Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pergojimet, perqeshja, ofendimet

 Siq e dimë disa nga çështjet më të përditshme në jetën tonë janë Thashethemet, Përgojimi, Bartja e fjalëve, Ofendimi etj.... por ne të tjerat nuk do t'i cekim vetëm këto kanë një peshë të madhe.
 
Le t'a shohim fillimisht se çka na thotë Allahu në Kur'an:
 
Suretu Humeze
 
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
 
1. Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit),
2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
3. E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm.
4. Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.
5. E çka dini ti se çíështë Hutame?
6. Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.
8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
9. Ata janë të lidhur në pranga!
 
-Thashethemet
 
Kjo temë vëllezër ka nji domethënje shumë të madhe në islam,sepse kemi shumë njerëz nga mjedisi jonë ku na jetojmë dhe veprojmë,të cilët mirren me muhabete të kota me thashethëna të pa vërteta.Mirren me hallet dhe gajlet e të tjerëve e po e lënë anash dhe e harojnë veten e vet.Pa marë parasyshë se cilët janë këta njerëz,ne po themi se nga ky lloj njerëzish kemi shumë nëpër trojet tona,të cilët dëm të madhë po i bëjnë vetes së vet,por i bëjnë dëm edhe të tjerëve,menjifjalë dëm i bëjnë gjithë shoqërisë.
 
Kur bisedohet rreth gibetit në Islam, gjithashtu mund të bisedohet edhe për një ves të cilin Islami rreptësisht e ndaloi, gjegjësisht për thashethemet. Ky nocion nënkupton përcjelljen e fjalëve prej njërit te tjetri duke shkaktuar grindje midis tyre, duke i prishur marrëdhëniet midis tyre ose duke i keqësuar edhe më tepër.
 
Që në fillim të periudhës mekkase, Kur’ani e ka kritikuar këtë dukuri të keqe:
“Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e përcjell fjalë ndër njerëz!” (Kalem, 10, 111)
Pejgamberi a.s. thotë:
“Ai që merret me thashetheme nuk do të hyjë në xhennet!”
 
Nemmâmi nënkupton atë që gjendet në mesin e shoqërisë, i dëgjon fjalët e tyre dhe pastaj merret me thashetheme, kurse katati nënkupton atë që i dëgjon bisedat pa dijen e biseduesve dhe pastaj merret me thashetheme.
Pejgamberi a.s. thotë:
“Më të këqij prej robërve të Zotit janë ata që merren me thashetheme, ata që i ndajnë të afërmit dhe ata që i njollosin të pastërtit.”
Për rregullimin e mosmarrëveshjeve dhe për ta çrrënjosur armiqësinë, Islami lejon ndërmjetësin përmirësues që t’i fshehë fjalët e këqija të të dyve e të shtojë fjalë të mira të padëgjuara prej asnjërit.
 
Në një hadith thuhet:
“Nuk është gënjeshtar ai që pajton dy veta me fjalë të mira ose shton fjalë të mira!”
Islami hidhërohet shumë me ata të cilët dëgjojnë fjalë të këqija dhe në shpejtësi i transmetojnë për të fituar diçka, për të bërë intrigë ose nga dëshira për shkatërrim e divergjencë.
Njerëzit e tillë nuk kënaqen vetëm me atë që e dëgjojnë, por të nxitur nga dëshira për shkatërrim, shtojnë e gënjejnë edhe më tepër se ajo që kanë dëgjuar.
Nëse dëgjojnë mirësinë, e fshehin,
nëse dëgjojnë të keqen, e përhapin dhe
nëse nuk dëgjojnë gjë, gënjejnë.
 
