Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

I vinte ere misku

Ibën Xhevzij në librin e tij "El-Mev'idhah" ka përmendur ngjarjen e një djaloshi të varfër që mirrej me tregëti, që jetonte një jetë të varfër, mirëpo zemra e tij ishte e pasur me iman. Thotë: Shetiste djaloshi nëpër rrugët e qytetit për të shitur mallin e tij që posedonte. Në qytetin ku djaloshi shiste mallin jetonte një lavire, që nuk ndalej në shfaqjen e trupit të saj duke i provokuar njerëzit. Një ditë djaloshi kalon kah dera e shtëpisë së kësaj lavire. Papritmas, ajo shfaqët tek dera e shtëpisë së saj dhe e pyete djaloshin per mallin e tij dhe kerkoi prej djaloshit që të hyjë në shtëpinë e saj për ta shikuar mallin që kishte për shitje. Djaloshi duke mos e ditur kurthen e kësaj lavire hyri në shtëpinë e saj për të ekspozuar mallin e tij. Befas, gruaja ia mbyll derën dhe e thërret djaloshin që të bëjë imoralitet. Në këtë moment djaloshi besimtar u gjend në një pozitë të palakmueshme dhe filloi të bërtas: Mos e beftë Allahu...! Në këtë moment filloi të kujtojë gjendjen e tij pasi të shkojnë kënaqësitë momentale, dhe mbetet turpi dhe shkatërrimi. Kujtoi Ditën kur do të dëshmojnë për te gjymtyrët për veprimet e tyre në haram, këmba e cila ka ecur në haram, dora e cila ka prekur haram, gjuha me të cilën ka folur haram dhe çdo pjesë e vogel e trupit të tij kur do të deshmojë kundër tij. Pastaj, kujtoi nxehtësinë e zjarrit të xhehenemit dhe denimin e All-llahut. Kujtoi Ditën kur të lidhen zinaqarët për zjarr të xhehenemit dhe do të rrihen me kamxhik të nxehtë prej hekuri. Dhe në qoftë se kërkon ndonjeri nga ata ndihmë, u thojnë Melaqet: "Ku ka qënë ky zë kur ju qesheshit dhe gëzoheshit me një gëzim të madh dhe nuk frikoheshi nga shikimi i All-llahut dhe nuk kishit turp prej Tij?! Pastaj, kujtoi fjalën e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Pasha All-llahun sikur ta dinit atë që di unë pak do të qeshënit dhe shumë do të qanit. Pastaj, kujtoi ngjarjen e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur një ditë pa në ëndërr burra dhe gra lakuriq në një vend të ngushtë sikur furrë zjarri. Fundi i saj i gjërë, kurse gryka e saj e ngushte. Ata bertitnin aty dhe leshonin zë të tmerrëm, kurse atyre u vinte zjarri nga poshtë. Sa herë qe i kapte kjo flake, leshonin një bertimë të madhe dhe të trishtushme nga nxehtesia e madhe. Kur e pyeti Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Xhibrilin alejhi selam se kush janë këta njerëz, ju përgjigj se këta janë lavirët dhe laviret dhe ky eshte denimi i tyre deri në Ditën e Gjykimit, kurse denimi në botën tjetër është edhe më i dhimbshëm. Pastaj i tha vetja e tij: Bëre dhe pendohu...! Por jo, u kthye e tha: Kërkoj mbrojtje prej All-llahut prej shejtanit të mallkuar! Si të shikoj një grua të huaj, që nuk me lejohet ta shiqojë atë?! Pasha All-llahun që qendron lartë mbi ne dhe na shiqon neve, si turpërohemi para krijesave dhe fshihemi prej tyre, kurse i bëjmë mëkatet haptas para Krijuesi?! Pastaj, djaloshi mbeti i heshtur për një moment duke menduar per dalje nga kjo situatë dhe filloi te shikojë kah dera për dalje. Por, lavirja sa e pa këtë filloi te bertas dhe filloi ta kërcenojë duke i thënë se në qoftë se nuk e bënë atë çka po dëshiroj prej teje, do të thërras njerëzit dhe do t'u them atyre se ky djalosh me sulmoi ne shtëpinë time dhe pastaj çka te pret ty vetëm se vdekja ose burgu?! Filloi djaloshi besimtar të dridhet nga frika prej Allahut. Kur e pa se nuk ka dalje nga kjo, mendoi që të bëjë një dredhi për të shpëtuar nga ky kurth. Mori leje nga kjo grua e pandershme që të hyjë në nevojtore. Hyri aty dhe mendoi të arratiset nga dritarja. Mirëpo, pa se dalja nga dritarja është e pamundur. Pastaj, nuk kishte mundësi tjetër përveç se të ndyhet me ndytësirë vetëm e vetëm që mos të bie në imoralitet. Shikoi tek vendi ku kryhet nevoja, hapi kapakun dhe filloi ta ndyejë trupin me ndytësirë. Pasi u ndot krejtësisht hapi derën dhe doli tek ajo. Në momentin kur e pa lavirja në këtë gjëndje u trishtua dhe filloi të bërtasë: Budalla... budalla...! Ia hodhi mallin e tij mbi fytyren e tij dhe ia hapi derën që të dilte nga shtëpia e saj. Pasi doli djaloshi në këtë gjëndje, filloi të ece nëpër rrugët e qytetit në drejtim të shtëpisë së tij, kurse fëmijet e rrugës filluan duke u qeshur dhe tallur me te, duke i thënë: budalla... budalla... Kur mbrriti në shtëpi hoqi teshat e ndotura dhe u pastrua. Nga trupi i tij filloi të ndihet erë misku dhe kjo erë nuk ju nda nga trupi i tij deri në vdekje.