Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Te jesh optimist

Përshëndetje atyre që bëjnë jetë të rëndomtë


Kur shkrimtari Riçard Paul shkroi librin e tij të parë, asnjë shtëpi botuese nuk ia hapi derën që libri i tij të shohë dritën e diellit. Pas kushedi sa orvatjesh të pashpresa, ai vendosi ta botojë me shpenzimet e veta. Ndërkohë që libri sapo ishte botuar, rastisi që në qytet të organizohej një panair ndërkombëtar i librit. Organizatorët e panairit kishin sjellë një podium të posaçëm për shkrimtarët më të mëdhenj në pjesën më të dukshme. Që aty, ata do tu firmosnin blerësve librat e tyre. Riçardit nuk i erdhi mirë që vetëm ata do të ishin në qendër të vëmendjes së publikut. Ditën e tretë të panairit, Riçardi vuri re se të gjithë shkrimtarët e famshëm kishin zënë vendet e tyre, përveç njërit, i cili mesa duket nuk kishte ardhur. Pa hezituar aspak, Riçardi shkoi dhe u ul tek karrigia bosh, i shtyrë nga dëshira për të përmbushur ëndrrën e tij. Me vete, ai mbante një çantë me disa kopje të librit të tij të sapo botuar.
Ndërkohë, prezenca e tij në një linjë me shkrimtarët më të njohur nuk mund të mos binte në sy nga organizatorët. Njëra prej tyre iu afrua për tu siguruar në identitetin e tij, por para se ajo të thotë diçka, Riçardi, shoqëruar me një shikim gjithë besim në vetvete i tha:”U kërkoj ndjesë për vonesën!”
Zonja në fjalë u vu në siklet dhe nuk mund ti thotë asgjë më tepër sesa:”A t’ju sjell diçka për të pirë?”
Në panairin e një viti më vonë, Riçardi zinte vendin e parë në panair, pasi libri i tij ishte renditur nga New Yourk Times në vendin e parë si bestseller.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free