Ka hyrë një njeri te Umer Ibn Abdulazizi dhe ka thënë diç të urrejtur për një njeri, dhe në atë rast Umeri i ka thënë:
“Nëse dëshiron, do ta shqyrtojmë çështjen tënde; nëse gënjen, i përket grupit që ceket në ajetin:
“Nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtone mirë!” (Huxhurât, 6);
 
Nëse flet të vërtetën atëherë i përket grupit që ceket në ajetin
“Që është përgojues e përcjell fjalë ndër njerëz!” (Kalem, 11);
E nëse dëshiron, ne këtë mund ta falim!” Pas kësaj, ai i ka thënë: “Më fal o prijës i besimtarëve, nuk do ta përsëris asnjëherë!”
 
-Përgojimi
 
Shumë njerëz largohen prej mishrave të importuara, e sidomos atyre të konservuarave nga frika se mos janë therur në kundërshtim me parimet islame. Kjo gjë është për çdo lëvdatë por problemi qëndron se disa mishra iu janë fshehur njerëzve dhe sikur kanë hyrë ilegalisht në mesin e tyre.
 
Sekreti i kësaj qëndron se mishrat, prej të cilave u larguan njerëzit janë mishra konkrete, mishra që duken dhe të cilat nuk mund t'i fshihen kontrollit të tyre, sepse ai që e blen, ai edhe shqyrton apo diskuton ngrënien e tyre, derisa, për këto llojet tjera të mishit, konsumuesi i tyre nuk ka nevojë ta bëj këtë procedure, edhe pse që të dy quhen ngrënës, konsumatorë. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: “a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?". (Huxhurat, 12)
 
Ato janë mishra të njerëzve, ai është përgojimi…. Po, Allahu, subhanehu ve teala, e quajti kështu: "a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?". (Huxhurat, 12) dhe argumentet, që ndalojnë këtë dhe sqarojnë rrezikun dhe dëmet e saj janë të shumta.
 
Ibni Mes'udi transmeton: "Ishim tek Pejgamberi [alejhi selam], dhe kur shkoi një njeri, tjetri e përgojoi. Pejgamberi [alejhi selam], i tha: Pastroi dhëmbët! Tha: Për çfarë t'i pastroj? Unë nuk kam ngrënë mish? Tha: Ti ke ngrënë mishin e vëllait tënd". (Sahih sipas Shejh Albanit)
 
Njerëzit janë zhytur në këtë mëkat dhe argument më bindës për këtë se vet aktualitetin e njerëzve nuk ke; shef, se nëse ua urren dhe injoron këtë gjest të ndyrë, si shkelen ndalesat e Allahut, subhanehu ve teala duke t'u përgjigjur me një përgjigje, tashmë tradicionale në gjuhët e tyre: "A nuk po ke dëshirë të flasim?!".
 
Subhanallah! (I Lartëmadhëruar qoftë Allahu)! Sikur tërë të folurit është i përkufizuar vetëm në gjëra të ndaluara. Kush e mediton sado pak këtë frazë do ta kuptoj se sa shumë është copëtuar një trup i vetëm në vend se ta mbanin gjymtyrët njëra-tjetrën. Sikur ne nuk e kemi dëgjuar asnjëherë thënien e Pejgamberit [alejhi selam]: "Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit (Kiametin) le të flet mirë ose le të hesht!" (Buhariu, 6135)
 
Kjo është përgjigja e asaj tezeje të mëparshme, sepse nuk është vepër e mirë ta bësh një mëkat të tillë të madh dhe nëse nuk mund të thuash gjëra të mira, atëherë të paktën hesht sepse: "Kush ka heshtur ka shpëtuar".
 
Ndoshta të bie të pyesësh: Si mund që njerëzit e mirë të bien pre e këtij mëkati edhe pse ata janë njerëzit më meritor për largimin prej tij?
 
Të them: Ekzistojnë disa shkaqe, të cilat i kanë bërë të bien në këtë mëkat, në të cilat bashkëpjesëmarrës janë të gjithë njerëzit. Ato shkaqe janë:
 
Pajtimi me shokët dhe lajkatimi (xhentilesa, mirësjellja) me bashkudhëtar, te cilëve po t'ua mohonte këtë do te largoheshin prej tij dhe marrëdhëniet ndërmjet vete do te ftoheshin shume.
 
