Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

lexojeni sepse eshte shume e bukur...

Kur shkova ate nate ne shtepi, gruaja ime me sherbeu darken. I kapa doren dhe i thashe se kisha dicka per t'i thene.Ajo u ul ne karrike dhe filloi te hante qetesisht. Veshtrova dhembje ne syte e saj. Nuk dija si te hapja gojen serish por duhet t'ia thoja ate qe kisha ne mendje.
"-Dua divorcin" i thashe. Ajo nuk u duk e shqetesuar, dhe m'u pergjigj butesisht "-Pse?"
Iu shmanga pyetjes se saj. Kjo e beri te nervozohej.
Hodhi lugen qe mbante ne dore dhe uleriti "
-Ti nuk je burre".Ate nate nuk i folem njeri tjetrit.
Ajo po qante, donte te dinte c'kishte ndodhur me martesen tone. Dhe pergjigja ishte se zemra ime i perkiste dikujt tjeter, i perkiste te dashures dhe per gruan ndjeja vec meshire.
Me nje ndjenje faji hartova nje marrevshje ku i lashe gruas shtepine tone, makinen dhe 30% te aksioneve te kompanise. Ajo e lexoi dhe e grisi ne qindra copeza. Njeriu qe kisha ndare 10 vjet me te,tani ishte kthyer ne nje e huaj. Me erdhi keq per kohen e saj te humbur dhe energjite e shpenzuara kot, por nuk mund ta ktheja mbrapa ate qe e  kisha thene, doja te dashuren tashme. Filloi te qante me te madhe, dicka qe e prisja. Ta shihja te qante ishte si nje lloj lehtesimi per mua, duke qene se ideja e divorcit me kishte torturuar per jave me rradhe. Diten tjeter shkova ne shtepi shume vone dhe e pashe te shkruante dicka. Nuk e pyeta dhe shkova te flija pas nje dite te ngarkuar ne pune dhe me te dashuren. Ne mengjes me dha marreveshjen e saj te divorcit, nuk donte asgje prej meje pervecse nje muaj vemendje. Kerkoi qe ne ate muaj te perpiqeshim te benim nje jete normale dhe arsyeja e saj ishte shume e thjeshte:djali yne kishte provime ate muaj dhe nuk donte qe divorci yne te ndikonte tek ai. Kjo ishte e pranueshme per mua, por ajo kerkoi edhe dicka me shume. Donte ta ngrija ne krahe cdo mengjes nga krevati deri tek dhoma e ndenjes ashtu sic kishim bere ne ditet e para te marteses sone. Mendova se ajo po çmendej, gjithsesi pranova. Kur ia tregova kete te dashures, filloi te qeshte me te madhe dhe iu duk absurde. Une dhe gruaja ime nuk kishim pasur kontakte fizike per nje kohe te gjate.
Kur e ngrita ne krahe diten e pare, djali yne erdhi mbrapa nesh dhe bertiti i lumtur -"Babi po ngre mamin ne krahe".
U ndjeva shume ne faj ne ato momente. Eca me te ne krahe per rreth 10 metra. Ajo me tha me ze te ulet"Mos i trego djalit tone per divorcin" . Serish vura re dhembje ne syte e saj. Diten e dyte ishte e lehte per ne. Ajo u mbeshtet ne gjoksin tim dhe munda te ndjeja parfumin e saj. Kisha kohe qe nuk e shihja me si femer. Vura re se nuk ishte me e re, floket i ishin bere gri dhe rrudhat i ishin shtuar. U ndjeva keq per ate cka i kisha bere. Ne diten e katert kur e ngrita serish ne krahe ndjeva njefare intimiteti te rikthehej. Ne ditet ne vazhdim filloi te rritej edhe me shume. Nje mengjes ajo po kerkonte cte vishte, por te gjitha rrobat i rrinin me te medha. Ne ate moment vura re sesa ishte dobesuar, ja pra pse e ngrija aq lehtesisht ne krahe. Ndjeva dhembje ne shpirt, ajo kishte mbledhur kaq shume vuajtje dhe lot ne zemren e saj. Pa vetedije iu afrova dhe i perkedhela floket. Ne ate moment vjen djali dhe thote " Babi eshte koha te ngresh mamin ne krahe". Kjo ishte bere tashme si pjese e jetes se tij. E ngrita serish, ajo me hodhi duart rreth qafes dhe cuditerisht u ndjeva si ne diten e pare te marteses. Diten e fundit te " marreveshjes" kur e ngrita serish ne krahe, nuk doja ta leshoja me.
Me pas shkova te takoja te dashuren.
"Nuk dua te divorcohem " - i thashe. Me pa, me vuri doren ne balle e me tha mos kisha temperature e ndaj flisja percart.
"- E degjove mire c'te thashe, nuk dua te divorcohem". Me dha nje shpulle dhe perplasi deren e iku. Martesa ime ishte bere e merzitshme sepse une nuk kisha vleresuar gjerat e vogla, jo sepse dashuria nuk ishte me. Shkova ne nje dyqan me lule dhe prosita nje buqete, ku ne nje shenim shkruajta " Do te te ngre ne krahe derisa vdekja te na ndaje". Vrapova ne shtepi me lulet ne dore dhe me buzeqeshje ne fytyre. Ngjita shkallet dhe ne krevat gjej gruan time ne shtrat....te vdekur....
Ajo kishte luftuar me kancerin per muaj me rradhe dhe une isha shume i zene me te dashuren , per ta vene re. Ajo e dinte qe do te vdiste shpejt , por donte qe ne syte e djalit tone une te mbetesha nje bashkshort i mrekullueshem...

VLERESOJINI GJERAT PERPARA SE TI HUMBISNI, SEPSE ATEHERE DO TE JETE SHUME VONE PER T’I KTHYER PAS…