Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

letra e fundvitit

Në natën e fundvitit, një shkrimtar i vjetër u ul në tavolinën e tij, mori pendën dhe shkroi disa ngjarje të rëndësishme që i kishin ndodhur atë vit.
 
Ai shkroi për operacionin në tëmth i cili për disa muaj e kishte lidhur për shtrat. Shkroi se tashmë kishte mbushur gjashtëdhjetë vjeç dhe se kishte hequr dorë nga profesioni në shtëpinë botuese ku kishte punuar për tridhjetë vite. Shkroi se atë vit i kishte vdekur babai, ndërsa djali nuk e kishte kaluar vitin në fakultetin e mjekësisë për shkak të një aksidenti me makinë ...
 
Në fund të faqes, ai shkroi: ”Ah çfarë viti i mbrapshtë!”
 
Më pas në dhomë hyri gruaja e tij, iu afrua pranë dhe duke i qëndruar tek supet lexoi çfarë kishte hedhur në letër burri i saj.
 
Krejt qetësisht, ajo doli nga dhoma dhe pas disa minutash u kthye sërish me një letër në dorë, të cilën e vuri pranë letrës së “vuajtjeve dhe telasheve”.
 
Shkrimtari mori letrën dhe filloi ta lexoj:
Këtë vit, që po na lë, u shërova nga dhimbjet që më shkaktonte tëmthi, nga të cilat kisha vuajtur për vite të tëra.
Tashmë kam mbushur gjashtëdhjetë vjeç dhe gëzoj shëndet të plotë. Fakti që dola në pension, do të thotë se jam krejt i lirë për t’iu përkushtuar shkrimit dhe librave të rinj që presin dritën e botimit.
Im atë jetoi tetëdhjetë e pesë vjeç dhe ndërroi jetë paqësisht, pa vuajtje dhe dhimbje.
Im bir shpëtoi nga një aksident automobilistik dhe u shërua shumë shpejt pa pasoja.
Në fund, letra mbyllej me fjalët: “Ah çfarë viti i bukur, ku fatbardhësia triumfoi ndaj fatkeqësive!”
 
- Në vend që të rrëmoni për fatkeqësitë dhe telashet e juaja, rrëmoni për dobitë dhe të mirat që sollën ato në jetën tuaj!
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free