Hakmarrja. ?doherë qe hidhërohet prej dikujt hakmerret duke e përgojuar.
 
Ngritja e pozitës se vet duke nënçmuar dhe ulur nderin dhe pozitën e tjerëve.
 
Loja dhe epshet (kotësia, llafet e pa dobi). Ndoshta ka për qellim qe t'i bej njerëzit te qeshin ndërsa ai e bën këtë duke përqeshur filanin e filanen.
 
Zilia. Nëse njerëzit flasin mire për ndokënd, atëherë ai thotë: Jo, ai e ka këtë e këtë te mete. Unë e njoh me mire se ju dhe për ta arritur qëllimin e tij, respektivisht për t'iu ulur nderin atij, nuk ka rruge tjetër përveç se ta përshkruaj me te meta.
 
Papunësia dhe monotonia. Njeriu ne rastet e tilla nuk gjen kohe për tjetër përveç se për t'i përmendur te metat e njerëzve. Kjo për faktin se ai nuk e shfrytëzon kohen për ta përkujtuar Allahun, subhanehu ve teala, pastaj obligimet janë me te shumta se sa koha e lire dhe siç thonin te paret tanë: Nëse nuk e vë në punë (kontrollon dhe ve ne shërbim te fesë) nefsin (shpirtin urdhërues për te keq), atëherë ai të vë ty".
 
Pajtimi me kryetarin, drejtorin apo shefin për ta nënçmuar atë, qe ata nuk e done prej punëtorëve apo anëtareve te tyre, ne mënyrë qe te arrish grade dhe pozite tek ata.
 
Vëlla! Meqë ti shoqëron njerëz, te cilët nuk janë te shumte: i afërm, shok, mësues, fqi, andaj te kesh kujdes qe te mos i shohësh nesër para Allahut, subhanehu ve teala duke qëndruar para teje, do ta shohësh shokun, te dashurin, mikun duke kërkuar prej teje qe t'ua kthesh hakun e nderit te tyre, meqë ti ne këtë dunja i pate përgojuar.
 
-Përqeshja
 
Peqeshja me fene eshte largim nga Islami dhe dalje nga feja ne pergjithesi.Allahu subhane ve teala thote:
 
Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat''(Et-Teube:65-66)
 
Ky argumenton se perqeshja me Allahun subhane veteala me ajetet de te Derguarit e Tij eshte kufer,si perqeshja me njerin prej keta eshte eshte perqeshje me te gjithe.
 
Ata te cilet ulin njeshmerin e ALlahut subhane ve teala madherojne lutjen e te vdekurve dhe kur thiren qe te besojne ne nje Zot e te ndalohen nga shirku,nuk ia vene veshin asaj thirje,te gjitha keto ceshtje jane perqeshje,sikurse thote Allahu subhane ve teala:
 
E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?""Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!" (El-Furkan:41-42)
 
Ata u perqeshen me Muhamedin salAllahu alejhi ve selem sepse ky i largonte ata nga shirku.Eshte sot politesistet fyejne ..
 
Thot Allahu:
E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, (ElBekare-165)
 
Ai qe e don nje krijese sikurse Allahun eshte politeist.
 
Perqeshja me fene ndahet ne dy lloje
 
1)Peqeshja e hapet me fene:Sikurse ndodhi me ata te cilet zbriti ajeti,fjalet e te cileve ishin:Nuk kemi pare sikur keta shoket tane(sahabet)me barkemdhenj,e me genjeshtare,e me frikacak gjate luftimet ose ngjajshem me fjalet e perqeshesve.
Pataj fjala e tyre:Kjo feja e juaj eshte fe e peste,apo thenjia:Feja e juaj eshte fe budallenjve apo thenja:erdhen fetaret(ne menyre perqeshese)kur i shohin ata qe urdherojne ne te mire dhe ndalojne nga e keqja dhe shume thneje te tjera qe nuk mund ti numerojme e te cilat jane me te medha se sa te atyre per te cilet zbriti ajeti.
 
