Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shkoni, ju jeni të lirë!

Kujdes, mos u merr me fjalët e xhelozëve dhe urrejtësve, sepse do të humbësh kohën dhe jetën. E, para së gjithash do të humbësh zemrën. Mos ua vër veshin, sepse ata janë rebelë rrugësh, të cilët tentojnë të pengojnë në thirrjen dhe aktivitetin tënd, por çdo pengesë të tyre konsideroje shtytje dhe motivim për suksese.
Një komandant të flotës detare, në Luftën e Dytë Botërore, i cili ishte një njeri që synonte autoritetin, disa vartës e fyenin dhe e injoronin. Komandanti thotë se kjo iu bë diçka normale dhe e zakonshme dhe prej saj mësoi se fjalët nuk e rrëzojnë autoritetin, as muret e kështjellave nuk i rrëzojnë.
Një kryetar thotë: -Unë nuk i lexoj letrat që më drejtohen me fyerje. As zarfin nuk e hap e lëre më t’i lexoj ato. Po të merresha me këtë gjë, nuk do të kontribuoja dot për popullin tim.
Allahu thotë: “Prandaj largohu prej tyre dhe mbështetu tek Allahu! Se Allahu të mjafton ty për mbrojtës.”1
Pa dyshim që prej teje, lexues, dëshiroj që t’u ofrosh falje të gjithëve, duke mos u marrë me fjalët e tyre dhe të humbësh kohë duke iu përgjigjur, se koha jote është e shtrenjtë. Me këta njerëz vepro ashtu si ka vepruar Muhamedi alejhi selam me banorët e Mekës, të cilët e kishin torturuar, i kishin vrarë shokët dhe e kishin përzënë. Ai, kur e çliroi Mekën, u tha: “Shkoni, ju jeni të lirë!”
Po të humbte kohë Muhamedi alejhi selam me fjalët dhe veprimet e tyre, nuk do të kishte pasur kohë të ngrinte shtetin islam, nuk do të kishte pasur kohë të mësonte sahabët dhe umetin e tij.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free