Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Sorrat, vajza dhe diamanti

Shumë njerëz e shohin sorrën si ters dhe ndjellëse e fatkeqësive, por në fakt shpendi i sorrës njihet si një nga shpendët më të zgjuar. Zoti e përmend sorrën në Kuran pikërisht në kuadër t zgjuarsisë. Në fillimin e historisë së njeriut mbi tokë, pas konfliktit mes Kabilit dhe Habilit, ku ky i fundit mbeti i vrarë nga i vëllai, Zoti dërgoi një sorrë që ti mësojë si varroset njeriu.
Pak kohë më parë, në Angli ndodhi një ngjarje shumë e çuditshme, e cila u bë objekt i stacioneve më të njohura si BBC etj...
Një vajzë e vogël angleze, Gabi Man, për katër vite me radhë, që kur ishte katër vjeçe dhe deri tani që është tetë, ishte mësuar që çdo ditë të nxjerrë ushqim tek kopështi i saj për ta ngrënë sorrat. Përveç ushqimit, sorrat filluan të familjarizohen edhe me vetë vajzën e cila u shërbente kaq me korrektësi çdo ditë. Për katër vite sorrat prindër dhe ato fëmijë shihnin të njëjtën vajzë që u ofronte ushqim dhe mesa duket edhe ato e donin vajzën e vogël. Ajo që e tregon këtë është se sorrat filluan të sillen çuditshëm, gjë e cila tregon dhe zgjuarsinë e këtij shpendi. Pothuajse çdo ditë, sorrat filluan ti sjellin nga një dhuratë vajzës, dhuratë të cilën ia hidhnin tek kopshti, tek vendi ku ushqeheshin. Sa herë që gjenin diçka që sipas tyre kishte vlerë, ia hidhnin vajzës tek ballkoni. Herë i sillnin një kapele për fëmijë, herë një kukull, herë kopsa të ndryshme, vida, e kështu me radhë.
Por, ajo që bëri që kjo ngjarje të marrë dhenë, ishte se një ditë i sollën një copë diamant, të cilën ia kishin lënë në tabakanë ku vajza u ofronte ushqimin. Që në atë çast, lajmi i sorrave mori dhenë duke u përhapur në të gjithë Britaninë.
Me këtë gjest, sikur sorrat donin ti kthejnë të mirën vajzës.
Nuk e dimë me siguri nëse sorrat janë kaq të zgjuara saqë ta shpërblejnë vajzën në një mënyrë kaq xhymerte, mund të jetë diçka rastësore, ama edhe nëse është rastësi kjo puna e diamantit, përmban një mesazh të fuqishëm: E mira nuk humbet kurrë, edhe nëse i bëhet një sorre!
E mira i ka rrënjët e forta në tokë, degët lart në qiell dhe jep fruta në çdo kohë. Një nga ligjet e Zotit në këtë botë është se e mira duhet ti kthehet patjetër atij që e bën. Kjo ngjarje është rreze shprese për çdo njeri i cili beson tek të bërit mirë, për çdo njeri që i bën mirë qoftë dhe një kafshe apo shpendi.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free