të gazta, jeta nuk do të shfaqej kurrë. Sepse atomet e lëndëve të ngurta janë shumë të ndërthurur dhe të qëndrueshëm me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk mund të lejojnë procese molekulare dinamike të domosdoshme për të formuar organizma të gjalla. Në gaze atomet nuk kanë stabilitet dhe enden të lirë, e kështu që në një strukturë të tillë nuk është e mundur të kryhen ato mekanizma të komplikuara të organizmave të gjalla.
Shkurtimisht, për t'u zhvilluar proceset e duhura për jetën është e domosdoshme ekzistenca e një mjeti të lëngët. I vetmi lëng ideal është uji.
Zotërimi i veçorive jashtëzakonisht të përshtatshme për jetën, i ujit që prej kohësh i pat tërhequr vëmendjen shkencëtarëve. Puna e parë e imtësishme mbi këtë temë është libri i natyralistit anglez Uilliam Ueuell, i botuar në vitin 1832 me titull "Astronomy and General Physics Considered with Reference to Natural Theology (Astronomia dhe Fizika e Përgjithshme nën Referimet e Teologjisë Natyrore). Ueuell shqyrtoi më tepër veçantitë termale të ujit dhe tregoi se disa veçori termale të tij, të cilat reagojnë në kundërshtim me ligjet e përgjithshme të natyrës, janë argumente mbi krijimin posaçërisht për jetën të kësaj lënde.
Komentet më të gjera mbi përshtatshmërinë e ujit për jetën erdhën pothuajse një shekull më vonë pas librit të Ueuell nga profesori në degën e kimisë biologjike të Universitetit të Harvardit, Lorenc Henderson. Ky i fundit në librin e tij me titull "The Fitness of Evironment (Përshtatshmëria e Mjedisit)" që më pas do të cilësohej si "vepra më e rëndësishme shkencore e çerekut (25-vjeçarit) të parë të shekullit 20-të", ka rezervuar një vend të veçantë për ujin. Henderson në këtë libër arriti në përfundime të rëndësishme përreth ambientit natyror të Tokës:
"Mjedisi ynë, me veçoritë themelore të tij (pra, në aspektin e veçorive kimike dhe fizike të hidrosferës me proceset fiziko-kimike dhe kimikatet e ndryshme që përmbajnë gjallesat) është ai mjedis që mund të ishte më i përshtatshëm për jetën".


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free