2)Perqeshja jo e hapet me fene:Eshte det i pafund,sikurse eshte berja me sy,njerrja e gjuhes,shtyrja me dore gjate leximit te Kuranit Sunetit te pejgamberit,gjate urdherimit ne te mira dhe pengimit nga te keqijat,keshtu eshte thenia e disave:Se Islami nuk vlen per shekullin e njezet,por ia vlen per shekujt e mesem dhe ai eshte prapambetje.
Ai i beri mizor gruas sepse lejoi shkurorizimin e saj dhe lejoi poligamine dhe thenja e tyre:Gjykimi me sistemet njerezore eshte me mire se sa gjykimi islam.
Pastaj i thone atij qe therret ne monoteizem dhe largon nga adhurimi i varrezave ''ekstremist'' ose ''fundamentalist'' ose deshiron te percaje xhematin e muslimanve ose se ai i takon medhehebit te 5.
Dhe fjale te ngjashme,te cilat ne realitet jane fyerje e fese e fetareve dhe perqeshje me besimin e vertete,Ve la havle ve la kuvvete il-la bilah.
Keshtu behet edhe perqeshja e tyre me sunetin e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem.
 
-Bartja e fjalëve
 
Hudhejfeja [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: bartësi i fjalëve nuk hyn në xhennet.” (Muslimi) Kurse ne transmetimin e Buhariut qëndron “ai i cili fshehurazi i ndëgjon fjalët pastaj i bartë ato nuk hyn në xhennet”
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “që është përgojues dhe banë fjalë ndër njerëz” (Kalem – 11)
 
Fjala nemime gjuhësisht d.m.th. : përshpëritje, lëvizje e lehtë.
 
Kurse kuptimi terminologjik është: bartja e fjalëve prej njërit te tjetri për për të shkaktuar përçarje.
 
Pra ai i cili e di se bartja e fjalëve është e ndaluar dënohet me privim nga xhenneti ashtu siç dënohet në jetën e varrit.
 
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranë dy varreve dhe tha: këta dy tash po dënohen, jo për diçka të madhe. Njëri prej tyre ka bartë fjalët ndër njerëzit kurse tjetri nuk është kujdesur nga stërpikja me urinë gjatë kryerjes së saj” (Buhariu dhe Muslimi)
 
Atij që dikush i sjell fjalë nga njerëzit duhet që të mos i besoj ato e as që të mendoj keq për atë që i janë bartë fjalët, as të mos mundohet t’i verifikoj ato fjalë, ta ndaloj dhe shëmtoj bartësin e fjalëve, e nëse nuk ndalet nga kjo vepër atëherë duhet ta urrej. Më pas të mos e bëj të njejtin gabim që e ka bërë bartësi i fjalëve duke i bartë fjalët e tij dhe kështu të bëhet i njejtë sikur ai.
 
E tërë kjo nëse nuk ka dobi fetare në bartjen e fjalëve, në të kundërtën bartja e fjalëve është vepër e preferuar ose e obliguar sikur ai i cili verën ndokënd që mundohet të nëpërkëmbë nderin e ndonjë muslimani ose pasurinë e tij me padrejtësi.
 
Utbiu ka thënë: ndëgjova një plakë duke këshilluar djalin e saj: ruaje fshetësinë dhe ke kujdes nga bartja e fjalëve sepse ajo nuk lë miqësi pa e shkatërruar as zili pa e ndezur atë.
 
Jahja ibën Ebi Kethir ka thënë: atë që e bën bartësi i fjalëve për një orë nuk mund ta bëj magjistari për një muaj.
 
