Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Alkooli ne Kur'an

All-llahu [subhanehu ve teala] ka mallkuar alkoolin, verën (pijet alkoolike).

Ç'është alkooli?

Alkooli është baza e dehjes dhe e turpërimit, është quajtur si lëng i rrushit dhe të hurmave po qe se thartohen dhe fermentohen sikurse ia merr (mpinë, deh) mendjen ose ia mbulon mendjen atij, po ashtu është quajtur edhe dehës, sepse ai e deh atë dhe e pengon atë, prandaj është haram i prerë (qartë).

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydh rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai".



Kuptimi:

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka ndaluar alkoolin dhe ka thënë:

"O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar". (El-Maide: 90)

Me te vërtetë në alkool ka fesat (çrregullim) që shkakton kokëdhembje, turbullim dhe hidhërim dhe të ndalon nga ibadeti, dhikri, namazi etj. Ai, është sjellës i çdo vështirësie (problemi), shkaktar i mëkateve, sepse konsumuesi i tij e humb mendjen e tij, e humbë vlerën, ngarkohet me çdo lloj të krimit e turpëron (shkatërron) nderin dhe anon kah e shëmtuara dhe sherri (e keqja).

E Pejgamberi a.s. na e ka bërë të qartë gjendjen e njeriut të cilit i janë ofruar mëkatet e mëdha, e ai e ka zgjedhur alkoolin, e pasi që e piu është dehur dhe pastaj ka rënë në të gjitha mëkatet e mëdha dhe i ka bërë të gjitha gjynahet.

Pra, pirësi (konsumuesi) i alkoolit është prej atyre që All-llahu [subhanehu ve teala) i ka mallkuar. All-llahu e ka larguar nga mëshira e Tij dhe nuk është i kënaqur me të.

Dobia:

Muslimani e ka për obligim dhe i takon që të jetë i devotshëm, i mençur dhe i urtë, e të mos i ofrohet alkoolit, sepse ai është shkak i çdo problemi, është shkak për largimin nga mëshira e All-llahut të Lartësuar, e kush është i nxjerrë (larguar) nga mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala] për të nuk ka mbështetës tjetër. Andaj e lusim All-llahun [subhanehu ve teala] për shpëtim.



Konsumuesi (pirësi) i alkoolit

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar konsumuesin e alkoolit

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydh rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai".

Kuptimi dhe dobia:

Konsumuesi i alkoolit është i mallkuar nga All-llahu dhe Pejgamberi a.s. dhe ai është i larguar nga mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala].

Ajo që kërkohet është që mos të lakmohet përdorimi i alkoolit dhe konsumuesi i tij, që të jetë muslimani nga ata që dëshiron të shpëtojë nga dënimi i All-llahut [subhanehu ve teala] në Ditën e Gjykimit.



Shërbyesi i alkoolit

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar shërbyesin e alkoolit.

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”.

Kuptimi dhe dobia:

Shërbyesi i alkoolit është prej atyre që e ka kapluar mallkimi i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe çdo njeri i cili i ofron alkool tjetrit dhe kërkon nga ai që ta pinë atë, ai është i nxjerrë nga mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala], sepse ai e afron, shërben haramin dhe bën haram dhe po ashtu e ndihmon veprën haram. Pra, qortimi është nga ngarkimi me këtë mëkat të urryer, që të shpëtojë njeriu nga dënimi i dhembshëm.

Shitësi i alkoolit

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar shitësin e alkoolit.

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”.


Kuptimi dhe dobia:

Shitësi i alkoolit është i mallkuar dhe i larguar nga mëshira e All-llahut të Lartësuar, alkooli është i fëlliqur dhe është nëna e mëkateve të mëdha, sepse ai është shkak i çdo problemi, pra shitja e tij është haram dhe veprimi me këtë është haram. Pra, shitja dhe marrja me të është nga çështjet dhe punët e urrejtura të cilat e fusin pronarin e tyre në përgjegjësi. All-llahu [subhanehu ve teala] i ka mallkuar ato dhjetë grupe të cilët janë përmendur në hadithin e vërtetë të Pejgamberit a.s.. All-llahu na ruajt nga veprimet e fëlliqura.

Blerësi i alkoolit

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar blerësin e alkoolit.

