Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Lojrat e fatit në Islam

Si cilësohen në Islam ?

Nga karakteristika pozitive të Islamit, e që kishte për qëllim t'u lehtësojë jetën njerëzve, është fakt se çdo haram e ka zëvendësuar me diçka të mirë këtë e qartëson Ibni Kajjimi:

U'a ndaloi kërkimin e fatit nga shigjetat dhe u'a zëvendsoi duanë e Istihares.

U'a ndaloi kamatën por u'a lejoi tregtinë.

U'a ndaloi bixhozin por zëvendësoi me gara të dobishme në fe.

Islami lejon lojën e rekreimin mirëpo ndalon çdo gjë prej tyre që kombinohet me bixhoz, gjegjësisht me gjëra ku lojtari fiton ose humb.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

"Kush i thotë shokut të vetë hajde të luajmë bixhozë, duhet të japë Sadaka."

Muslimanit nuk i lejohet që nëpërmjet bixhozit të dëfrehet, të zbavitet dhe t'a kalojë kohën e lirë.

Atij gjithashtu nuk i lejohet që nëpërmjet bixhozit të fitojë.

Urtësia e madhe dhe qëllimet e madhëruara qëndrojnë pas ndalimit Islam të bixhozit:

1.Islami dëshiron që muslimani të fitojë nëpërmjet ligjeve të Zotit, kurse bixhozi është larg saj.
2.Në islam pasuria e muslimanit është e shenjtë ajo mund të merret vetëm në mënyrë të ligjshme.
3.Në raste të këtilla lind armiqësi dhe urrejtje. Allahu xh.sh. shumë mirë na këshillon në Kur'anin famëlartë duke e cilësuar kumarinë si pisllëk djallëzor.:
"Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, tíju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?" ( Maide: 91 )
4.Humbësin e nxit që të luaj ende kështu që në këtë mënyrë harxhon edhe më shumë.
5.Nëpërmjet bixhozit humbë koha e mundi, njerëzit shëndrrohen në përtac, marrin prej jetës e nuk japin, harxhojnë e nuk prodhojnë.

Bixhozi gjithmonë e largon lojtarin nga obligimet e tij ndaj Zotit ndaj vetës, ndaj familjës dhe ndaj popullit.

Ndodhë që adhuruesi i tavolinës së gjelbërt të shes fenë, nderin e vatanin.

Sa të sinqerta e të madhëruara janë fjalët e Kur'anit kur alkoolin dhe bixhozin i cilëson identik, ngase dëmet e tyre e kaplojnë individin, familjen, vatanin dhe moralin.

Allahu xh.sh. thotë:

90. O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. ( Maide: 90 )

Gjithëashtu edhe llotaria është një prej formave të bixhozit, dhe për këtë shkak ndaj saj nuk duhet të ketë plagështi e lejim në emër të asociacioneve humanitare, dhe qëllimeve njerëzore.

Ata që e lejojnë llotarinë me këtë pretekst, u ngjajnë atyre që tubojnë kontributë vullnetarë për qëllime të tilla nëpërmjet vallëzimit të ndaluar dhe artit të ndaluar.

Humbja e kohës pasojë e lojrave të fatit:

Koha është një prej begative më të çmueshme dhe më të mëdha që Allahu xh. sh. i'a fali njeriut. Rëndësia e kohës shihet edhe në faktin se Allahu xh. sh. është betuar në kohën në Kur'anin famëlartë ku thotë:

Suretu 'Asr

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Pasha kohën!
2. Nuk ka dyshim njeriu është në një humbje të sigurt.
3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin të përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.

Poashtu edhe i dërguari i Allahut Muhammedi alejhi selam në disa hadithe ka treguar për rëndësinë e kohës dhe të moshë së re të njeriut në veçanti, sepse kjo moshë është mosha e vitalitetit dhe fuqisë.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

"Dy begati i neglizhojnë shumë njerëz: shëndetin dhe kohën e lirë."

Poashtu në një hadith tjetër transmentohet se ka thënë:

"Nuk do të lëvizë këmba e asnjë robi Ditën e Kiametit, derisa të pyetet për katër çështje: Për jetën se si e kaloi. Për rininë se si e shfrytëzoi. Për pasurinë se nga e fitoi dhe ku e harxhoi. Për diturinë se si punoi me të."

