Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Eremiti dhe ndihma e Zotit

Ai, njihej si eremit i madh në fshat, të gjithë e merrnin për model, për shkak të respektimit të normave dhe dispozitave fetare. Të gjithë e pyesnin për çështjet e fesë dhe i vlerësonin sjelljet e tij.
Një ditë, një stuhi dhe tufan i madh e përfshiu fshatin, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Vetëm ata që kishin varka në shtëpi arritën të shpëtojnë gjallë.
Disa fshatarë që kishin varkë, kaluan pranë kasolles së eremitit me qëllim që ta shpëtojnë, pasi akoma nuk kishte arritur vala e madhe e përmbytjes.
Ai doli dhe u tha:”S’ka fare nevojë! Do të më shpëtojë Zoti.”
Më pas, erdhën fshtararë të tjerë që ta shpëtojnë, por ai u përsëriste të njëjtat fjalë:”Do të më shpëtojë Zoti! Shkoni ju dhe mos u bëni merak për mua!”
Kaloi dhe varka e fundit, njerëzit e të cilës përpiqeshin të shpëtojnë kokën nga ajo gjëmë e madhe. Edhe ata qëndruan tek kasollja e eremitit, i cili me ti parë, u tha:”Shkoni, shkoni! S’ka nevojë fare tu ngushtoj! Do të më shpëtojë Zoti! Hajt rruga e mbarë!”
Pasi stuhia dhe tufani përfunduan, shiu u ndal dhe niveli i ujërave ra ndjeshëm, fshatarët u kthyen në shtëpitë e tyre. Teksa kërkonin për të mbyturit, mes viktimave të shumta, ata gjetën dhe eremitin e gjorë. Mes të mbijetuarve, u hap një debat i ashpër. Si ishte e mundur që të mbytej ai njeri aq i mirë? Ku ishte Zoti? Përse nuk e shpëtoi?
Disa, vendosën të braktisin fenë për këtë ngjarje të rëndë.
Më në fund, u shfaq një djalë i ri, i mirë arsimuar dhe besimtar, i cili u tha:”Kush u tha se Zoti nuk e shpëtoi? Zoti e shpëtoi tre herë, kur dërgoi tre familje të ndryshme të cilat i ofruan ndihmën e tyre për ta marrë në varkë. Ishte ai vetë që nuk donte të shpëtonte.”
Zoti nuk na ndihmon me forma mitike dhe iluzionare, siç mund të duam ne. Për çdo gjë, ai cakton shkaqe dhe njeriu i mençur dhe besimtari i vërtetë, duhet ti respektojë këto ligje.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free