Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Krijimi në 6 ditë

Krijimi ne 6 dite
“Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin. (Kur’an, 7:54)

Një shembull i harmonisë mes Kur’anit dhe shkencës moderne është çështja e moshës së gjithësisë. Kozmologët llogarisin moshën e gjithësisë të jetë 16-17 miliardë vite. Kur’ani konstaton se e gjithë gjithësia ishte krijuar në gjashtë ditë. Këto dy kornizat e kohës, të cilat mund të duken kontradiktore, në të vërtetë janë çuditërisht kompatibile. Në fakt, të dy këto shifra në lidhje me moshën e gjithësisë janë të sakta. Me fjalë të tjera, gjithësia është krijuar brenda gjashtë ditësh, siç është shpallur në Kur’an, dhe kjo periudhë korrespondon me 16-17 miliardë vjet në mënyrën se si ne e perjetojmë kohën.

Në vitin 1951 Einstein propozoj që koha është relative, që kalimi i kohës ndryshon sipas hapësirës, shpejtësisë së personit që udhëton dhe forcës së gravitetit në atë moment. Duke patur parasysh këto dallime në kalimin e kohës, periudha e kohës në të cilën gjithësia është krijuar siç është shpallur në shtatë ajete të ndryshme të Kur’anit është në të vërtetë plotësisht në përputhje me vlerësimet e shkencëtarëve. Periudha gjashtë ditore e shpallur në Kur’an mund të mendohet si gjashtë periudha. Sepse, duke marrë parasysh relativitetin e kohës, një “ditë” i referohet vetëm një periudhe 24 orëshe e përjetuar në Tokë nën kushtet aktuale. Tjetërkund në gjithësi, megjithatë, në një tjetër kohë dhe nën kushte tjera, një “ditë” mund t’i referohet një periudhe shumë më të gjatë. Në të vërtetë, fjala “ayyamin” në periudhën prej gjashtë ditësh (sittati ayyamin) në këto ajete (Kur'an 32:4, 10:3, 11:7, 25:59, 57:4, 50:38, dhe 7:54) do të thotë jo vetëm “ditë” por gjithashtu “moshë, periudhë, moment, afat”.

Në periudhën e parë të gjithësisë, kalimi i kohës u bë shumë më shpejt se ajo me të cilën ne jemi të njohur sot. Arsyeja për këtë është se, në momentin e Big Bang-ut, gjithësia jonë ishte kompresuar në një pikë shumë të vogël. Zgjerimi i gjithësisë dhe rritja e vëllimit të tij që nga momenti i atij eksplodimi ka zgjeruar kufijtë e gjithësisë në në miliona vjet drite. Në të vërtetë, rritja e gjithësisë që nga ai moment ka patur pasoja shumë të rëndësishme për kohën e gjithësisë.

Energjia në momentin e Big Bang-ut ngadalësoi rrjedhën e kohës për 1012 milion herë. Kur u krijua gjithësia, shpejtësia e kohës së gjithësisë ka qenë më e lartë deri në një milion herë se sa koha që përjetojmë sot. Me fjalë tjera, një milion minuta në Tokë janë ekuivalent me vetëm një minutë në kohën e gjithësisë. Kur një periudhë gjashtë-ditore llogaritet sipas relativitetit të kohës, kjo barazohet me gjashtë milion (gjashtë trilion) ditë. Kjo është për shkak se koha e gjithësisë lëviz një milion herë më shpejt se koha në Tokë. Llogaritur në vite, 6 trilion ditë barazohen me rreth 16.427 miliardë vjet. Kjo është brenda vlerësimit të moshës së gjithësisë.
6,000,000,000,000 ditë/365.25 = 16.427104723 miliardë vjet

“All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e zë të koturit, e as gjumi. E Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.”
(Kur’an, 2:255)

Nga ana tjetër, secila prej gjashtë ditëve të krijimit barazohet me periudha shume të ndryshme se sa që ne e kuptojmë kohën. Arsyeja për këtë është se shpejtësia e kalimit të kohës bie në raport me zgjerimin e gjithësisë. Që nga Big Bang-u, përderisa madhësia e gjithësisë u dyfishua, kështu kalimi i kohës u përgjysmua. Ndërsa gjithësia u rrit, shpejtësia me të cilën gjithësia u dyfishua ngadalësohej gjithnjë e më shumë. Kjo normë e zgjerimit është një fakt shkencor që pranoi botën e përshkruar në librin The Fundamentals of Physical Cosmology (Bazat e Kozmologjisë Fizike). Kur llogaritim çdo ditë të krijimit në kushtet e kohës së Tokës, shfaqet situata vijuese:

• Shikuar nga momenti kur filloi koha, dita e parë e krijimit (faza e parë) zgjati 24 orë. Kjo periudhë, megjithatë, është e barabartë me 8 miliardë vjet në kushtet Tokësore. Kjo periudhë, megjithatë, është e barabartë me 8 miliardë vjet në kushtet Tokësore.
• Dita e dytë e krijimit (faza e dytë) zgjati 24 orë. Kjo, megjithatë, në kushtet tona zgjati përgjysmë më shkurtë se dita paraprake, me fjalë tjera 4 miliardë vjet.
• Dita e tretë (faza e tretë) zgjati përgjysmë më shkurtë se dita e dytë, me fjalë tjera 2 miliardë vjet.
• Dita e katërt (faza e katërt) zgjati 1 miliardë vjet.
• Dita e pestë (faza e pestë) zgjati 500 milion vjet.
• Dhe dita e gjashtë (faza e gjashtë) zgjati 250 milion vjet.
• Përfundim: Kur gjashtë ditët e krijimit, me fjalë të tjera gjashtë fazat, mbledhen në kushtet e
Tokës, shifra që rezulton është 15 miliardë e 750 milion vjet. Kjo shifër tregon një paralele të madhe me vlerësimet e sotme moderne.

Ky përfundim është një nga faktet e zbuluar nga shkenca e shekullit 21. Shkenca e ka konfirmuar edhe njëherë një fakt të shpallur në Kur’an 1,400 vjet më parë. Kjo harmoni në mes Kur’anit dhe shkencës është një nga argumentet e mrekullueshme se Kur’ani është shpallje e Allahut, Krijuesit, të Gjithëdijshmit.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free