Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ne koma ne emer te Rep-it

Ndiqeni kete histori te dhimbshme dhe le te jene mesim fjalet e kesaj Nene per te gjithe,
e sidomos per moshataret e djalit te saj qe jane shume te dhene pas muzikes rep, e cila eshte kthyer ne nje lufte mes bandash:
Do ju bëja thirrje gjithë bashkëmoshatarëve të tij të kenë kujdes. Jeta është e bukur.
Denit i kanë ardhur shumë shokë, por tani u bë kohë e gjatë dhe secili shikon punën e vet.
Shoqëria është e përkohshme, familja është e përjetshme. Jeta
është shumë e çmuar”...



 Denisi nuk e di që sot është ditë e martë. Nuk e di që motra, Dona,
ka fituar shkollën e lartë, apo që babai ka ndërruar punë. Nuk e di që gjyshi nuk jeton më.


As që Xheni, djali i hallës, e lindi çunin që mezi priste ta merrte në krahë.
Denisi nuk e di që dy ditëlindjet e fundit i ka kaluar i shtrirë në shtrat.

15 thikat e ngulura në trup më 28 prill të 2010-ës, gjatë një sherri mes grupesh reperësh,
e kanë lënë Denin, siç i thërrasin të gjithë, të gjallë, por pa jetë.   

“Prej 25 muajsh, Denisi është kështu. Falenderoj Zotin që është gjallë,
por në moshën 18-vjeçare të mos gëzosh jetën është mjaft e vështirë për ne familjarët”, shprehet nëna.

Jeta ka ndryshuar kryekëput në familjen Dollapaj. Prej 2 vitesh, ai është bërë krevat,
ku zonja Xhevahire fle me këmbën e të birit shtrënguar në gji.
Në këtë familje çdo sekondë i dedikohet Denit i cili ka nevojë për shumë kujdes:
“Do kujdes se po hapi plagën kalon në operacion e trupi kalbet.
Imagjinojeni po të rrini shtrirë në një dyshek për kaq shumë kohë.”

Shpresa është ajo që shoqëron ardhjen e çdo dite të re. Shpresa se Deni do bëhet më mirë.
Ajo është forca që fshin çdo mëngjes kalvarin e dhimbjes dhe stërmundimit të një dite më parë.  

“Mendimi i parë i çdo dite është “shyqyr që djali është mirë, që më qeshi” dhe lutje”, shton nëna.

Dy vite më parë, për ata që e njohin, Deni ishte 18-vjeçari simpatik, plot me dashuri për jetën,
për familjen, për shokët, për muzikën. Tani ai është në koma të zgjuar, viktimë e një sherri mes grupesh për preferenca muzikore.

“Në fillim ishte krejtësisht i dobësuar dhe me plagë kudo, në mushkëri dhe pranë zemrës.
Zemra e tij ka qenë në duart e doktorit në kuptimin e parë të fjalës, ia nxorri nga trupi dhe bëri operacionin më pas.
Në fillim kisha frikë ta prekja me dorë djalin, tani ka nevojë për fizioterapi”, shprehet nëna e ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.

“Do ju bëja thirrje gjithë bashkëmoshatarëve të tij të kenë kujdes. Jeta është e bukur.
Denit i kanë ardhur shumë shokë, por tani u bë kohë e gjatë dhe secili shikon punën e vet.
Shoqëria është e përkohshme, familja është e përjetshme. Jeta është shumë e çmuar”, është mesazhi i Xhevahire Dollapajt.



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free