Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

PIKAT E NDRYSHME TË LINDJES DHE PERËNDIMIT TË DIELLIT

“Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.” (Kur’an 70:40) “Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve” (Kur’an, 37:5) “Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve” (Kur’an, 55:17) Siç mund të dallohet, në ajetin e mësipërm fjalët lindje dhe perëndim përdoren në kuptimin shumës. Për shembull, fjala “mashariq” e përdorur në ajetin e parë për “lindje” dhe fjala “magharib” e përdorur për “perëndim” janë në formën e shumësit, që tregojnë se janë dy nga secila. Fjalët “mashriqayn” dhe “maghribayn” në ajetin e fundit përdoren për dy lindje dhe dy perëndime. “Mashariq” dhe “magharib” gjithashtu do të thotë vendi ku Dielli lind dhe perëndon. Prandaj, ajetet e mësipërme i referohen pikave të ndryshme të fillimit dhe përfundimit të ditës. Gjithashtu është e denjë të vini re se në ajetin e parë betimi bëhet nga Zoti i “lindjeve dhe perëndimeve”. Boshti rreth të cilit rrotullohet toka është në një kënd prej 23° 27'. Për shkak të këtij këndi dhe formës sferike të Tokës, rrezet e dritës nga Dielli nuk e qëllojnë gjithmonë në të njëjtin kënd. Kjo do të thotë se për shkak se rrezet e Diellit bien mbi atë zonë nga kënde të ndryshme, dikush që është larg ekuatorit do ta shoh lindjen e Diellit nga kënde të ndryshme të lindjes dhe perëndimin nga kënde të ndryshme të perëndimit. Sa më larg ekuatorit që është ai person aq më shumë pika të ndryshme për lindjen dhe perëndimin e diellit do të identifikojë. Dikush në ekuator, megjithatë, do të vërej se Dielli gjithmonë lind dhe perëndon në të njëjtin vend, meqë rrezet e Diellit gjithmonë bien pingul aty. Duke patur parasysh se Gadishulli Arabik nuk është larg ekuatorit, do të dukej e pamudur që një vëzhgim i tillë të bëhej atje. Kjo, për shkak se dikush në atë rajon do të shihte se Dielli gjithmonë lind në të njëjtën pikë, dhe gjithmonë perëndon në të njëjtën pikë. Shprehja në lidhje me lindjen dhe perëndimin në ajetet e mësipërme mund të tregoj lindjen dhe perëndimin e Diellit në pika të ndryshme. (Allahu e di më së miri)