Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shenjat e vogla dhe te medha

    Para ditës së Kijametit do të paraqiten shenjat e vogla dhe të mëdha.
    Prej shenjave të vogla janë:
    Dukuria shkatërruese, vrasjet e shumta, përhapja e imoralitetit, dukuritë negative, prostitucioni, pirja e alkoolit, bixhozi, krenaria me punët e këqija, sa që për ta mbajtur fenë do të jetë vështirë, sikur ta mbash gacën në dorë. Prej shenjave të vogla të Kijamett janë edhe humbja e diturisë, paraqitja e injorancës, shtimi i gjinisë femërore, zvogëlimi i gjinisë mashkullore, veshja e mëndafshit, shumimi i këngëtarëve. Njeriu do të kalojë pranë varrit të vëllait të vetë dhe do të thotë: “I mjeri unë, sikur të isha në vendin tënd. Po ashtu prej shenjave të vogla të Kijametit janë,se do të paraqiten thirrësit injorantë, udhëheqësit e padrejtë, humbja e emanetit, pozitat do t’i marrin jo kompetentët. Do të zvogëlohen begatitë, nuk do të ketë shira, do të ketë tërmete e vërshime, çmimet do të jenë të papërballueshme, femrat do të dalin të zhveshura e kokëshpluar. Po ashtu prej shenjave është edhe lufta përfundimtare mes muslimanëve dhe qifutëve, muslimanët do të triumfojnë dhe çdo herë kur një çifut fshihet pas një guri apo lisi, guri ose lisi do të thotë: “O musliman! O rob i Allahut, ky çifut fshihet pas meje, eja dhe vraje, përpos lisi “GARKAD”. Ai do të jetë prej lisave të çifutëve. Po ashtu prej shenjave të Kijametit janë zvogëlimi i kohës, sa që viti do të jetë si muaji, muaji si java, java si dita, e dita si ora, të cilën e merr flaka. Po ashtu prej ditës Kijametit janë, mosfalja e namazit, pasimi i epsheve, të besuarit rrenacakut, mosbesimi ndaj të sinqertit, të besuarit tradhtarit, e tradhtia ndaj besnikut, humbja e leximit të Kuranit, sa që do të mbetet vetëm të shkruarit dhe mus-hafat me ngjyrë ari, ku ligjëruese do të jen gratë, e xhamitë e stolisura.
    Prej shenjave të mëdha janë:
    Lindja e diellit nga perëndimi.
    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

    “Nuk do të bëhet Dita e Kijametit pa perënduar dielli nga lindja, e kur do të shohin njerëzit do të besojnë, atëherë kur njeriut nuk i bën dobi imani i tij, nëse nuk ka besuar më herët, ose nëse besimi nuk i ka bërë dobi”.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free