Muaviu i tregoi Ahnefit disa gjëra që kishte ndëgjuar për të e Ahnefi e ndaloi atë. Muaviu i tha: më ka treguar njeri i besueshëm, kurse Ahnefi ia ktheu: njeriu i besueshëm nuk tregon gjëra të neveritura.
 
-Ofendimi
 
Nje nga detyrat me te rendesishrne te cdo muslimani eshte keshillimi i te tjereve per kryerjen e puneve te mira dhe lenien e puneve te keqija, ashtu six thote All-llahu, subhanehu ve teala:
"Besimtaret e besimtaret jane miq te njeri-tjetrit.
Ata urdherojne per te mire dhe ndalojne te keqen ..." (Et-Tevbe: 71)
Ne kete ajet, All-llahu, subhanehu ve teala, na tregon se nje nga cilesite kryesore, me te cilen duhet te karakterizohet cdo besimtar e besimtare, eshte keshillimi i te tjereve per kryerjen e veprave te mira dhe lenien e veprave te keqija.
 
Ne nje ajet tjeter thuhet:
"Ju (muslimanet) jeni populli me i mire qe keni dale per njerezimin,(sepse) ju urdheroni per te mire, ndaloni te keqen dhe besoni tek All-llahu". (Ali Imran:110)
Kurse, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thote: "Nese dikush prej jush sheh dicka te keqe, duhet te perpiqet ta ndryshoje me doren e tij; nese nuk mundet, atehere (duhet te perpiqet ta ndryshoje) me goje, e nese nuk mundet as me goje, atehere (duhet te perpiqet ta ndryshoje) me zemer, por ky eshte besimi me i dobet".(Transmeton Muslimi)
Ajetet dhe hadithet qe flasin mbi kete teme jane te shumte.
 
Besimtari duhet te tregohet i duruar ndaj fyerjeve dhe ofendimeve qe mund te behen ne adrese te tij, sepse keshtu kane vepruar te gjithe pejgamberet dhe ndjekesit e tyre.
All-llahu, subhanehu ve teala, duke iu drejtuar Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thote:
"Bej durim, ashtu sic kane duruar edhe pejgamberet me vullnet te forte".1
(El-Ahkaf: 35).
Ndersa Llukmani, duke iu drejtuar djalit te tij, thote: "Djali im!
Fale namazin, urdhero per te mire, ndaloje te keqen dhe tregohu i duruar ne raste fatkeqesish, sepse keto gjera jane prej veprave me te mira." (Llukman:17).
 
Lenia e kesaj detyre te rendesishme, mund te sjelle pasoja katastrofale per shoqerine, per vete faktin se eshte shkaku kryesor i perhapjes se degjenerimit, imoralitetit e pandershmerise dhe, ne te njejten kohe, cenon drejtpersedrejti unitetin dhe solidaritetin e anetareve te saj, pasi e ekspozon ate ndaj shperberjes dhe shkaterimit te sigurt.
 
All-llahu, subhanehu ve teala, na tregon se shkaku i mallkimit te cifuteve ishte pikerisht lenia e kesaj detyre te rendesishme:
"U mallkuan ata qe nuk besuan prej bijve te Israelit nga goja e Davudit dhe Isait, birit te Mejremes, per shkak te gjynaheve te shumta dhe tejkalimit te kufirit: ata nuk e ndalonin njeri-tjetrin kur benin dicka te keqe.
Sa gje e keqe eshte ajo qe benin", (El-Maide: 78)
 
Nga ana tjeter, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ne hadithin e meposhtem na paralajmeron per kete, ne menyre qe te perfitojme nga gabimet e popujve te meparshem dhe t'i evitojme ato:
"Nese njerezit e shohin te keqen dhe nuk e ndryshojie, All-llahu do t'i perfshije me denimin e Tij".
 
Allahu i udhëzoftë ata që merren me këto gjëra të kota dhe të pista!

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free