Pra koha ka vlerë dhe rëndësi të madhe për njeriun, sepse Allahu xh. sh. nuk ka krijuar për kot, nuk na e dha moshën e rinisë krejt vitalitet dhe aftësi e fuqi për të bërë çudira që t'a harxhojmë pa mos pasur asnjë dobi, dhe pa mos lënë asnjë gjurmë në jetën e njeriut dhe në shoqëri.

Nuk ka dyshim se një nga problemet evidente të rinisë islame në veçanti, është moskujdesi ndaj kohës dhe shfrytëzimi i saj.

Disa të rinjë, kohën e humbin duke qëndruar pa gjumë deri në orët e vona të mbrëmjes për shkak mbrëmjeve gazmore, zbavitjeve, lojrave të bixhozit, bisedave të pahijshme etj.

Një mendimtarë bashkëkohorë islam prof. Mustafa Tahhan j'a sesi e këshillon rininë:

"Brezi i ri Islam i cili tenton mbi vete të marrë synimin e reformës dhe ndryshimin rrënjësor të ummetit islam në drejtim të së mirës, domosdo duhet pasur kujdes ndaj çështjes së kohës në veprimin dhe aktivitetin e tij.
A thua do të mund të arrij sukses në rast se në mesin e tyre janë më shumë prej tyre të cilët çështjen e kohës e kanë lënë pas dore? Apo prej atyre të cilët nuk e lejojnë hapjen e kësaj teme?"

I riu/e reja muslimanë së pari duhet të ketë parasysh se Allahu xh.sh. është betuar në kohën, që do të thotë se koha ka vlerë të madhe, për atë duhet të ketë kujdes dhe të mendohet mirë që mos e kalojë kot dhe mos e humb në gjëra të parëndësishme, siç janë lojrat e fatit.

Njëashtu mendimtari bashkëkohor Mustafa Tahhan thotë:

"Vetëm njeriu i qytetëruar që i çmon vlerat e veta dhe të kohës, do të mund të bëjë mrekullira dhe lehtë të dominoj në ardhmërinë e kohës. Për dhjet vjet Japonia arriti që nga izolimi vetjak të arrij në rangun më të lartë të popujve të përparuar industrial..."

Kuptohet, Japonia këtë e arriti me anë të vlerësimit dhe të rrespektimit të kohës.

Si vepra të dëmshme dhe të ndaluara nga Allahu xh. sh. përveç alkoolit dhe hedhjes së shigjetës për fallë janë të ndaluara pra dhe bixhozi e tiketat e bastoreve sportive.

Bixhozi është ndër veprat më të dëmshme dhe shumë të rrezikshme të cilën Islami rreptësisht e ndalon.

Bixhozi do të thotë çdo lojë në të cilën pjesëmarsit luajnë me pare apo me ndonjë pasuri tjetër dhe në të cilën lojë patjetër duhet që dikush të fitojë e dikush të humbë.

Bixhozë është njëra nga zullumet më të mëdhaja dhe padrejtësi më e madhe.Ngrënja e pasurisë së huaj në këtë mënyrë është një e vepër shumë e shëmtuar e cila është e gjykuar për shkatërrim.

Allahu xh. sh. thotë:

"Dhe mos e hani pasurinë e njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjyakatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)." ( Bekare: 188 )

Nëpërmjet bixhozit ai që fiton i bën zullum padrejtësi atij që humbë, e hanë pasurin e tij në mënyrë të padrejtë.

Bixhozi sipas islamit është një vepër shum e urrejtur dhe rreptësisht e ndaluar haram dhe sipas mësimeve islame numrohet ndër gjynahet më të mëdhaja sepse në të të gjithë pjesëmarsit në lojë mundohen të fitojnë në dëm të tjetrit.

Sa i përket pjesës ku flet për statistikat në lidhje me lojërat e fatit ose bixhozit, pronari i kazinos më të madhe në Las Vegas ka bërë një deklaratë ku thotë:"Bixhozi eshte denim per ata qe nuk e dine matematiken", ku e ben mjaft te qarte faktin se ai qe luan eshte gjithmone humbes...

Allahu e di më së miri!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free