Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

A ka gjynah një vajzë kur refuzon për martesë ?

E vetmja arsye është se ka frikë për shkak se sot po ndodhin shumë gjëra? Përgjigja: Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Një nga vendimet më serioze në jetën tuaj, padyshim, është zgjedhja e bashkëshortit. Është kjo arsyeja se përse ju duhet të kujdeseni dhe ta keni këtë gjë në qendër të vëmendjes. Prandaj edhe të pasurit frikë para këtij hapi, që konsiderohet vendimtar në jetën tuaj, është normale. Por çdo gjë e ka edhe kufirin e vet, prandaj edhe frika juaj nuk lejohet ta tejkaloj normalen. Për këtë themi se femra nuk ka mëkat nëse refuzon martesen me një person për shkak se ndien në vete frikë se nuk do të ketë sukses kjo martesë dhe nuk është e qetë të marrë vendim të tillë.E tërë kjo pas faljes së namazit të istiharës, lutjes së Allahut, interesimit ndaj personit i cili e kërkon atë për martesë, pastaj këshillës me të tjerët, atëherë ajo për këtë refuzim nuk ka mëkat. Por, gjithashtu, duhet ta kuptosh se martesa e lumtur nuk duhet të paramendohet vetëm ajo martesë ku nuk ka fare probleme dhe e tëra është me gëzim e hare, pasiqë martesa është pjesë e jetës dhe në jetë njeriu patjetër do të ballafaqohet me sprovime, probleme e fatkeqësi. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.” (Bekare 155)Atëherë edhe në martesë duhen të jenë evidente këto. Allahu e di më së miri.