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”.


Kuptimi dhe dobia:

Blerësi i alkoolit po ashtu është nga ata të cilët janë të larguar nga mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe ai është një nga ata dhjetë grupe të cilat i ka kuptuar mallkimi dhe nxjerrja, largimi.

Pra, ti mos u bën njëri nga ata që të të kaplojë dhe mbulojë All-llahu [subhanehu ve teala) me mëshirën e Tij të madhe dhe hidhërohu për hir të All-llahut me çdokënd që All-llahu [sub-hanehu ve teala] e ka mallkuar.

Kulluesi (shtrydhësi i rrushit, distiluesi) i alkoolit

All-llahu [subhanehu ve teala) e ka mallkuar kulluesin e alkoolit

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”.


Kuptimi dhe dobia:

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit a.s. kulluesin (distiluesin) e alkoolit, e ka bërë pjesemarrës të njëjtë në ngarkimin me mëkate dhe All-llahu [subhanehu ve teala] e ka larguar nga mëshira e Tij. Pra, i mençur eshtë ai i cili e ruan vetveten nga zjarri dhe largohet nga çdo gjë e cila ka lidhje me alkoolin.

Ruajtësi i alkoolit

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar ruajtësin e alkoolit

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydh rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai".

Kuptimi dhe dobia:

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar atë që e ruan alkoolin ose atë që e ruan alkoolin për vetveten, mirëpo ruajtësi i alkoolit ndonjëherë atë e ruan për dikë tjetër dhe që të dytë janë të mallkuar nga All-llahu dhe Pejgamberi i Tij.

Ndërkaq njeriut i takon që të largohet nga këto punë në përgjithësi, e të mos u afrohet e as që të mendon të punon në to, që të mos ia ndalon vetvetes mëshirën e All-llahut [subhanehu ve teala].

Bartësi i alkoolit

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar bartësin e alkoolit

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydh rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai".

Kuptimi dhe dobia:

All-llahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi a.s. e kanë mallkuar bartësin e alkoolit, sepse ai është i cili e merr atë dhe e transporton nga një vend në vend tjetër për ta ruajtur ose për t'ia ndërruar enën ose për t'ua ofruar konsumatorëve.

Nga kjo ka paralajmërim nga çdo punë dhe vepër e cila ka lidhje me alkoolin, edhe ai i cili e bartë dhe e transporton atë për konsumuesit.

Pra, njeriut i takon që të vendos mos të bëjë probleme dhe mëkate ashtu që të largohet nga ato, e të mos bie në mëkat dhe haram.

Atij që i dërgohet alkooli

All-llahu [subhanehu ve teala} e ka mallkuar atë që i dërgohet alkooli

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydh rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai".

Kuptimi dhe dobia:

Ai të cilit i dërgohet alkooli për ta ruajtur dhe për ta shpërndarë ndër njerëz, është nga ata të cilët i ka mallkuar All-llahu i Lartësuar nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit a.s. dhe i ka larguar nga mëshira e Tij. E ti mos u bën nga gjynahqarët dhe ata të larguarit nga mëshira e All-llahut.

Ngrënësi i fitimit të alkoolit

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar atë që e hanë fitimin e alkoolit

Çfarë ka thënë Pejgamberi a.s. për këtë?

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: "All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydh rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai".

Kuptimi dhe dobia:

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar ngrënësin e fitimit të alkoolit ose konsumuesin e tij, pa marrë parasysh se çfarë veprimi ka bërë, e ka veçuar ngrënësin e fitimit të tij, sepse kjo bëhet më së shumti për përfitim.

Et-Tibi ka thënë: Edhe ai i cili e shet rrushin për distilim dhe ka marrë fitimin nga ai, po ashtu e meriton mallkimin.

Ajo që kërkohet këtu është që njeriu të përmbahet nga kokëfortësia e tij dhe të mos shoqërohet me të keqen, e të bëhet një nga ata të cilët All-llahu [subhanehu ve teala] i ka mallkuar dhe e ka bërë të qartë Pejgamberi a.s. mallkimin dhe largimin e tyre nga mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe mospëlqimin dhe moskënaqjen e All-llahut me ta.

E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] për shpëtim dhe falje.