Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kush eshte i varfer e kush i pasur

Tregohet se një ditë, një njeri me bashkëshorten e tij ulen duke ngrënë një pulë të pjekur. Një lypës shkon te dera e tyre dhe kërkon lëmoshë. Ai njeri del te dera dhe me tërbim dhe britmë e dëbon. Kalojnë ditë të shumta dhe ky njeri varfërohet,dhe nga varfëria detyrohet që ta lëshojë gruan e tij. Pastaj kjo grua martohet me një njeri tjetër. Kjo grua ulet me bashkëshortin e saj dhe hante pulë të pjekur. Në atë moment një lypës troket në derë. Burri i thotë bashkëshortes: “Merre këtë pulë dhe jepja lypësit.” Kure e hap derën e sheh se lypësi ishte burri i saj i parë. Ia jep pulën dhe kthehet brenda në shtëpi duke qarë. Burri e pyet se përse po qante, e ajo i tregon se lypësi ishte burri i saj i parë. Pastaj ia tregon rastin se si e njëjta gjë i kishte ndodhur me burrin e saj të parë dhe derisa kishte qenë duke ngrënë pulë, kishte ardhur një lypës, por ai e kishte dëbuar me britmë. Burri i thotë asaj: “Po pse po habitesh? Për Zotin unë jam ai lypësi i parë (i cili më ka dëbuar)!”

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free