Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ki kujdes cfare po mbjell !

Në një ditë pranvere kur dielli po shndriste duke e bërë kohën të ngrohtë, hyri në zyrën time një punëtor së bashku me drejtorin e kompanisë për të cilën punoja. Drejtori kishte marrë vendim të jep dorëheqje në mënyrë që tu ofronte shansin të rinjve që të punonin dhe të tregonin zotësitë e tyre në drejtimin e punëve të kompanisë. Nuk dëshironte që këtë detyrë të ua trashëgonte ndonjërit prej fëmijëve apo nipërve të tij, e për këtë arsye kishte marr një vendim të çuditshëm. Pasi që i ftoj të gjithë drejtuesit e rinj të sektorëve të ndryshëm të kompanisë për në dhomën e mbledhjeve, ai e deklaroi dorëheqjen e tij. "Ka ardhur koha për mua që të jap dorëheqje dhe të zgjedh nga mesi juaj një drejtor të ri i cili do të udhëheqë me kompaninë në të ardhmen". Të gjithë i kaploi gëzimi. Ndërsa drejtori vazhdoi fjalimin e tij duke thënë: "Do t’i nënshtroheni një testi praktik dhe do të ktheheni në të njëjtën ditë pas një viti në po këtë vend, ndërsa testi do të jetë i këtij lloji; Do t’ju shpërndahet nga një farë të cilat i kam sjellë enkas për ju nga kopshti im. Tani do ta merrni secili prej jush nga një farë, do ta mbjellni dhe do t’i kushtoni kujdesin tuaj maksimal përgjatë tërë vitit. Kush arrin prej jush ta sjell një lule e cila do të ua kaloj të tjerave, ai do të jetë drejtori i ardhshëm i kompanisë". Në mesin e të pranishmëve ishte edhe një djalosh që quhej Ahmet. Edhe ky, si gjithë të pranishmit, e mori një farën, u kthye në shtëpi, dhe i tregoi gruas së tij për rastin. Gruaja me nxitim e përgatiti enën me dhe, duke hedhur në të edhe materie ushqyese të nevojshme në mënyrë që të jetë sa më ushqyese për farën. E mbolli farën me shpresë se do të fitonin. Ishte e pamundur të kalonte një ditë e të mos kujdeseshin për farën nga dëshira e flaktë që kishin për postin. Kaluan tre javë, dhe të gjithë po flisnin rreth këtyre farave dhe asaj se çfarë po ndodh me to, me përjashtim të Ahmetit, të cilit me gjithë mundin dhe kujdesin që po ia kushtonte farës, ajo nuk kishte mbirë ende. Kështu kaluan ditë, javë e muaj, derisa erdhi edhe dita në të cilën duhej t’i dërgonin rezultatet e tyre për të parë se kush do të ishte fituesi, por Ahmetit ende nuk i kishte mbirë fara të cilën e kishte mbjell. Ahmeti i mërzitur nuk donte të shkonte fare në punë atë ditë, por pasi që gruaja insistonte duke iu arsyetuar se duhej të ishte i sinqertë me atë se çfarë i kishte ndodhur, vendosi të shkoj pasi e dinte se gruaja kishte të drejtë por frikohej se do të largohej nga puna, pasi do të ishte i vetmi dështak brenda kompanisë. Mori enën në të cilën e kishte mbjell farën e tij dhe kur arriti tek zyra, i impresionuar nga lulet që i kishin sjell të tjerët, mezi arriti me enën e zbrazët të ulej në fund të dhomës pa u vënë re nga të tjerët. Më në fund erdhi edhe drejtori, dhe pasi që i pa rezultatet filloi t’i lavdëroj për punën që kishin bërë, dhe para se të fillonte vlerësimin, e vërejti Ahmetin i cili ishte fshehur në fund fare dhe po priste se çfarë do të ndodhte. Pasi e vërejtën kolegët e tij, mezi mbaheshin nga të qeshurat, ndërsa drejtori e ftoi të dilte para të gjithëve dhe të tregonte rezultatet e tij. Duke ecur drejt drejtorit e kishte kapluar frika dhe ishte i sigurt se tani do të largohej përgjithmonë nga puna si dështak i vërtetë që ishte. Me të arritur pran drejtorit filloi t’i tregonte me sinqeritet të plotë për dështimin e tij me gjithë kujdesin e madh që i kishte bërë farës. Në këtë moment të gjithë ishin ngritur në këmbë dhe po prisnin se çfarë do të ndodhte. Drejtori kërkoi nga të gjithë të uleshin përveç Ahmetit, dhe iu drejtua të pranishmëve duke ju thënë: "Dëshironi mirëseardhje drejtorit tuaj të ri, Ahmetit". Menjëherë filluan reagimet dhe akuzat se si mund të ishte drejtor ai i cili nuk kishte arritur fare rezultate, ndërsa drejtori vazhdoi fjalimin e tij duke thënë: "Vitin e kaluar kur ne u takuam këtu dhe kërkova prej jush mbjelljen e farës dhe sjelljen e rezultateve për të zgjedhur drejtorin e ri, ju të gjithë i keni ndërruar farat, sepse unë ua kam dhënë farën e prishur vetëm për të parë sinqeritetin tuaj. I vetmi që është treguar i sinqertë është Ahmeti, prandaj edhe është i vetmi meritor të jetë drejtori juaj". Këshilla ime për ju: Nëse e mbjell "BESNIKËRINË" do ta korrësh "BESUESHMËRINË" Nëse e mbjell "MIRËSINË" do te fitosh "SHOQËRINË" Nëse e mbjell "MODESTINË" do ta korrësh "RESPEKTIN" Nëse e mbjell "VLERËSIMIN" do ta korrësh "LLOGARITJEN" Nëse e mbjell "MUNDIN" do ta korrësh "SUKSESIN" Nëse e mbjell "BESIMIN" do ta korrësh "QETËSIN" Nëse e mbjell "ANGAZHIMIN" do ta korrësh "PËLQIMIN" Prandaj ke kujdes se çfarë po mbjelle sot, sepse atë do ta korrësh nesër. Aq sa do të japësh për këtë botë sot, po aq do të të vijë nesër….


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free